Fico Moisturizing Neck and Face Mask

Maskë Hidratuese nga Fiku për Qafë dhe Fytyrë

Me esktrakte Fiku organik dhe Kardamom

Njësoj sikurse ju shuhet dëshira për ëmbëlsira në momentin kur lyeni gishtat me marmelatë, ashtu edhe kjo maskë, kaq e butë dhe e ushqyeshme, menjëherë e shuan etjen e lëkurës sonë. Pesha molekulare mesatare-e lartë me përbërje të Acidit Hialuronik, i përfituar nga fermetimi natyral bioteknologjik, e bën këtë maskë shumë efektive: aftësia e saj për të tërhequr dhe mbajtur ujin fiziologjikisht, e hidraton lëkurën thellësisht dhe e ndihmon në ruajtjen e elasticitetit dhe mbrojtjen e saj.

 

1072

Përshkrim

Roli i saj është përforcuar nga përzierja e përbërësve kryesor të linjës: esktrakti i fikut organik – koncentrat i vërtetë i sheqernave, vitaminave dhe mineraleve – me veti zbutëse, hidratuese dhe antioksidante, ekstrakt të farës organike kardamom, me një efekt qetësues dhe fitate natriumi, të fituara nga krundet e orizit, që ndihmojnë në ngritjen edhe më të madhe të nivelit të hidratimit. Duke e aplikuar në lëkurë të pastër dhe duke e lënë të veproj aq sa është e nevojshme, kjo maskë zvogëlon çdo shenjë të lodhjes duke e lënë lëkurën e butë, të shndritshme dhe të freskët. Karakteristikat e saj e bëjnë të përkryer edhe si një pako të pas-rrojes, për të hequr ndonjë skuqje dhe duke sjellë një ndjenjë të këndshme të mirëqenies.

Në përmbajtje ka më shumë se 98% të përbërësve me origjinë natyrale.

Përodorimi: vendoseni një shtresë të hollë në fytyrë, qafë dhe dekolete, shmangni konturin e syve. Me gishta shtypeni lehtë, lërëni të qendroj për 5 minuta dhe shpërlajeni me ujë. Po ashtu mund të përdoret edhe si pastrues: vendoseni një sasi të vogël në fytyrë dhe pastaj mund ta largoni me ndihmën e pambukut.

Paketimi përmban: 50ml

Natures - Sipas Funksionit

Maska

Natures - Sipas Linjes

Fico