Shop

Exfoliating Face Scrub Acque Unicellulari

Exfoliating Face Scrub Acque Unicellulari

Pastures i shtresave të lëkurës - Skrub Një krem i lehtë në të cilin janë perhapur pjesëza shumë të imta për pastrim lëkure të cilat ndihmojnë heqjen e qelizave t vdekura dhe clirojnë papastertitë prej poreve. Përmban: Ujë një qelizor të Bergamotit, kokrriza speciale të Jojobës dhe bërthama kajsie që lemojnë dhe shkëlqejnë lëkurën. Përdorimi: aplikojeni në lëkurë të lagur duke shmangur zonën e syve. Masazho dhe shplaj. Përdoreni një deri në dy herë në javë. Nga bujqësia organike Paketimi: 50 ml    
Eye and Lip Contour Assoluta

Eye and Lip Contour Assoluta

Me Florentine Iris dhe Myrtilage Një krem ​​i veçantë, i studiuar për zonën delikate të konturit të syrit dhe të buzëve. Ndihmon për të minimizuar rrudhat, shenjat e lodhjes, sytë e fryrë, ndjesitë e ënjtjes dhe ndryshimit të lëkurës. E shoqëruar me Myrtilage, struktura e saj origjinale e kristaltë mundëson një veprim të tonifikimit dhe hidratimit. E pasuruar me Gjalpë Shea dhe Vaj të ëmbël Bajameve, ajo ka një cilësi të butë, thithet shpejt, ushqen dhe zbut lëkurën e syrit dhe konturin e buzës. Rekomandohet në mëngjes dhe në mbrëmje, ajo duhet të masazhohet butësisht mbi buzë dhe në konturin e syve, pas procesit të masazhit të theksuar më poshtë. Pa aromë Përdorimi: në mëngjes dhe në mbremje. Masazhoni në mënyrë rrethore dhe delikate konturin e syve dhe buzëve. Paketimi: 15 ml
Eye Bags And Dark Circles Acque Unicellulari

Eye Bags And Dark Circles Acque Unicellulari

Konturi i syve / Qeska dhe rrathë të errët Me ujë njëqelizor Kiwi* dhe Acid Hialuronik Ndihmon parandalimin dhe pakësimin e shenjave të lodhjes në zonën e syve, falë një përzierjeje të agjentëve aktivë specifikë: kafeinë, me një efekt stimulues, escinë dhe ekstrakt hiri për të përmirësuar ruajtjen e ujit dhe minimizuar fryrjen e qeskave të syve dhe rrathët e errët, uji njëqelizor i Kiwit* dhe Acidi Hialuronik lëmojnë rrudhat e vogla dhe ndihmojnë që të sigurojnë një pamje më të freskët. Përdorimi: masazho me lëvizje rrethore në zonën e syve në mëngjes dhe në mbrëmje. *nga bujqësia organike Paketimi: 15 ml
Face Cream Antiage and After-Shave Hematite

Face Cream Antiage and After-Shave Hematite

Krem kundër rrudhave dhe pas rrojës Një trajtim me veprim të dyfishtë: lufton shenjat e moshës dhe dukshëm zvogëlon rrudhat, si dhe zbutë lëkurën e irituar pas rroje. Përmban Hematite, i cili ndihmon për të prodhuar kolagjen; Acid Hialuronik natyrorë dhe xhel të Aloe Vera, Papain dhe një Fito – kompleks, që ndihmon në ngadalësimin e rritjes së qimeve. Përdorimi: vendoseni në fytyrë të pastër, në mëngjes dhe në mbrëmje. Ideal pas rrojes. Paketimi përmban: 50ml
Face Cream for Skin Suffering from Redness SPF 20 Acque Unicellulari

Face Cream for Skin Suffering from Redness SPF 20 Acque Unicellulari

Krem Kundër skuqjes Mirëqenie dhe mbrojtje për lëkurë ultra-delikate që vuan nga skuqja, me Ujë Organik njëqelizor të Klementes. Kremë për Lëkura të Ndjeshme, të prirura për skuqje. Cilësia e saj prej kadifeje përmbanë Ujë Njëqelizor të Mandarinës së Kuqe*, i cili ushqen dhe i jep shkëlqim lëkurës, mbron lëkurën e skuqur nga agresionet e jashtme: të ftohtit, era dhe dielli. Përdorimi: aplikojeni në fytyrë dhe qafë të pastër, në mëngjes dhe në mbrëmje. Nga bujqësia organike* SPF 20 Paketimi përmban: 50 ml
 
Face-Body-Hair Berber Oil (Demo)

Face-Body-Hair Berber Oil (Demo)

Vaj Berber për Fytyrë-Trup-Flokë Ky sprej inovativ i thatë hidraton, ushqen dhe mbron fytyrën, trupin dhe flokët. Me një formulë natyrale me mbi 99%, përbëhet nga 7 vajra herbale: Argan, Portokall, Fëstëk, Ulli, Oriz, Bajame të Ëmbël dhe Fata Rrushi, të cilat menjëherë e bëjnë lëkurën më të lëmuar dhe flokët më të buta dhe shkëlqyese. Ndihmon në parandalimin e dehidrimit dhe thatësisë si dhe siguron një ndjesi të shpejtë të rehatisë dhe mirëqenies edhe për lëkurën më të thatë dhe të ndjeshme.
Fat Burning Organic Tea / Eric Favre

Fat Burning Organic Tea / Eric Favre

Çaj për djegien e yndyrës, mbështetjen e metabolizmit dhe oksidimin e yndyrës.
Me shije natyrale te portokalllit.
 
