Shop

Shower Milk

Shower Milk

Qumësht Dushi me Xhenxhefil Organik dhe ekstrakte të Orkidesë Një qumësht kremoz dhe i butë për të pastruar trupin me një delikatesë të madhe, e kjo duke iu falënderuar surfaktantëve bimorë të veçantë dhe përzierjeve të ekstrakteve ushqyese dhe tonifikuese. Vihet në pah prania e lules së Orkidesë dhe Xhenxhefilit* dhe të forcuara nga nxehtësia e ujit, nxisin një ndjesi të mirëqenies aromatike dhe e bëjnë lëkurën më të butë dhe të hidratuar. Përdorimi: masazhojeni në lëkurë të lagur gjatë larjes. Shpërlajeni me shumë ujë. Paketimi pëmban: 200ml
Pomelia Vitalizing Water

Pomelia Vitalizing Water

Me Frangipane dhe Mjedër. Aromatike, freskuese dhe hidratuese. Një ujë me aromë delikate, ideal për hidratim të flokëve dhe trupit ndërsa e trajtoni veten në një ndjenjë të menjëhershme të freskisë. Vihet në pah prania që të jep energji e Lampone (lloj mjedre) dhe Mjedrës japin një ndjenjë të aromës së mirëqenies. Aloe Vera organike e kompleton aktin, duke e lënë lëkurën e butë dhe të hidratuar. Përdorimi: spërkateni në flokë dhe trup pas larjes, pasi të keni bërë sport apo në çfarëdo kohe gjatë ditës. Formula e saj speciale PA ALKOOL e bën perfekt edhe për lëkurat më delikate.  
Soothing Body Cream Pomelia 200ml

Soothing Body Cream Pomelia 200ml

Krem Trupi Qetësues Pomelia Një tretje me përmbajtje të pasur kremoze, që e hidraton dhe ushqen lëkurën, duke e lënë të butë si kadife. E pasur me flavonoide dhe vajëra esenciale, lulet Frangipani japin një efekt qetësues të lëkurës, përderisa ekstrakti i Mjedrës, i pasur me vitamin C, polyphenol dhe vajëra esenciale, luajnë një rol freskues dhe qetësues. Është pasuruar me vaj Luledielli të rritur organikisht, i njohur për vetitë e tij qetësuese dhe ushqyese. Ndihmon lëkurën në rikthimin e balancit natyral, duke e kthyer butësinë dhe elasticitetin. Përdorimi: vendosni në lëkurë pas banjos ose dushit. Absorbohet shpejt. Paketimi përmban: 100 ml dhe 200 ml
Chinotto Rosa Vitalizing Water

Chinotto Rosa Vitalizing Water

Me ekstrakt të Chinotto (lloj agrumi) dhe Ujit të Trëndafilit. Aromatizues, freskues dhe hidratues. Ujë delikat aromatizues, ideal për hidratimin e flokëve dhe trupit me të cilin i jep vetes një ndjesi të menjëhershme të freskisë. Vihet në pah veprimi energjetik që jep Ekstrakti Chinotto, si dhe Uji i Trëndafilit organik që jep një aromë sensuale të mirëqenies. Aloe Vera organike e kompleton tërë procesin, duke e lënë lëkurën të butë dhe të hidratuar.
Fico Body Face Oil

Fico Body Face Oil

Vaj Fiku për Trup dhe Fytyrë Me esktrakte Fiku organik dhe Kardamom Ky vaj do të pëlqehet nga ata që e pëlqejnë efektin e satenit, i cili i jep lëkurës një dukje edhe më të përsosur. Është një përzierje e vajrave të perimeve hidratuese, që siguron një efekt zbutës. Përmban edhe vajra me origjinë organike, që ndihmojnë për të ruajtur mantelin hidrolipidik të lëkurës, ekstrakt organik të frutit të fikut, me veti hidratuese dhe antioksiduese, ekstrakt të farës organike kardamom, me një efekt qetësues dhe vitaminës E e cila, përveç që ndihmon në përthithjen e lëkurës, ndihmon edhe në luftimin e plakjes së parakohshme. Kontribut në efektin e rezultatit jep edhe përzierja e lehtë e pigmenteve ngjyrë ari dhe bronzi, që i japin lëkurës një dukje të ndritshme dhe qelibari të lehtë. Është tepër e butë dhe përthithet lehtë, me një prekje të thatë, të ndritshme dhe të butë si kadife. Në përmbajtje ka më shumë se 97% të përbërësve me origjinë natyrale Përdorimi: tundeni mirë para përdorimit, vendoseni në lëkurën e trupit dhe masazhojeni për të krijuar efekt mëndafshi. Në flokë: vendoseni në majat e flokëve dhe në gjatësinë e tyre për ti ushyqer dhe për të ju dhënë shkëlqim. Paketimi përmban: 100 ml
Fico Moisturizing Neck and Face Mask

Fico Moisturizing Neck and Face Mask

Maskë Hidratuese nga Fiku për Qafë dhe Fytyrë Me esktrakte Fiku organik dhe Kardamom Njësoj sikurse ju shuhet dëshira për ëmbëlsira në momentin kur lyeni gishtat me marmelatë, ashtu edhe kjo maskë, kaq e butë dhe e ushqyeshme, menjëherë e shuan etjen e lëkurës sonë. Pesha molekulare mesatare-e lartë me përbërje të Acidit Hialuronik, i përfituar nga fermetimi natyral bioteknologjik, e bën këtë maskë shumë efektive: aftësia e saj për të tërhequr dhe mbajtur ujin fiziologjikisht, e hidraton lëkurën thellësisht dhe e ndihmon në ruajtjen e elasticitetit dhe mbrojtjen e saj.  
Soothing Body Cream Pomelia 200ml

