Shop

Giardino d’Agrumi VITALIZING WATER

Giardino d’Agrumi VITALIZING WATER

Me Neroli Organik dhe Grejpfrut Organik. Aromatik, rifreskues, hidratues Një ujë me aromë delikate, ideal për hidratimin e flokëve dhe trupit duke e trajtuar veten me një ndjenjë të menjëhershme të freskisë. Vihet në pah prania që të jep energji e Nerolit Organik dhe Grejpfrutit Organik gjallërues, ndërsa Aloe Vera Organike e lë lëkurën e hidratuar për një kohë të gjatë. Spërkateni në flokë dhe trup pas larjes, pas sportit si dhe në çdo kohë gjatë ditës. Formula e veçantë PA ALKOOL e bën perfekt edhe për lëkurat më delikate. Përdorimi: spërkateni në trup, flokë pas dushit, pas aktivitetit sportiv. Nuk lë njolla në pëlhura: prandaj mund të përdoret për t’u dhënë rrobave dhe mobileve një aromë të këndshme. Paketimi permban: 150 ml
Shower Milk

Shower Milk

Qumësht Dushi me Xhenxhefil Organik dhe ekstrakte të Orkidesë Një qumësht kremoz dhe i butë për të pastruar trupin me një delikatesë të madhe, e kjo duke iu falënderuar surfaktantëve bimorë të veçantë dhe përzierjeve të ekstrakteve ushqyese dhe tonifikuese. Vihet në pah prania e lules së Orkidesë dhe Xhenxhefilit* dhe të forcuara nga nxehtësia e ujit, nxisin një ndjesi të mirëqenies aromatike dhe e bëjnë lëkurën më të butë dhe të hidratuar. Përdorimi: masazhojeni në lëkurë të lagur gjatë larjes. Shpërlajeni me shumë ujë. Paketimi pëmban: 200ml
Pomelia Vitalizing Water

Pomelia Vitalizing Water

Me Frangipane dhe Mjedër. Aromatike, freskuese dhe hidratuese. Një ujë me aromë delikate, ideal për hidratim të flokëve dhe trupit ndërsa e trajtoni veten në një ndjenjë të menjëhershme të freskisë. Vihet në pah prania që të jep energji e Lampone (lloj mjedre) dhe Mjedrës japin një ndjenjë të aromës së mirëqenies. Aloe Vera organike e kompleton aktin, duke e lënë lëkurën e butë dhe të hidratuar. Përdorimi: spërkateni në flokë dhe trup pas larjes, pasi të keni bërë sport apo në çfarëdo kohe gjatë ditës. Formula e saj speciale PA ALKOOL e bën perfekt edhe për lëkurat më delikate.  
Soothing Body Cream Pomelia 200ml

Soothing Body Cream Pomelia 200ml

Krem Trupi Qetësues Pomelia Një tretje me përmbajtje të pasur kremoze, që e hidraton dhe ushqen lëkurën, duke e lënë të butë si kadife. E pasur me flavonoide dhe vajëra esenciale, lulet Frangipani japin një efekt qetësues të lëkurës, përderisa ekstrakti i Mjedrës, i pasur me vitamin C, polyphenol dhe vajëra esenciale, luajnë një rol freskues dhe qetësues. Është pasuruar me vaj Luledielli të rritur organikisht, i njohur për vetitë e tij qetësuese dhe ushqyese. Ndihmon lëkurën në rikthimin e balancit natyral, duke e kthyer butësinë dhe elasticitetin. Përdorimi: vendosni në lëkurë pas banjos ose dushit. Absorbohet shpejt. Paketimi përmban: 100 ml dhe 200 ml
Fico Vitalizing Water

Fico Vitalizing Water

Uji Vitalizues nga Fiku I freskët, që shuan etjen dhe i këndshëm, e ndihmon lëkurën që të gjejë një ndjenjë të menjëhershme të mirëqenies. Mund të spërkatet në lëkurë, flokë madje edhe në rroba: nuk përmban alkool, nuk lë njolla por, duke ju falënderuar nuhatjes së dukshme, përthithet nga trupi dhe mendja në një aromë unike që e bën të dalluar nga e gjithë linja. Ka një aromë të jashtëzakonshme të freskisë që largon çdo ndjenjë të lodhjes dhe nxehtësisë. Përmban Aloe organike, e cila kryen një funksion hidratues dhe mbrojtës që kontribuon në përmirësimin e tenit të lëkurës.  
Chinotto Rosa Vitalizing Water

Chinotto Rosa Vitalizing Water

Me ekstrakt të Chinotto (lloj agrumi) dhe Ujit të Trëndafilit. Aromatizues, freskues dhe hidratues. Ujë delikat aromatizues, ideal për hidratimin e flokëve dhe trupit me të cilin i jep vetes një ndjesi të menjëhershme të freskisë. Vihet në pah veprimi energjetik që jep Ekstrakti Chinotto, si dhe Uji i Trëndafilit organik që jep një aromë sensuale të mirëqenies. Aloe Vera organike e kompleton tërë procesin, duke e lënë lëkurën të butë dhe të hidratuar.
Conditioner – Arga

Conditioner – Arga

Balsam për flokë me “Efekt i ndriçim” Një strukturë e pasur kremoze që gjallëron thellësisht flokët pa i rënduar. Përmban Argan Organik dhe Vaj nga Fara e Lirit me veti hidratuese, zbutëse dhe ristrukturuese. I pasuruar me Aloe Vera, formula e saj zbutëse dhe rigjeneruese ndihmon lëkurën e kokës dhe menjëherë e shkrehë lëmshin e flokëve. Falë shtesës me Uthull nga Livando, ju kthen flokëve butësinë dhe shkëlqimin natyral. Mund të përdoret edhe si balsam edhe si maskë, duke e lënë të veprojë deri në 15 minuta. Paketimi përmban: 150 ml
Fiori di Mandorlo Vitalizing Water

