Principium Q10 Max
Zemër, mëlçi, tru dhe muskujt skeletor.
Koenzima Q10 (apo ubikinon) është një element vital për funksionimin e mitokondrieve. Është prezent në të gjitha qelizat (thuhet se ka shpërndarje të kudogjendur, pra “ubikinon”) dhe është i përfshirë në aktivitetet energjike të zemrës, mëlçisë, trurit dhe muskujve skeletor.
Q10 MAX është një suplement i bazuar në Kaneka Q10®, një Koenzim Q10 që përfitohet nga maja natyrore me anë të fermentimit. Po ashtu, përmban edhe Fosfolipide të Lulediellit dhe Bioperine®, një ekstrakt i Piperit të zi i titruar me 95% piperinë që luan funksionin antioksidant dhe është i dobishëm për fuknsionimin e rregullt të sistemit kardiovaskular.
Kaneka Q10® është një markë tregtare e regjistruar nga Kaneka Nutrients – SHBA
Bioperine® është një markë tregtare e regjistruar nga Sabinsa Co. – SHBA
Micellar Water Face and Eyes Acque Unicellulari
Largon grimin, tonet dhe zbutë lëkurën
Nga kërkimet e Nature's, një ujë i jashtëzakonshëm 3në1 që largon grimin, tonet, hidraton dhe nuk ka nevojë për shpëlarje. Heq grimin dhe papastërtitë, duke e lënë lëkurën të butë, të freskët dhe të hidratuar.
Përmban: Bergamot organik ujë me rifreskim, veprim pastrues dhe Ekstrakte të lule mistrit me veti zbutëse.
Përdorimi është shumë i thjeshtë: Pastro lëkurë me disa copëza pambuku të njomura me Micellar Water. Në rast të grimit të rezistueshëm ndaj ujit, lëri copëzat e njomura të pambukut në kontakt me lëkurën për disa sekonda. Nuk ka nevojë për shpëlarje.
Pa alkool dhe aromë.
Paketimi: 200ml
Silk-effect Body Cream
Krem Trupi me efekte Mëndafshi
I pasur, i butë dhe me aromë delikate, Kremi për Trup me efekte Mëndafshi Myshku i Ujit ushqen dhe e zbutë lëkurën duke e lënë të butë si mëndafsh.
Gjatë aplikimit produkti lëshon aromën e tij të ëmbël të luleve, duke e mbështjellur trupin me një ndjenjë dehëse nga harmonia dhe mirëqenia e përgjithshme.
Përdorimi: masazhojeni në gjithë trupin, pas dushit ose banjos. Absorbohet shpejt.
Paketimi pëmban: 100 ml
Eau de Toilette Neroli Pesca
Një aromë orientale dhe me lule ku vihen në dukje të veçantë lulet e portokallit në muzg, kur petalet e bardha të pastra kthehen në ngjyrë të pjeshkës.
Në fillim ndihet aroma e agrumeve të freskëta të luleve të Nerolit Mesdhetar, që forcohet me një fije transparente të ujit të njelmët dhe petaleve ekzotike të lules Tiarè. Brendësia është e lehtë dhe e butë duke ju falënderuar nektarit të Pjeshkës, që forcohet me ëmbëlsinë e Mjaltës. Nuancat e Qelibarit dhe Sandalwood (grimca druri që e mbajnë aromën me dekada) e përmbyllin përbërjen e nuhatjes që lë një gjurmë të fortë mahnitëse.
Paketimi: 50 ml
Giardino d’Agrumi VITALIZING WATER
Me Neroli Organik dhe Grejpfrut Organik.
Aromatik, rifreskues, hidratues
Një ujë me aromë delikate, ideal për hidratimin e flokëve dhe trupit duke e trajtuar veten me një ndjenjë të menjëhershme të freskisë. Vihet në pah prania që të jep energji e Nerolit Organik dhe Grejpfrutit Organik gjallërues, ndërsa Aloe Vera Organike e lë lëkurën e hidratuar për një kohë të gjatë.
Spërkateni në flokë dhe trup pas larjes, pas sportit si dhe në çdo kohë gjatë ditës.
Formula e veçantë PA ALKOOL e bën perfekt edhe për lëkurat më delikate.
Përdorimi: spërkateni në trup, flokë pas dushit, pas aktivitetit sportiv.
Nuk lë njolla në pëlhura: prandaj mund të përdoret për t’u dhënë rrobave dhe mobileve një aromë të këndshme.
Paketimi permban: 150 ml
Fico Vitalizing Water
Uji Vitalizues nga Fiku
I freskët, që shuan etjen dhe i këndshëm, e ndihmon lëkurën që të gjejë një ndjenjë të menjëhershme të mirëqenies. Mund të spërkatet në lëkurë, flokë madje edhe në rroba: nuk përmban alkool, nuk lë njolla por, duke ju falënderuar nuhatjes së dukshme, përthithet nga trupi dhe mendja në një aromë unike që e bën të dalluar nga e gjithë linja.
Ka një aromë të jashtëzakonshme të freskisë që largon çdo ndjenjë të lodhjes dhe nxehtësisë. Përmban Aloe organike, e cila kryen një funksion hidratues dhe mbrojtës që kontribuon në përmirësimin e tenit të lëkurës.
Fico Eau de Toilette
Një balancim perfekt i toneve gjallëruese, të ëmbla dhe mbështjellëse. Së pari vihen re lulet shkëlqyese dhe aromatike nga Limoni dhe Kardamomi, duke ju ftuar ta shijoni në maksimum fikun e ëmbël. Pastaj lëshohet ndjeshmëria dehëse nga Jasmine dhe Ylang Ylang (lule nga një dru tropikal), me të cilat ndërthuret edhe druri i Kashmirit. Dhe së fundi, dallohen tonet e ngrohta dhe sensuale të Qelibarit dhe Vaniljes.
Paketimi përmban: 50 ml
Hair Oil Arga
Vaj për Flokë
Një vaj trajtues, me një peshë të lehtë, me formulë pa yndyrë, që zbulon bukurinë natyrale të flokëve. Vajrat e çmuara të Arganit Organik dhe të Farës së Lirit kujdesen për ushqyerje dhe shkëlqim. Vitamina E dhe filteri UV mbrojnë nga faktorët e ambientit dhe trajtimet kemikale.
Përdorimi: Pas larjes vendosnini disa pika në flokë të lagur dhe thani flokët. Për shkëlqim të përditshëm, masazhoni disa pika në maja dhe në gjatësinë e flokëve. Pa shperlarje, Ideal po ashtu edhe gjatë ekspozimit në diell.
ME FILTER KUNDËR DIELLIT
Paketimi: 100 ml
Exfoliating Face Scrub Acque Unicellulari
Pastures i shtresave të lëkurës - Skrub
Një krem i lehtë në të cilin janë perhapur pjesëza shumë të imta për pastrim lëkure të cilat ndihmojnë heqjen e qelizave t vdekura dhe clirojnë papastertitë prej poreve.
Përmban: Ujë një qelizor të Bergamotit, kokrriza speciale të Jojobës dhe bërthama kajsie që lemojnë dhe shkëlqejnë lëkurën.
Përdorimi: aplikojeni në lëkurë të lagur duke shmangur zonën e syve. Masazho dhe shplaj. Përdoreni një deri në dy herë në javë.
Nga bujqësia organike
Paketimi: 50 ml