Përbërësit në një qese:
Nenexhik i ëmbël organik: 600mg
Çaj jeshil organik: 600mg
Verbena organike: 150mg
Si të përdoret: vendoseni qesen në ujë të nvluar dhe lërëni të qëndroj për 3-5 minuta, varësisht sa sa të fortë e dëshironi. Pastaj lergojeni qesen.
Fico Body Face Oil

Fico Body Face Oil

Vaj Fiku për Trup dhe Fytyrë Me esktrakte Fiku organik dhe Kardamom Ky vaj do të pëlqehet nga ata që e pëlqejnë efektin e satenit, i cili i jep lëkurës një dukje edhe më të përsosur. Është një përzierje e vajrave të perimeve hidratuese, që siguron një efekt zbutës. Përmban edhe vajra me origjinë organike, që ndihmojnë për të ruajtur mantelin hidrolipidik të lëkurës, ekstrakt organik të frutit të fikut, me veti hidratuese dhe antioksiduese, ekstrakt të farës organike kardamom, me një efekt qetësues dhe vitaminës E e cila, përveç që ndihmon në përthithjen e lëkurës, ndihmon edhe në luftimin e plakjes së parakohshme. Kontribut në efektin e rezultatit jep edhe përzierja e lehtë e pigmenteve ngjyrë ari dhe bronzi, që i japin lëkurës një dukje të ndritshme dhe qelibari të lehtë. Është tepër e butë dhe përthithet lehtë, me një prekje të thatë, të ndritshme dhe të butë si kadife. Në përmbajtje ka më shumë se 97% të përbërësve me origjinë natyrale Përdorimi: tundeni mirë para përdorimit, vendoseni në lëkurën e trupit dhe masazhojeni për të krijuar efekt mëndafshi. Në flokë: vendoseni në majat e flokëve dhe në gjatësinë e tyre për ti ushyqer dhe për të ju dhënë shkëlqim. Paketimi përmban: 100 ml
Fico Body Milk

Fico Body Milk

Qumësht Trupi nga Fiku Me esktrakte Fiku organik dhe Kardamom Ky qumësht delikat hidraton në mënyrë efektive por të lehtë, prandaj është i përshtatshëm edhe për stinët e ngrohta, duke i garantuar lëkurës të gjithë elasticitetin dhe mbrojtjen e nevojshme. Është i pasur me përbërësit e zgjedhur aktiv: ekstraktin e frutit të fikut organik – një koncentrat i vërtetë i sheqernave, vitaminave dhe mineraleve – i cili ka veti zbutëse, hidratuese dhe antioksidante, ekstrakti i farës organike të Kardamom, që ka një efekt qetësues dhe fitate natriumi, të fituara nga krundet e orizit, që ndihmojnë në ngritjen edhe më të madhe të nivelit të hidratimit.
Fico Body Wash

Fico Body Wash

Pastrues Trupi nga Fiku Me esktrakte Fiku organik dhe Kardamom Bazuar në një përzierje pastruesish me origjinë natyrale butësisht e pastron lëkurën duke e ruajtur butësinë dhe elasticitetin e saj. Është pasuruar me ekstrakt të frutit të fikut organik i cili – i pasur me sheqerna, vitamina dhe minerale – luan rol zbutës dhe antioksidant, dhe ekstrakt të farës organike kardamom, me një efekt qetësues. Lëkurën dhe flokët i lë të freskëta, të buta dhe me aromë delikate. Në përmbajtje ka më shumë se 96% të përbërësve me origjinë natyrale; baza e pastrimit është e biodegradueshme shpejt. Përdorimi: vendoseni në trup të lagur, masazhojeni dhe shpërlajeni mirë. Paketimi: 200 ml
Fico Eau de Toilette

Fico Eau de Toilette

Një balancim perfekt i toneve gjallëruese, të ëmbla dhe mbështjellëse. Së pari vihen re lulet shkëlqyese dhe aromatike nga Limoni dhe Kardamomi, duke ju ftuar ta shijoni në maksimum fikun e ëmbël. Pastaj lëshohet ndjeshmëria dehëse nga Jasmine dhe Ylang Ylang (lule nga një dru tropikal), me të cilat ndërthuret edhe druri i Kashmirit. Dhe së fundi, dallohen tonet e ngrohta dhe sensuale të Qelibarit dhe Vaniljes. Paketimi përmban: 50 ml