Shop

Fico Moisturizing Neck and Face Mask

Fico Moisturizing Neck and Face Mask

Maskë Hidratuese nga Fiku për Qafë dhe Fytyrë Me esktrakte Fiku organik dhe Kardamom Njësoj sikurse ju shuhet dëshira për ëmbëlsira në momentin kur lyeni gishtat me marmelatë, ashtu edhe kjo maskë, kaq e butë dhe e ushqyeshme, menjëherë e shuan etjen e lëkurës sonë. Pesha molekulare mesatare-e lartë me përbërje të Acidit Hialuronik, i përfituar nga fermetimi natyral bioteknologjik, e bën këtë maskë shumë efektive: aftësia e saj për të tërhequr dhe mbajtur ujin fiziologjikisht, e hidraton lëkurën thellësisht dhe e ndihmon në ruajtjen e elasticitetit dhe mbrojtjen e saj.  
Soothing Body Cream Pomelia – 100ml

Soothing Body Cream Pomelia – 100ml

Krem Trupi Qetësues Pomelia Një tretje me përmbajtje të pasur kremoze, që e hidraton dhe ushqen lëkurën, duke e lënë të butë si kadife. E pasur me flavonoide dhe vajëra esenciale, lulet Frangipani japin një efekt qetësues të lëkurës, përderisa ekstrakti i Mjedrës, i pasur me vitamin C, polyphenol dhe vajëra esenciale, luajnë një rol freskues dhe qetësues. Është pasuruar me vaj Luledielli të rritur organikisht, i njohur për vetitë e tij qetësuese dhe ushqyese. Ndihmon lëkurën në rikthimin e balancit natyral, duke e kthyer butësinë dhe elasticitetin. Përdorimi: vendosni në lëkurë pas banjos ose dushit. Absorbohet shpejt. Paketimi përmban: 100 ml dhe 200 ml
Soothing Shower Gel Pomelia

Soothing Shower Gel Pomelia

Xhel Dushi Qetësues Pomelia Përmbajtja e zbutësve që kanë prejardhje bimore, pastron lëkurën duke mos e ngacmuar shtresën e saj hidrolipidike duke sjellur butësi dhe rehati. E pasur me flavonoide dhe vajëra esenciale, lulet Frangipani japin një efekt qetësues në lëkurë, përderisa ekstrakti i Mjedrës, i pasur me vitamin C, polyphenol dhe vajëra esenciale, luajnë një rol freskues dhe qetësues. Është pasuruar me ekstrakte të rritura organikisht të Kamomilës Romake, e njohur për vetitë e saj mbrojtëse, qetësuese dhe zbutëse. Përdorimi: vendoseni në lëkurë të lagur, masazhojeni lehtë dhe shpërlajeni terësisht. Paketimi përmban: 200 ml
Eau de Toilette Pomelia

Eau de Toilette Pomelia

Ujë tualeti Pomelia Një kryevepër e nuhatjes e cila është përmirësuar gradualisht me nuancë befasuese. Sapo të hapet, vëmendja vihet te Bergamot (lloj portokalli) e që shkrihet në buqetën e luleve Manjolia, Freesia dhe Neroli, e gjallëruar nga prekja e Mjedrës dhe Frangipane (lloj ëmbëlsire). Aroma e saj e butë dhe e thellë vërehet nga Vanilla e butë dhe shkëlqimi i Miskut dhe eleganca e Drurit të kashmirit. Paketimi permban: 50ml
Hair Oil Arga

Hair Oil Arga

Vaj për Flokë Një vaj trajtues, me një peshë të lehtë, me formulë pa yndyrë, që zbulon bukurinë natyrale të flokëve. Vajrat e çmuara të Arganit Organik dhe të Farës së Lirit kujdesen për ushqyerje dhe shkëlqim. Vitamina E dhe filteri UV mbrojnë nga faktorët e ambientit dhe trajtimet kemikale. Përdorimi: Pas larjes vendosnini disa pika në flokë të lagur dhe thani flokët. Për shkëlqim të përditshëm, masazhoni disa pika në maja dhe në gjatësinë e flokëve. Pa shperlarje, Ideal po ashtu edhe gjatë ekspozimit në diell. ME FILTER KUNDËR DIELLIT Paketimi: 100 ml
Detoxifyng and Brightening Oil-Gel Face Mask Acque Unicellulari

