PRO-33 Automatic Blood Pressure Monitor / B.Well
Monitor automatik për tensionin e gjakut
Matje me saktësi të lartë
*Monitori automatik PRO-33 për tensionin e gjakut është i lehtë në përdorim dhe ka një kontroll të saktë të tensioni të gjakut – një pajisje që kushdo duhet ta ketë në shtëpi.
*Monitori dixhital PRO-33 për tensionin e gjakut me algoritmin Intelekt Klasik mat gjatë deflacionit dhe siguron gjithmonë rezultate të sakta.
*Dallimi i aritmisë së pulsit dallon parregullsitë e pulsit në fazë fillestare.
*Mansheta me formë ventilatori siguron ngjitje të afërt me krahun për rezultat të saktë. Matjet e tensionit B.Well (Swiss) janë të rehatshme: forma anatomike parandalon shtypjen e tepërt të krahut.
PRO-35 Automatic Blood Pressure Monitor / B.Well
Monitor automatik për tensionin e gjakut
Vlerësim dhe matje me saktësi të lartë
*Monitori automatik i tensionit të gjakut B.Well PRO-35 është një pajisje matjeje e besueshme. PRO-35 siguron matje të sakta dhe vlerësim të menjëhershëm të rezultateve. Matësi tregues i tensionit të gjakut tregon një gamë presioni – normal, në kufi, i rrezikshëm
*Monitori i tensionit të gjakut PRO-35 është i rehatshëm dhe i lehtë ne perdorim.
*Memoria e përmirësuar prej 30 matjesh regjistron një ditar elektronik tensioni për 2 javë. Dallimi i aritmisë së pulsit dallon gjithashtu parregullsitë e plusit në fazë fillestare.
*Ndërtimi anatomik i manshetës B.Well siguron matje të rehatshme dhe të sakta.
PRO-39 Wrist Blood Pressure Monitor / B.Well
Monitor i tensionit të gjakut për kyçin e dorës
Matje me saktësi të lartë
*B.Well PRO-39 është një monitor i saktë, i perballueshem dhe praktik për tensionin e gjakut i cili ju jep mundësi ta mbani gjithmonë nën kontroll tensionin e gjakut. Falë sizajnimit kompakt dhe kasës së ruajtjes, kjo pajisje është e lehtë për t’u marrë me vete dhe ju jep siguri për mirëqenien tuaj në çdo situatë.
*Monitori i tensionit të gjakut PRO-39 për kyçin e dorës permban një teknologji për dallimin e aritmisë, një ekran të madh dhe një procedurë të lehtë matjeje. Falë teknologjisë Intelekt Klasik, ky monitor i tensionit të gjakut i përshtatet karakteristikave tuaja individuale: garanton nivel optimal të presionit të manshetës për matje të rehatshme.
WM-62S Aneroid blood Pressure / B.Well
Kit aneroid për tensionin e gjakut
I besueshëm dhe rezistent
*Shumica e mjekëve dhe atyre që përdorin metodën klasike të matjes së tensionit të gjakut zgjedhin sfigmomanometra. Falë stetoskopit të integruar dhe një manshete me unazë, WM-63S është gjithashtu i përshtatshëm për matjen vetë të tensionit të gjakut.
*Monitori i saktë dhe i besueshëm i tensionit të gjakut B.Well WM-63S është i pajisur me një matës në një kasë metalike dhe matës tregues praktik.
*Mansheta rezistente është e ndërtuar për një perimetër krahu prej 25-40 cm dhe është e përshtatshme për pothuajse çdo të rritur. Mansheta është e bërë prej najloni të fortë me rripa ane, ka një kapëse të zgjatur për fiksim të rehatshëm dhe anë rrumbullake anatomike për vendosje te lehte. Qeska e manshetës është e bërë prej lateksi duke përdorur teknologjinë më të fundit.
*Pompa bën të mundur fryrjen praktike të një manshete dhe lirim të lehtë të ajrit.
WT-03 Digital thermometer base / B.Well
Termometër dixhital
I saktë dhe i perballueshem.
