Fiori di Mandorlo Vitalizing Water

Ujë Vitalizues nga Lulet e Bajameve. Me qumësht organik të Bajameve dhe ujit Freesia.

Aromatik, freskues dhe hidratues.

Ujë me aromë delikate, ideal për të hidratuar flokët dhe trupin, teksa e trajtoni veten tuaj me një ndjenjë të menjëhershme të freskisë.

Vihet në pah prania e Qumështit të Bajameve dhe ujit Freesia që ju japin një ndjesi të mirëqenies aromatike. E fundit është Aloe Vera organike, e cila e bën lëkurën të butë dhe të hidratuar.

Nuk lë njolla në rroba: prandaj mund të përdoret për t’u dhënë rrobave dhe orendive një aromë të këndshme.

93% e përbërësve janë me origjinë natyrale. Pjesa tjetër prej 7% janë përbërës që shërbejnë për ruajtjen e sensualitetit dhe ruajtjen e produktit.

Përdorimi: Spërkateni në flokë dhe trup pas larjes, pas aktiviteteve sportive apo në cilëndo pjesë të ditës. Formula e saj speciale PA ALKOOL e bën atë perfekt edhe për lëkurat më delikate.

1060

Përshkrim

Me ekstrakte bimore dhe organike, në përputhje me biodiversitetin .

Formulë vegane, pa prejardhje shtazore.

Nuk përmban preservativë (Paraben), parafinë, vajra minerale, silikon, organizma të modifikuar gjenetikisht (GMO), sodium laureth sulfate (SLS), sodium lauryl ether sulfate (SLES), diethanolamine (DEA) dhe lëshues të formaldehidit .

I testuar dermatologjikisht dhe për nikel (Nikel <0.0001%)

Paketimi përmban: 150 ml – Euro

 

Ëmbëlsia e një luleje për të çlodhur lëkurën dhe mendimet.
Linja Fiori di Mandorlo vjen nga farat e shijshme të bajameve, nga e cila nxirren përbërës aktivë që lëkura preferon për shkak të efekteve të tyre hidratuese dhe qetësuese që i japin asaj freski dhe shkëlqim.
Karakterizohet me një aromë me shije të fruteve të ëmbla, një ekuilibër delikat i ëmbëlsisë dhe intensitetit.
Përbërësit aktiv natyral: Qumësht bajamesh, uji Freesia, vaji i bajames së ëmbël, Vitamina E, Gjalp Shea.

Natures - Sipas Funksionit

Ujë i aromatizuar

Natures - Sipas Linjes

Fiori di Mandorlo