Shop

VITALIZING WATER Zucchero d’Ambra

VITALIZING WATER Zucchero d’Ambra

me Qelibar dhe Nektar Sheqeri organik Aromatik, freskues dhe hidratues Një ujë aromatik, ideal për hidratimin e flokëve dhe trupit duke i japur vetes një trajtim me ndjesi të freskisë se menjëhershme. Vënia në pah e vetisë mbështjellëse të Qelibarit dhe prania e butë dhe e ëmbël e Nektarit të Sheqerit organik i japin një ndjesi aromatike të mirëqenies, ndërsa Aloe Vera organike lë lëkurën e hidratuar për një kohë të gjatë. Spërkateni në flokë dhe trup pas larjes, pas aktiviteteve sportive apo në cilëndo pjesë të ditës. Formula e saj speciale PA ALKOOL e bën atë perfekt edhe për lëkurat më delikate.  
Body Cream Zucchero d’Ambra

Body Cream Zucchero d’Ambra

Krem Trupi Të gjithë ëmbëlsinë që do ta dëshironit, Zucchero d’Ambra Body Cream i sjellë lëkurës butësinë, ushqimin dhe elasticitetin qoftë edhe pas përdorimit të parë. Sekreti? Është ekstrakti ujor i përfituar nga kallam sheqeri organik: që ka një efekt shtresues natyral, i cili po ashtu respekton ndjeshmërinë e lëkurave më delikate, po ashtu është edhe i pasur me kripëra minerale, magnez dhe kalium në veçanti, si dhe me vitamina që kanë veprim antioksidues, i cili ndihmon në luftimin e shenjave të plakjes.  
BioKap Anticaduta Miglio Uomo Forte

BioKap Anticaduta Miglio Uomo Forte

Për flokë dhe thonj të shëndetshëm Formulë e re e përmirësuar + 100% Cistine + 100% Metionina + Silikon organik dhe Silikon nga Bambu Arsyet e rënies së tepërt të flokëve dallojnë te meshkujt dhe te femrat, prandaj suplementet BioKap® Miglio janë në dispozicion në dy përbërje specifike, që ndërthurin një “zemër” të përbashkët me lëndë ushqyese të veçantë për të arritur kërkesat e suplementeve të ndryshme ushqyese. Mes shkaktarëve kryesorë të humbjes së flokëve te meshkujt e gjejmë transformimin e lartë të testosteronit në dihidrotestosteron (DHT), i cili mund të shkaktohet nga faktorët gjenetik dhe socio-mjedisor.
Irivist Protect

Irivist Protect

Për mirëqenien e shikimit Përdorimi i zgjatur i pajisjeve siç janë kompjuterët, tabletët dhe telefonat mund të çojnë në lodhjen e syrit. Irivist® PROTECT ndihmon në mirëqenien e shikimit duke ju falënderuar përbërësit të tij XanMax®, një ekstrakt i veçantë i patentuar nga Tagete që është titruar në Lutein dhe Zeaksantin, dy karotenoidet që mund të gjenden në makulën e syrit, e cila ka një veprim antioksidues. Përbërja kompletohet nga ekstrakti i Boronicës së zezë i titruar në antocianozide, i dobishëm për funksionimin e mikroqarkullimit, dhe Vitamina A, e cila ndihmon funksionimin normal të syrit.
BioKap Anticaduta Miglio Donna Forte

BioKap Anticaduta Miglio Donna Forte

Për flokë dhe thonj të shëndetshëm Formulë e re e përmirësuar + 100% Cistine + 100% Metionina + Silikon organik dhe Silikon nga Bambu Arsyet e rënies së tepërt të flokëve dallojnë te meshkujt dhe te femrat, prandaj suplementet BioKap® Miglio janë në dispozicion në dy përbërje specifike, që ndërthurin një “zemër” të përbashkët me lëndë ushqyese të veçantë për të arritur kërkesat e suplementeve të ndryshme ushqyese. Te femrat për shembull, humbja e flokëve më së shumti lidhet me ndryshimet hormonale, çrregullimet e tiroides, anemia, drogat, dieta (ushqimi) i dobët apo humbja e papritur e peshës.
VITAMIN D3 2000IU

VITAMIN D3 2000IU

Vitamina D, zakonisht njihet si vitamin e rrezeve të diellit. Ajo kontribon ne sistemin imunitar dhe em ocional. Profesionistët e fushës së mjeksis ane e mbanë botës kane konstatuar rëndësinë e madhe të kësaj vitamin për trupin e njeriut. Vitamina D3- ndihmon në përthithjen e kalciumit dhe fosforit, kontrollon sasinë e kalciumit në gjak si dhe permirson imunitetin. Mirëmban funksionet e muskujve dhe forcon ndarjen e qelizave. Nëse jetoni në një qytet me shkallë të lartë të smogut rekomandohet që doza ditore e vitamins D3 të rritet në mënyrë që të parandaloni sëmundjet ose efektet tjera të dëmshme që vijnë si pasojë e ajrit të pa pastër. Çdo kapsulë përmban 1000 IU vitamin D. PËRDORIMI Doza e rekomanduar është 1 kapsulë në ditë
Hyaluronic Acid + Collagen [NEW]

Hyaluronic Acid + Collagen [NEW]

Përmban Acid Hialuronik dhe Kolagjen. Acidi Hialuronik dhe Kolagjeni janë blloqet më të rëndësishme ndërtuese të indeve lidhese. Kryesisht për atletët, punëtorët fizikë dhe njerëzit mbi moshën 40 vjeç, kjo shtesë është shumë e dobishme. Acid Hyaluronic + Kolagjen përmban: 30 mg acid hialuronik; 140 mg kolagjen. Përdorimi: 1 kapsulë në ditë Paketimi: 60 kapsula