Chinotto Rosa Vitalizing Water

Chinotto Rosa Vitalizing Water

Me ekstrakt të Chinotto (lloj agrumi) dhe Ujit të Trëndafilit.

Aromatizues, freskues dhe hidratues.

Ujë delikat aromatizues, ideal për hidratimin e flokëve dhe trupit me të cilin i jep vetes një ndjesi të menjëhershme të freskisë.

Vihet në pah veprimi energjetik që jep Ekstrakti Chinotto, si dhe Uji i Trëndafilit organik që jep një aromë sensuale të mirëqenies. Aloe Vera organike e kompleton tërë procesin, duke e lënë lëkurën të butë dhe të hidratuar.

SKU: 1058.
Category: .

Spërkateni në flokë dhe trup pas larjes, pas aktiviteteve sportive apo në cilëndo pjesë të ditës. Formula e saj speciale PA ALKOOL e bën atë perfekt edhe për lëkurat më delikate.

Nuk lë njolla në rroba: prandaj mund të përdoret për t’u dhënë rrobave dhe orendive një aromë të këndshme.

93% e përbërësve janë me origjinë natyrale. Pjesa tjetër prej 7% janë përbërës që shërbejnë për ruajtjen e sensualitetit dhe ruajtjen e produktit.

Me ekstrakte bimore dhe organike, në përputhje me biodiversitetin.

Formulë vegane, pa prejardhje shtazore.

Nuk përmban preservativë (Paraben), parafinë, vajra minerale, silikon, organizma të modifikuar gjenetikisht (GMO), sodium laureth sulfate (SLS), sodium lauryl ether sulfate (SLES), diethanolamine (DEA) dhe lëshues të formaldehidit.

I testuar dermatologjikisht dhe për nikel (Nikel <0.0001%)

Paketimi përmban: 150 ml