Shop

Principium Complesso B Forte 60cps

Principium Complesso B Forte 60cps

Suplemente të vitaminave të grupit B Për të përfituar të gjitha dobitë e vitaminave të grupit B Complesso B Forte është një suplement diete që përmban vitaminat e grupit B, PABA, Inositol dhe Lecitin te Lulediellit të titruara me 24% Phosphatidylcholine. Formula e veçantë me dozë të lartë është e dobishme për mirëqenien e përgjithshme në rastet kur është shumë e nevojshme. Vitaminat B ndihmojnë energjinë e metabolizmit dhe funksionimin adekuat të sistemit nervor.  
Principium Enzimi No Gas

Principium Enzimi No Gas

Para vakteve, për të nxitur tretjen dhe neutralizuar fryerjen Stresi, zakonet e këqija dietike dhe ushqimi i nxituar, ndryshimet në sekretimin e acidit gastrik dhe intoleranca ushqimore mund të ndikojnë negativisht në funksionet e tretjes, duke shkaktuar fryrje të barkut Principium Enzimi No Gas është një suplement dietik me dozë optimale të enzimave tretëse dhe fitoekstrakteve, për të lehtësuar tretjen dhe për të shmangur formimin e gazrave të zorrëve. Principium Enzimi No Gas është në tableta me dy shtresa, njëra shtresë me lirimi të shpejtë dhe tjetra të ngadalt, për të vepruar ku dhe kur është e nevojshme.  
Principium EPA-3 Fish

Principium EPA-3 Fish

Specialist në mirëqenien e zemrës, trurit dhe shikimit. Omega 3 janë acide yndyrore të pangopura esenciale, përfitimet e të cilave përfshijnë shëndetin kardiovaskular, funksionimin e trurit dhe ruajtjen e shikimit normal. EPA-3 Fish është një suplement ushqimor i titruar shumë në Omega 3, i marrë nëpërmjet distilimit molekular të vajit të peshkut, një proces që garanton pastërtinë e tij.
Principium FerPlus Tre-Tard 30mg

Principium FerPlus Tre-Tard 30mg

Absorbim gradual i hekurit nga tre burime organike Absorbim i përshtatëm pa probleme Gastrike, FerPlus Tre—Tard 30mg është një dozë e lartë hekuri, me shperndarje graduale, pa dëmtuar lukthin - Gastro Rezistente. Formula Gastro—Rezistente ndikon qe FerPlus Tre-Tard të mos ketë shjie hekuri dhe mbron nga problemet gastrike, të cilat shfaqen zakonisht nga përdorimi i këtij minerali.
Principium Florbioma Rigenera

Principium Florbioma Rigenera

Principium FLORBIOMA RIGENERA përmban Boostbiotic®, një kompleks acidi butirik dhe glutamine në tableta gastrorezistente, të cilat pranohen mirë pasi mbrojnë përmbajtjen nga sulmi i lëngjeve gastrike, duke lejuar një çlirim gradual në zorrë. Glutamina është një aminoacid që është i pranishëm në zorrë, ndërsa acidi butirik është një acid yndyror me zinxhir të shkurtër që prodhohet normalisht nga flora e zorrëve.    
Principium Hair Beauty Ceramidi + Cistina

Principium Hair Beauty Ceramidi + Cistina

Bukuria e flokëve

Bukuria dhe vitaliteti i flokëve mund të rrezikohen nga faktorë të jashtëm si ndotja, trajtimet agresive kozmetike dhe faktorë të brendshëm si dieta e dobët, stresi dhe ndryshimet hormonale - të cilat të gjitha mund ta dobësojnë atë dhe ta bëjnë të shurdhër, të brishtë dhe të pajetë.