Termometri dixhital B. Well WT-03 është një pajisje e thjeshtë dhe e saktë e cila është e përballueshme për çdo familje. Termometri dixhital WT-03 është prodhuar prej materialesh të sigurta dhe nuk përmban merkur ose qelq.
Është i përshtatshëm për fëmijët, ka një ekran që lexohet lehtë, memorie të matjes së fundit dhe një shpejtësi matjeje prej rreth 1 minute. Falë ndërtimit kundër ujit dhe baterisë që mund të ndërrohet, WT-03 do t’ju shërbejë për kohë të gjatë.
WT-04 Digital thermometer standart / B.Well
Termometër dixhital
I saktë dhe i besueshëm.
Termometri dixhital B.Well WT-04 zëvendëson termometrin me merkur në kutinë e ndihmës së shpejtë në shtëpinë tuaj. Ndryshe nga një pajisje me merkur, termometri elektronik B.Well është komplet i sigurt, nuk përmban merkur ose qelq, është i përshtatshëm për fëmijët dhe të rriturit dhe mund të mbahet lehtë me vete.
Njëlloj si të gjithë termometrat elektronikë për familje, B.Well WT-04 ka një bateri që mund të hiqet dhe dizajnim kundër ujit. Modelin e karakterizon konforti, ka një majë elastike dhe pjesë kunder-rrëshqitëse. Matja e temperaturës është e shpejtë dhe zgjat rreth 30 sekonda.
WT-06 Digital thermometer flex Duck / B.Well
Termometri B.Well WT-06 është prodhuar nga lëndet e para më të mira dhe cilësore. Duke përfshirë të gjitha standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të sigurisë.
I projektuar për matjen e temperaturës së trupit, me metodat orale, nënsqetull dhe anale, është i papërshkueshëm nga uji dhe mat pas 10 sekondash. Një nga veçoritë e rëndësishme të kësaj pajisjeje është aftësia për të ruajtur rezultatin e fundit të matjes.
B.Well, stay healthy!
WT-06 Digital thermometer flex Rabbit / B.Well
Termometri B.Well WT-06 është prodhuar nga lëndet e para më të mira dhe cilësore. Duke përfshirë të gjitha standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të sigurisë.
I projektuar për matjen e temperaturës së trupit, me metodat orale, nënsqetull dhe anale, është i papërshkueshëm nga uji dhe mat pas 10 sekondash. Një nga veçoritë e rëndësishme të kësaj pajisjeje është aftësia për të ruajtur rezultatin e fundit të matjes.
B.Well, stay healthy!
WF-1000 Infrared Ear/Forehead Thermometer / B.Well
Termometri infrared B.Well WF-1000 mat temperaturën në 1 sekondë. I besueshëm për të gjithë familjen sepse ka avantazhe të konsiderueshme:
✅I saktë: jep rezultat të sakt për temperaturën e të dashurve tuaj
✅I shpejtë: mat temperaturën me një prekje
✅I gjithanshëm: përdoret për të matur temperaturën e ajrit në një dhomë si dhe ujin e banjës.
Ky termometër është i dobishëm për prindërit dhe i rehatshëm për fëmijët. Jo çdo fëmijë pranon ta mas temperaturën për disa minuta. Termometri mjekësor B. Well lejon matjen e temperaturës shpejt, lehtë dhe në çdo situatë, edhe kur një foshnja fle.
PRO-110 Compressor nebulizer / B.Well
Kompresori i nebulizerit B.Well PRO-110 është i barabartë me atë të një pajisjeje profesionale dhe përputhet me standardin evropian EN-13544 për nebulizerët.
Madhësia e grimcave ≈ 3,16 μm lejon që ilaçi të depërtojë thellë në zonën e dëshiruar të mushkërive gjë që mundëson rikuperim më të shpejtë, ndërsa shpejtësia e nebulizimit 0,4 mL/min shkurton kohëzgjatjen e procedurës.
Nebulizatori PRO-110 është ideal si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit. Një kompresor i besueshëm i gjeneratës së re, me dizajn kompakt dhe nivel të ulët të zhurmës që e bëjnë këtë pajisje të përshtatshme për të gjithë familjen. Përveç tjerash PRO-110 përfshin në paketim një grykë dhe maskë për fëmijë dhe të rritur.