Shop

Vitamin D3 – Special Kid

Vitamin D3 – Special Kid

Për mirëqenien e eshtrave Origjinë natyrle Vitamina D3 sintetizohet nga trupi i njeriut kur lëkura është e ekspozuar ndaj rrezeve UVB të diellit. Vitamina D3 ndihmon në përthithjen e kalciumit dhe fosforit nga ushqimi në gjak, gjë që kontribuon shumë në ndërtimin dhe ruajtjen e kockave të forta!
  • Rritje optimale e eshtrave
  • Ndërtim dhe mbajtjtje të fortë të eshtrave
  • Energji dhe vitalitet
  • Origjinë natyrale
Sleep – Gjumi /  Special Kid

Sleep – Gjumi / Special Kid

Shqetësimet gjatë gjumit mund të rezultojnë në gjumë të pamjaftueshëm ose në cilësinë e gjumit. Gjumi i pamjaftueshëm ndikon në problemet me memorien dhe në rënie të imunitetit. Këto shqetësime janë të lidhura me shkaktar të ndryshme dhe përkeqësojnë gjendjen e përgjithshme, pavarësisht moshës.
  • Relaksim optimal
  • Mirëqenie mendore dhe fizike
  • Gjumë freskues
  • Shije të frutave të kuqe
Iron – Hekuri / Special Kid

Iron – Hekuri / Special Kid

Hekuri është një mineral që luan një rol thelbësor në trup. Është i nevojshëm për prodhimin e hemoglobinës (proteina e pranishme në qelizat e kuqe të gjakut që transportojnë oksigjenin në trup), mioglobinës (proteina e muskujve për ruajtjen e oksigjenit), enzimave të përfshira në frymëmarrje dhe sintezën e ADN-së. Pjesa më e madhe e hekurit të trupit (70%) është në formë “hemike” (e lidhur me hemoglobinën), pjesa tjetër në të ashtuquajturën formë “jo hemike” (formë transporti dhe rezervë). Për mirëqenien e eshtrave
  • Esencial për trupin
  • Merr pjesë në rritje dhe zhvillim
  • Sistemi nervor dhe funksionet psikologjike
  • Shije dredhëze
Ultra Pep Bruciagrassi Forte

Ultra Pep Bruciagrassi Forte

E stimulon metabolizmin dhe kryen një veprim forcues dhe mbështetës  Pesha e tepërt dhe grumbullimi i dhjamit vijnë si pasojë e disa shkaktarëve, për shembull, duke filluar nga mosha 30 vjeç, metabolizmi ngadalësohet që mund të vijë nga shkaktarët psikologjik apo nga mënyra e jetesës e pa balancuar (mungesa e aktivitetit fizik, ushqyerja e parregullt dhe e pa balancuar).
Eau de toilette Narciso Nobile

Eau de toilette Narciso Nobile

Dedikuar një luleje fisnike dhe të spikatur, te kjo aromë fillimisht vëmendja bie tek ëmbëlsia e portokallit të ëmbël Bergamot, e pasuar nga aroma delikate e Kumbullës, pastaj zemra, një shpërthim i pluhurit të luleve ku vërehen tonet e gjelbërta të Zambakut të luginës, tonet e lehta dhe pikante të lules Osmanthus, tonet frutore të Jasemin dhe në fund, tonet e gjalla dhe të gazuara të lules kryesore Narcissus dalin në pah. Së fundi, vërehet druri Kedri, ato të Patchouli dhe Myshkut sjellin ngrohtësinë dhe plotësinë. Tërësia është harmoni, perfekte: një aromë fisnike dhe elegante që butësisht e mbulon trupin. Paketimi: 50 ml
HAND AND FOOT CREAM Zucchero d’Ambra

HAND AND FOOT CREAM Zucchero d’Ambra

Krem për duar dhe këmbë Kur lëkura ka nevojë më shumë se kurrë që të mbetet e butë, e hidratuar dhe e mbrojtur, ky krem me një strukturë kadifeje vepron si aleati më i mirë. I pasur por i payndyrshëm, për të siguruar thithje të shpejtë, përmban përbërës me prejardhje natyrore që zvogëlon humbjen natyrale të ujit. Ekstrakti ujor nga kallam Sheqeri organik dhe ekstrakti i Qelibarit kontribuojnë në efektin e butësisë duke ju falënderuar efektit natyral të shtresimit i cili duke stimuluar rigjenerimin e qelizave, lufton trashjen dhe rrudhjen e lëkurës. Efekti kompletohet nga allantoina dhe betaina, që fitohet nga rrepat, që ndihmon në qarkullimin e qelizave, dhe nga gjalpi i lules Shea, i dobishëm, për të mos thënë esencial, për veprimin e tij anti-dehidrues dhe mbrojtës. Me një masazhim të shkurtë, i jep lëkurës ndjesinë e menjëhershme të komoditetit dhe freskisë që rriten me efektin tonifikues të aromës së linjës. Paketimi: 75 ml
VITALIZING WATER Zucchero d’Ambra