Principium Hair Beauty është një suplement inovativ dietik që vepron nga brenda për t'i bërë flokët më të shndritshëm, më të plotë dhe më të fortë. Formula e tij bazohet në një dozë të lartë të Cistinës, një aminoacid që është një përbërës kyç i Keratinës, proteina që i jep formë dhe strukturë flokëve dhe thonjve. Veprimi forcues i Cistinës funksionon në sinergji me Ceramidet, substanca me bazë lipidesh të nxjerra nga gruri, të cilat formojnë një barrierë mbrojtëse rreth flokëve, duke përmirësuar hidratimin dhe elasticitetin. Por kalimi i kohës gjithashtu i varfëron flokët: për të ripërtërirë rininë e tyre, Principium Hair Beauty ofron Fisetin, një flavonol natyral të nxjerrë nga lëvorja e pemës Cotinus me veti antioksiduese. Formula plotësohet nga Zinku, i cili ndihmon në ruajtjen normale të flokëve, Vitamina C, e cila nxit formimin e kolagjenit, Acidi Folik dhe Vitamina B12.

Principium Naudigest Effervescente

Principium Naudigest Effervescente

Me përbërës bimore për lehtësim të tretjes Falë xhenxhefilit, Principium Naudigest Effervescente promovon funksionin e tretjes dhe kundërshton të përzierat, ndërsa orizi ndihmon në kontrollin e aciditetit të stomakut. γ-Oryzanol dhe vaji esencial i limonit, i cili kontribuon në eliminimin e gazrave në zorrë, e plotësojnë formulën.  
Principium Q10 Max

Principium Q10 Max

Zemër, mëlçi, tru dhe muskujt skeletor. Koenzima Q10 (apo ubikinon) është një element vital për funksionimin e mitokondrieve. Është prezent në të gjitha qelizat (thuhet se ka shpërndarje të kudogjendur, pra “ubikinon”) dhe është i përfshirë në aktivitetet energjike të zemrës, mëlçisë, trurit dhe muskujve skeletor. Q10 MAX është një suplement i bazuar në Kaneka Q10®, një Koenzim Q10 që përfitohet nga maja natyrore me anë të fermentimit. Po ashtu, përmban edhe Fosfolipide të Lulediellit dhe Bioperine®, një ekstrakt i Piperit të zi i titruar me 95% piperinë që luan funksionin antioksidant dhe është i dobishëm për fuknsionimin e rregullt të sistemit kardiovaskular. Kaneka Q10® është një markë tregtare e regjistruar nga Kaneka Nutrients – SHBA Bioperine® është një markë tregtare e regjistruar nga Sabinsa Co. – SHBA
Principium Spirulina Bio 500 mg

Principium Spirulina Bio 500 mg

100% spiruline pa ekspient Bio Spirulina 500 mg është një suplement ushqimor organik i certifikuar i bazuar në Algat Spirulina. Kjo algë e vogël e ujërave të ëmbla, me formë spirale dhe ngjyrë blu-jeshile, është e dobishme për efektet e saj restauruese të aftë për të mbështetur trupin në rast të lodhjes psiko-fizike.
Principium Tensiolen

Principium Tensiolen

Suplement ushqimor për lehtësim të ngurtësisë së muskujve Gjendjet e tensionit, qëndrimi fizik jo i duhur ose tronditjet e ndryshme mund të shkaktojnë ngurtësim të lokalizuar, të pakëndshëm dhe të dhimbshëm të muskujve. Tensiolen përmban Bisglicinat Magnezi që promovon funksionimin normal të sistemit nervor dhe funksionin e muskujve, dhe rrëshirë nga Boswellia të titruar në Acidet Boswellic, të cilat janë të dobishme për të luftuar ngurtësimin e lokalizuar. Formulimi plotësohet nga ekstrakti i Karafilit i titruar në Beta-Kariofilen, me veprim antioksidues  
Princippim Reflumax Acidità

Princippim Reflumax Acidità

I dobishëm për kontrollimin e aciditetit gastrik Aciditeti i tepërt i stomakut mund të jetë burim i shqetësimeve gastroezofageal. Reflumax Acidity është një shtesë ushqimore e bazuar në një kompleks Tamarind të standardizuar në polisaharide* dhe Scutellaria* (lule e familjes se nenexhikut-mentes). Formulimi i tij përmban gjithashtu ekstrakt të gështenjës, i cili ka një efekt antioksidant, dhe ekstrakt ujor të orizit, i cili është i dobishëm për kontrollimin e aciditetit gastrik.