Fiori di Mandorlo Vitalizing Water

Ujë Vitalizues nga Lulet e Bajameve. Me qumësht organik të Bajameve dhe ujit Freesia. Aromatik, freskues dhe hidratues. Ujë me aromë delikate, ideal për të hidratuar flokët dhe trupin, teksa e trajtoni veten tuaj me një ndjenjë të menjëhershme të freskisë. Vihet në pah prania e Qumështit të Bajameve dhe ujit Freesia që ju japin një ndjesi të mirëqenies aromatike. E fundit është Aloe Vera organike, e cila e bën lëkurën të butë dhe të hidratuar. Nuk lë njolla në rroba: prandaj mund të përdoret për t’u dhënë rrobave dhe orendive një aromë të këndshme. 93% e përbërësve janë me origjinë natyrale. Pjesa tjetër prej 7% janë përbërës që shërbejnë për ruajtjen e sensualitetit dhe ruajtjen e produktit. Përdorimi: Spërkateni në flokë dhe trup pas larjes, pas aktiviteteve sportive apo në cilëndo pjesë të ditës. Formula e saj speciale PA ALKOOL e bën atë perfekt edhe për lëkurat më delikate.
Fico Body Face Oil

Fico Body Face Oil

Vaj Fiku për Trup dhe Fytyrë Me esktrakte Fiku organik dhe Kardamom Ky vaj do të pëlqehet nga ata që e pëlqejnë efektin e satenit, i cili i jep lëkurës një dukje edhe më të përsosur. Është një përzierje e vajrave të perimeve hidratuese, që siguron një efekt zbutës. Përmban edhe vajra me origjinë organike, që ndihmojnë për të ruajtur mantelin hidrolipidik të lëkurës, ekstrakt organik të frutit të fikut, me veti hidratuese dhe antioksiduese, ekstrakt të farës organike kardamom, me një efekt qetësues dhe vitaminës E e cila, përveç që ndihmon në përthithjen e lëkurës, ndihmon edhe në luftimin e plakjes së parakohshme. Kontribut në efektin e rezultatit jep edhe përzierja e lehtë e pigmenteve ngjyrë ari dhe bronzi, që i japin lëkurës një dukje të ndritshme dhe qelibari të lehtë. Është tepër e butë dhe përthithet lehtë, me një prekje të thatë, të ndritshme dhe të butë si kadife. Në përmbajtje ka më shumë se 97% të përbërësve me origjinë natyrale Përdorimi: tundeni mirë para përdorimit, vendoseni në lëkurën e trupit dhe masazhojeni për të krijuar efekt mëndafshi. Në flokë: vendoseni në majat e flokëve dhe në gjatësinë e tyre për ti ushyqer dhe për të ju dhënë shkëlqim. Paketimi përmban: 100 ml
Fico Eau de Toilette

Fico Eau de Toilette

Një balancim perfekt i toneve gjallëruese, të ëmbla dhe mbështjellëse. Së pari vihen re lulet shkëlqyese dhe aromatike nga Limoni dhe Kardamomi, duke ju ftuar ta shijoni në maksimum fikun e ëmbël. Pastaj lëshohet ndjeshmëria dehëse nga Jasmine dhe Ylang Ylang (lule nga një dru tropikal), me të cilat ndërthuret edhe druri i Kashmirit. Dhe së fundi, dallohen tonet e ngrohta dhe sensuale të Qelibarit dhe Vaniljes. Paketimi përmban: 50 ml
Fico Body Milk

Fico Body Milk

Qumësht Trupi nga Fiku Me esktrakte Fiku organik dhe Kardamom Ky qumësht delikat hidraton në mënyrë efektive por të lehtë, prandaj është i përshtatshëm edhe për stinët e ngrohta, duke i garantuar lëkurës të gjithë elasticitetin dhe mbrojtjen e nevojshme. Është i pasur me përbërësit e zgjedhur aktiv: ekstraktin e frutit të fikut organik – një koncentrat i vërtetë i sheqernave, vitaminave dhe mineraleve – i cili ka veti zbutëse, hidratuese dhe antioksidante, ekstrakti i farës organike të Kardamom, që ka një efekt qetësues dhe fitate natriumi, të fituara nga krundet e orizit, që ndihmojnë në ngritjen edhe më të madhe të nivelit të hidratimit.
Fico Body Wash

Fico Body Wash

Pastrues Trupi nga Fiku Me esktrakte Fiku organik dhe Kardamom Bazuar në një përzierje pastruesish me origjinë natyrale butësisht e pastron lëkurën duke e ruajtur butësinë dhe elasticitetin e saj. Është pasuruar me ekstrakt të frutit të fikut organik i cili – i pasur me sheqerna, vitamina dhe minerale – luan rol zbutës dhe antioksidant, dhe ekstrakt të farës organike kardamom, me një efekt qetësues. Lëkurën dhe flokët i lë të freskëta, të buta dhe me aromë delikate. Në përmbajtje ka më shumë se 96% të përbërësve me origjinë natyrale; baza e pastrimit është e biodegradueshme shpejt. Përdorimi: vendoseni në trup të lagur, masazhojeni dhe shpërlajeni mirë. Paketimi: 200 ml