VITALIZING WATER Zucchero d’Ambra

me Qelibar dhe Nektar Sheqeri organik Aromatik, freskues dhe hidratues Një ujë aromatik, ideal për hidratimin e flokëve dhe trupit duke i japur vetes një trajtim me ndjesi të freskisë se menjëhershme. Vënia në pah e vetisë mbështjellëse të Qelibarit dhe prania e butë dhe e ëmbël e Nektarit të Sheqerit organik i japin një ndjesi aromatike të mirëqenies, ndërsa Aloe Vera organike lë lëkurën e hidratuar për një kohë të gjatë. Spërkateni në flokë dhe trup pas larjes, pas aktiviteteve sportive apo në cilëndo pjesë të ditës. Formula e saj speciale PA ALKOOL e bën atë perfekt edhe për lëkurat më delikate.  
Body Cream Zucchero d’Ambra

Body Cream Zucchero d’Ambra

Krem Trupi Të gjithë ëmbëlsinë që do ta dëshironit, Zucchero d’Ambra Body Cream i sjellë lëkurës butësinë, ushqimin dhe elasticitetin qoftë edhe pas përdorimit të parë. Sekreti? Është ekstrakti ujor i përfituar nga kallam sheqeri organik: që ka një efekt shtresues natyral, i cili po ashtu respekton ndjeshmërinë e lëkurave më delikate, po ashtu është edhe i pasur me kripëra minerale, magnez dhe kalium në veçanti, si dhe me vitamina që kanë veprim antioksidues, i cili ndihmon në luftimin e shenjave të plakjes.  
Shower Gel Zucchero d’Ambra

Shower Gel Zucchero d’Ambra

Xhel dushi Pa frikë, edhe lëkurat më delikate: përzierja e surfaktantëve të ëmbël dhe me bazë bimore të Zucchero d’Ambra Bath & Shower Gel garanton një ndikim të dobishëm dhe pastrim dallues. Shkuma e butë pastron dhe lë lëkurën e butë, ndërsa ekstrakti i kallam Sheqerit organik dhe nga ai i Qelibarit e rrisin veprimin e pastrimit. Efekti i shtresimit të lehtë ndihmon për t’i dhënë lëkurës një dukje më të relaksuar, shkëlqyese dhe transparente. Tërësia kompletohet dhe pasurohet nga aroma që frymëzon një ndjesi të freskisë së mirëqenies. 97% e gjithsej përbërësve janë me origjinë natyrore. Pjesa tjetër janë përbërës që shërbejnë për ruajtjen e sensualitetit dhe ruajtjen e produktit. Detergjent shpejtë i biodegradueshëm (EC Reg. 1272/2008- OECD method 301:1992) Paketimi200 ml
Moisturizing Lip Balm Zucchero d’Ambra

Moisturizing Lip Balm Zucchero d’Ambra

Balsam hidratues për buzë Si asnjëherë në këtë periudhë është e rëndësishme të mbani buzët të buta. Në fakt, veprimi i të ftohtit dhe ndryshimet e shpejta të temperaturës nga ambienti i brendshëm dhe i jashtëm i janë shtuar maskës fërkuese, që thekson prirjen për dehidrim. Për ta luftuar këtë, asgjë më mirë nuk kontribuon se sa përzierja e vajrave bimore dhe buterëve që janë përbërës në këtë Balsam Hidratues, ku prezenca e ekstraktit të Qelibarit dhe ekstrakti ujor nga kallam Sheqeri organik ndihmojnë në qarkullimin e qelizave në dobi të dukjes më të plotë, më të butë dhe më voluminoze. 98% e gjithsej përbërësve janë me origjinë natyrore. Pjesa tjetër janë përbërës që shërbejnë për ruajtjen e sensualitetit dhe ruajtjen e produktit. Paketimi5,7 ml
BioKap Anticaduta Miglio Uomo Forte

BioKap Anticaduta Miglio Uomo Forte

Për flokë dhe thonj të shëndetshëm Formulë e re e përmirësuar + 100% Cistine + 100% Metionina + Silikon organik dhe Silikon nga Bambu Arsyet e rënies së tepërt të flokëve dallojnë te meshkujt dhe te femrat, prandaj suplementet BioKap® Miglio janë në dispozicion në dy përbërje specifike, që ndërthurin një “zemër” të përbashkët me lëndë ushqyese të veçantë për të arritur kërkesat e suplementeve të ndryshme ushqyese. Mes shkaktarëve kryesorë të humbjes së flokëve te meshkujt e gjejmë transformimin e lartë të testosteronit në dihidrotestosteron (DHT), i cili mund të shkaktohet nga faktorët gjenetik dhe socio-mjedisor.