Detoxifyng and Brightening Oil-Gel Face Mask Acque Unicellulari

Maska e Fytyrës Vaj-Xhel Detoksifikuese dhe Ndriçuese Acque Unicellulari Maska e Fytyrës Detoksifikuese dhe Ndriçuese Vaj-Xhel me Ujë Bergamot Organik Njëqelizor dhe Vitamin C luan një rol të madh në detoksifikimin dhe ndriçimin e lëkurës, duke e kthyer shkëlqimin dhe rrezatimin në vetëm disa minuta. Në qese njëpërdorimshe, ideal për lëkurë të lodhur dhe të pajetë, ka një strukturë që tretet dhe kombinon efektivitet gjallërues nga një përzierje e vajrave bimore me një xhel rifreskues. Formula përmban edhe Vitamin E dhe B5, me veti të shumta tonifikuese dhe mbrojtëse.  
Exfoliating Face Scrub Acque Unicellulari

Exfoliating Face Scrub Acque Unicellulari

Pastures i shtresave të lëkurës - Skrub Një krem i lehtë në të cilin janë perhapur pjesëza shumë të imta për pastrim lëkure të cilat ndihmojnë heqjen e qelizave t vdekura dhe clirojnë papastertitë prej poreve. Përmban: Ujë një qelizor të Bergamotit, kokrriza speciale të Jojobës dhe bërthama kajsie që lemojnë dhe shkëlqejnë lëkurën. Përdorimi: aplikojeni në lëkurë të lagur duke shmangur zonën e syve. Masazho dhe shplaj. Përdoreni një deri në dy herë në javë. Nga bujqësia organike Paketimi: 50 ml    
Moisturizing Cleansing Milk Face and Eyes Acque Unicellulari

Moisturizing Cleansing Milk Face and Eyes Acque Unicellulari

Qumësht për pasrim të fytyrës Ideal për pastrim të përditshëm, ky emulsion i butë largon lehtësisht makiazhin dhe papastërtitë, duke e lënë lëkurën të butë dhe gati për fazën tjetër të trajtimit. Përmban: ujë njëqelizor të Bergamotit me efekt rifreskues dhe pastrues, vaj të bajamë së ëmbël i cili ushqen dhe zbut, si dhe njëmori rigjeneruese dhe tonifikuese ekstraktesh të bimëve. Përdorimi: Apikoje në mëngjes dhe në mbrëmje në fytyrë dhe qafë të lagur, pastaj shplajeni. Nga bujqësia organike, Paketimi: 150ml
Purifying Cleansing Gel Acque Unicellulari

Purifying Cleansing Gel Acque Unicellulari

Xhel Pastrues Acque Unicellulari Xhel i freskët dhe shkumues që pastron dhe balancon lëkurën e fytyrës në vetëm një hap. Uji i bergamot organik njëqelizor e tonifikon dhe rigjallëron, ndërsa ekstraktet e shegës dhe panjës ndihmojnë në rregullimin e prodhimit të sebumit. Formula përmban edhe një përbërës të veçantë kundër papastërtisë me një efekt pastrues dhe ashpërshues, i cili ndihmon të kthejë balancin fiziologjik të lëkurës. Përdorimi: në fytyrë dhe qafë të lagur, pastaj shplajeni. *nga bujqësi organike Paketimi: 150ml
Nourishing Hand Cream Acque Unicellulari

Nourishing Hand Cream Acque Unicellulari

Ky krem për duar është shumë hidratuese, ideal për të parandaluar skuqjet dhe qarjet e lëkurës. Thithet shpejt, pa yndyrosur, duke e lënë lëkurën të butë, të ushqyer dhe të lëmuar. Me Ujë njëqelizor të Kivit Organik, ushqyes dhe freskues, dhe me Niseshte Orizi, qetësues dhe mbrojtës. Përdorimi: vendoseni në duar një shtresë të hollë disa herë gjatë ditës, masazhojeni derisa të absorbohet tërësisht. *nga bujqësia organike Paketimi: 75 ml
Face-Body-Hair Berber Oil (Demo)

Face-Body-Hair Berber Oil (Demo)

Vaj Berber për Fytyrë-Trup-Flokë Ky sprej inovativ i thatë hidraton, ushqen dhe mbron fytyrën, trupin dhe flokët. Me një formulë natyrale me mbi 99%, përbëhet nga 7 vajra herbale: Argan, Portokall, Fëstëk, Ulli, Oriz, Bajame të Ëmbël dhe Fata Rrushi, të cilat menjëherë e bëjnë lëkurën më të lëmuar dhe flokët më të buta dhe shkëlqyese. Ndihmon në parandalimin e dehidrimit dhe thatësisë si dhe siguron një ndjesi të shpejtë të rehatisë dhe mirëqenies edhe për lëkurën më të thatë dhe të ndjeshme.
Hand Butter

Hand Butter

E pabesueshme e butë dhe e lehtë, ky krem trajtues kombinon efektin ushqyes të gjalpit të pjeshkës me prekje të shkëlqyeshme të Moss për të bërë duart tuaja të buta. Përdorimi: vendoseni në duar një sasi të fogël dhe masazhojeni lehtë. Nuk është i yndyrshëm. 50 ml