Sleep – Gjumi / Special Kid
Shqetësimet gjatë gjumit mund të rezultojnë në gjumë të pamjaftueshëm ose në cilësinë e gjumit.
Gjumi i pamjaftueshëm ndikon në problemet me memorien dhe në rënie të imunitetit. Këto shqetësime janë të lidhura me shkaktar të ndryshme dhe përkeqësojnë gjendjen e përgjithshme, pavarësisht moshës.
- Relaksim optimal
- Mirëqenie mendore dhe fizike
- Gjumë freskues
- Shije të frutave të kuqe
Përshkrim
SI TË PËRDORET
Para moshës 5 vjeçare: merrni 5 ml (një lugë çaji) në ditë, në mbrëmje.
Pas moshës 5 vjeçare: merrni 10 ml (përafërsisht një lugë gjelle) në ditë, në mbrëmje.
Tundeni mirë para përdorimit.
Mund të merret ashtu siç është apo i holluar në ujë apo ndonjë lëng tjetër.
KUJDES GJATË PËRDORIMIT
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Mbajeni larg fëmijëve të vegjël.
Të përdoret paralelisht me një dietë të balancuar ushqimore dhe një mënyrë të shëndetshme jetese.
Mbajeni larg dritës, lagështisë apo temperaturës së lartë.
PAKETIMI
Shishe: 125 ml.
SHËNIME
Pa gluten.
Ky produkt është testuar dhe kontrolluar për të siguruar kualitet dhe siguri.
Ky produkt nuk është ilaç por është një suplement ushqimor me sheqer, ëmbëlsues dhe bimë.
Për shkak të natyrshmërisë së shurupeve dhe mungesës së ngjyruesit, ngjyra dhe aspekti i lëngut mund të dallojë.
Prodhim Francez.
PËRMBAJTJA
Për 1 një dozë 10ml | |
Ekstrakt ujor i sumbullajës | 1 000 mg |
Ekstrakt ujor i livandës | 1 000 mg |
Ekstrakti ujor i balsamit të limonit | 1 000 mg |
Ekstrakt ujor i barit të bletës | 1 000 mg |
Ekstrakt ujor i luleve të portokallit | 1 000 mg |
Ekstrakt ujor i blirit | 1 000 mg |
Infromata shtesë:
STUDIME SHKENCORE DHE KËRKIM BIBLIOGRAFIK MBI PËRBËRËSIT KRYESOR
Bari i bletës
Bari i bletës është përdorur për qindra vjet në Evropë për efektin e tij qetësues.
Përbërësit kryesorë të gjetheve të barit të bletës janë: vajrat esencialë, flavonoidet, acidet hidroksicinamike dhe acidi rosmarinik.
Studimet kanë treguar se acidi rosmarinik që gjendet në barin e bletës është një frenues i fuqishëm i transaminazave GABA (= acidi gama aminobutirik).
Frenimi i transaminazave GABA rrit përqendrimin e GABA në tru. Receptorët GABA mund të ndikojnë në disponimin dhe të lehtësojnë ankthin. Bari i bletës është më aktiv se sa lulepasioni ose sanëza, edhe në doza shumë më të ulëta.
Bliri
Në mjekësinë bimore, bliri përdoret në çrregullimet e gjumit, nervozizmin e spazmat e tretjes. Përdoret gjithashtu si qetësues dhe sedativ.
Është gjithashtu zbutës dhe sudorifikues që përdoret në sëmundjet e dimrit: ftohjeve, kollës, gripit.
Pema e blirit ka gjethe të mëdha dhe është një ilaç shumë popullor për shumë komplikime. Ajo shkakton djersitje e cila ndihmon në luftën kundër etheve, kongjestionit (nxënie) të hundës, acarimit të fytit dhe më gjerësisht ftohjes.
Sumbullaja
Komisioni E dhe ESCOP kanë miratuar përdorimin e sumbullajës për të luftuar shqetësimin, ankthin dhe problemet e gjumit.
Sumbullaja është një bimë qetësuese, aktiviteti farmakologjik i së cilës është kryesisht për shkak të rrëshirave të hidhura, veçanërisht të përbërësit acid α 2-metil-3 buten-2-ol. Mekanizmi i veprimit të rrëshirës së sumbullajës është rritja e aktivitetit të neurotransmetuesit γ-aminobutirik acid (GABA), i cili frenon sistemin nervor qendror (SNC).
Verbena
Verbena përdoret tradicionalisht për të luftuar pagjumësinë dhe problemet e nervozizmit.
Është treguar se verbena përmban përbërës aktivë të cilët nxisin aktivitetin e gjumit si hastatoside, verbenalina që është pjesë e familjes së iridoidëve dhe verbaskozidi është një substancë aktive e familjes së polifenoleve. Këto substanca aktive dihet se rrisin kohëzgjatjen e gjumit jo paradoksal.
Gjumi REM karakterizohet nga lëvizjet e shpejta të syve, prandaj emri anglez Rapid Eye Movement, një atoni muskulore, frymëmarrje të parregullt dhe rrahje të zemrës, temperaturë të parregullt të trupit. Për më tepër, iridoidet janë të njohur për veprimin e nxitjes së gjumit.
Livanda
Studime të ndryshme sugjerojnë megjithatë, se livanda ushtron një efekt të matshëm relaksues.
Kështu, studiuesit kanë zbuluar se ulë presionin e gjakut dhe disa shënues fiziologjikë të stresit (nivelet e kortizolit, për shembull). Për më tepër, kur merret nga goja, livanda përmirëson gjumin dhe gjendjen mendore dhe fizike të vullnetarëve me çrregullime ankthi.
Kështu, ajo performoi aq mirë sikurse disa ilaçe nga familja e benzodiazepinave, zakonisht të përshkruara në trajtimin e ankthit.
Studimet in vitro dhe te kafshët, si dhe disa prova klinike paraprake kanë tendencë të vërtetojnë përdorimin tradicional të livandës, për të nxitur një gjumë të mirë ose për të trajtuar pagjumësinë, pavarësisht nëse shoqërohet apo jo me simptoma të depresionit.
Një banjë aromatike me vaj esencial livando gjithashtu ka reduktuar shqetësimin dhe ka nxitur gjumin e thellë të foshnjave në krahasim me një banjë pa aromë.
Lulja e portokallit
Lulja e portokallit mund të lehtësojë simptomat psikotrope psikologjike si stresi, depresioni dhe ankthi, duke vepruar në receptorët e serotoninës 5-HT dhe gjithashtu duke vepruar në sistemin monoaminergjik (veçanërisht i përfshirë në rregullimin e vigjilencës dhe humorit).
Mund të lehtësojë gjithashtu simptoma fiziologjike të tilla si efektet vazomotore dhe shtyoja e gjakut.
Çrregullimet e gjumit parandalojnë një gjumë freskues të nevojshëm për funksionimin e duhur të metabolizmit. Për të shmangur këto komplikime dhe për të siguruar gjumë cilësor për fëmijët që u mundëson atyre të grumbullojnë energji, këshillohet që t’u jepni Special Kid Sommeil që në moshë të vogël.