Soothing Body Cream Pomelia – 100ml

Krem Trupi Qetësues Pomelia Një tretje me përmbajtje të pasur kremoze, që e hidraton dhe ushqen lëkurën, duke e lënë të butë si kadife. E pasur me flavonoide dhe vajëra esenciale, lulet Frangipani japin një efekt qetësues të lëkurës, përderisa ekstrakti i Mjedrës, i pasur me vitamin C, polyphenol dhe vajëra esenciale, luajnë një rol freskues dhe qetësues. Është pasuruar me vaj Luledielli të rritur organikisht, i njohur për vetitë e tij qetësuese dhe ushqyese. Ndihmon lëkurën në rikthimin e balancit natyral, duke e kthyer butësinë dhe elasticitetin. Përdorimi: vendosni në lëkurë pas banjos ose dushit. Absorbohet shpejt. Paketimi përmban: 100 ml dhe 200 ml
Purifying Cleansing Gel Acque Unicellulari

Purifying Cleansing Gel Acque Unicellulari

Xhel Pastrues Acque Unicellulari Xhel i freskët dhe shkumues që pastron dhe balancon lëkurën e fytyrës në vetëm një hap. Uji i bergamot organik njëqelizor e tonifikon dhe rigjallëron, ndërsa ekstraktet e shegës dhe panjës ndihmojnë në rregullimin e prodhimit të sebumit. Formula përmban edhe një përbërës të veçantë kundër papastërtisë me një efekt pastrues dhe ashpërshues, i cili ndihmon të kthejë balancin fiziologjik të lëkurës. Përdorimi: në fytyrë dhe qafë të lagur, pastaj shplajeni. *nga bujqësi organike Paketimi: 150ml
Nourishing Hand Cream Acque Unicellulari

Nourishing Hand Cream Acque Unicellulari

Ky krem për duar është shumë hidratuese, ideal për të parandaluar skuqjet dhe qarjet e lëkurës. Thithet shpejt, pa yndyrosur, duke e lënë lëkurën të butë, të ushqyer dhe të lëmuar. Me Ujë njëqelizor të Kivit Organik, ushqyes dhe freskues, dhe me Niseshte Orizi, qetësues dhe mbrojtës. Përdorimi: vendoseni në duar një shtresë të hollë disa herë gjatë ditës, masazhojeni derisa të absorbohet tërësisht. *nga bujqësia organike Paketimi: 75 ml
Eau de Toilette Muschio d’Acqua

Eau de Toilette Muschio d’Acqua

Prekja e Moss reflekton ujërat e pastra të pranverës. Ngjyrime të freskëta me aromë lulesh dhe myshk për një efekt të ngrohtë në lëkurë. Një aromë mahnitëse, e freskët dhe në të njëjtën kohë e ngrohtë dhe magjepsëse.. Hapet me një prekje të freskët të Mandarinit dhe Bergamotit, e theksuar me shkëlqimin e Frangipani dhe Water Lily. Në zemër, një lulëzim elegant të Magnolia dhe Gardenia nxitur nga prekja ekzotike me shije frutesh. Përfundon me prekje të butë druri, thekse të Vanillës dhe shkëndija të qarta të myshkut. 50 ml
Anti-Ageing Cream SPF15 Assoluta

Anti-Ageing Cream SPF15 Assoluta

Kremi kundër rrudhave SPF15 Kremi Assoluta kundër rrudhave ushqen dhe ri definon fytyrën dhe qafën, duke e kthyer freskinë dhe shkëlqimin tipik të lëkurës së re, të hidratuar dhe të butë. Është një krem i ditës dhe i natës shumë ushqyes dhe me një cilësi shumë të pasur që e përdor së bashku të Myrtilage dhe Florentine Iris: një tërësi që krijon një film të padukshëm në lëkurë duke shtrënguar, zbutur dhe reduktuar rrudhat dhe linjat e të shprehurit. Për më shumë, përbërjet aktive mundësojnë një veprim efektiv antioksidues dhe veprim rimodelimi, që fytyrës ia kthen prapa freskinë dhe shkëlqimin. Përdorimi: në mëngjes dhe në mbrëmje pas pastrimit. Masazhoni në mënyrë rrethore, duke filluar nga baza e qafës, vazhdoni duke u ngritur drejtë fytyrës dhe ballit. Paketimi: 50 ml
Body Cream – 100ml

Body Cream – 100ml

Me ekstrakte organike të xhenxhefilit dhe orkidesë. Krem e butë dhe delikatë që shpërbëhet menjëherë në lëkurë, duke liruar nota pushtuese lulesh dhe erëzash. Xhenxhefili organik dhe ekstrakti i orkidesë hidratojnë dhe rigjallërojnë lëkurën ndërsa vaji i ullirit ushqen trupin dhe e lë atë të butë dhe të relaksuar. Aplikojeni  pas dushit ose vaskës në tërë trupin dhe butësisht masazhojeni. Paketimi përmban: 100ml