Principium FerPlus Tre-Tard 30mg
Absorbim gradual i hekurit nga tre burime organike
Absorbim i përshtatëm pa probleme Gastrike, FerPlus Tre—Tard 30mg është një dozë e lartë hekuri, me shperndarje graduale, pa dëmtuar lukthin - Gastro Rezistente.
Formula Gastro—Rezistente ndikon qe FerPlus Tre-Tard të mos ketë shjie hekuri dhe mbron nga problemet gastrike, të cilat shfaqen zakonisht nga përdorimi i këtij minerali.
Prostel
Për funksionimin normal të prostates
Prostel është një suplement dietal me Serenoa, Rozmarinë, Zink, Selenium, ekstrakte të Lycepene. Serenoa, një palmë xhuxhe që e prodhon një frut ngjyrë kuqe të errët, dhe ekstrate të domatës të pasuruar me Lycopene, të cilat janë shumë funksionale për prostatën. Zinku ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ dhe mban të normalizuar nivelin e testosteroneve, Seleniumi nxit spermatogjenezen, ndërsa Rozmarina e bën këtë formulë të kompletuar.
Ashwagandha Extract – 240 Mg
Ashwagandha është një nga bimët më të rëndësishme në Ayurveda (mjekësia e lashtë indiane, "shkenca e jetës"), produkti përmban 240 mg ekstrakt ashwagandha për kapsulë (përmbajtja e witanolide* është 12 mg). Withanolidi* është një nga përbërësit më të rëndësishëm në bimë, përbërësi aktiv më i studiuar.
Kjo bimë është përdorur për më shumë se 3000 vjet për të lehtësuar stresin, për të rritur nivelet e energjisë dhe për të përmirësuar përqendrimin. Ndihmon në ruajtjen e aftësive fizike dhe mendore në rast të dobësisë, rraskapitjes, lodhjes dhe humbjes së përqendrimit. Kontribuon në ekuilibrin emocional dhe mirëqenien e përgjithshme.
Aftersun Milk Face-Body
Qumësht pas rrezitjes për fytyrë dhe trup
Një sprej qumësht i butë i cili kombinon pasurinë e vajit dhe lehtësinë e qumështit.
Ideale pas një dite me diell, erë dhe deti.
Formula e tij përmban vaj Argan organik, i pasur me substanca hidratuese dhe antioksiduese, që ushqen dhe lagë lëkurën. Molekula DHA për vetë-nxirje me origjinë bimore, bashkë me kompleksin Loofah dhe Oleyl-Tyrosine i jep lëkurës ngjyrë të artë dhe të qëndrueshme. Po ashtu ndihmon që lëkura të ruaj gjatë rrezitjen e fituar.
Përdorimi: vendoseni në të gjithë trupin dhe masazhojeni derisa të përthithet në terësi. Shmangni kontaktin me sy. Pastroni duar pas përdorimit.
Nuk njollos dhe nuk është i yndyrshëm.
Paketimi përmban: 200 ml
Body Cream Zucchero d’Ambra
Krem Trupi
Të gjithë ëmbëlsinë që do ta dëshironit, Zucchero d’Ambra Body Cream i sjellë lëkurës butësinë, ushqimin dhe elasticitetin qoftë edhe pas përdorimit të parë.
Sekreti? Është ekstrakti ujor i përfituar nga kallam sheqeri organik: që ka një efekt shtresues natyral, i cili po ashtu respekton ndjeshmërinë e lëkurave më delikate, po ashtu është edhe i pasur me kripëra minerale, magnez dhe kalium në veçanti, si dhe me vitamina që kanë veprim antioksidues, i cili ndihmon në luftimin e shenjave të plakjes.
Body Cream Narciso Nobile 200ml
Krem Trupi
Me Narcissus organik dhe Zambak të luginës
Është më shumë se një krem aromatizues për trupin, një trajtim i vërtet bukurie që hidraton, ushqen dhe mbron lëkurën, duke i dhënë asaj shkëlqim dhe butësi. Përmban ekstrakt të lules Narcissus dhe ekstrakt të gjethes së Zambakut të luginës: i pari ka një efekt tonifikues, i dyti ka veti vitalizuese, ku së bashku ndihmojnë në luftimin e shenjave të plakjes dhe japin një rrezatim rinie. Duke iu falënderuar strukturës tretëse, shpërndahet në lëkurë duke i dhënë asaj komoditet të menjëhershëm, ndërsa buteri nga lulja Shea dhe vitamina E i jep elasticitet dhe ndihmon në luftimin e dehidrimit dhe tharjes. Aroma delikate ndihmon në rritjen dhe zgjatjen e ndjesisë së mirëqenies.
96% e gjithsej përbërësve janë me origjinë natyrore. Pjesa tjetër prej 4% janë përbërës që shërbejnë për ruajtjen e sensualitetit dhe ruajtjen e produktit.
Paketimi: 200 ml
VITACALM MELATONIN – SIBLINGUAL / 120 tab
VitaCalm sublingual Melatonin, është një suplement i përbërë nga Melatonina dhe vaji esencial i Melisës. Melatonina ndihmon për të reduktuar kohën e nevojshme për të fjetur, kur merret pak para gjumit. Vaji esencial i Melisës promovon relaksimin, ndërsa vaji esencial i limonit, i jep një aromë të këndshme agrumesh. Melatonina është një substancë e cila prodhohet natyrshëm në organizmin e njeriut, që është i dobishëm për të reduktuar kohën e nevojshme për të rënë në gjumë, për më tepër, ajo i ndihmon organizmit për të rregulluar gjumin edhe te personat që udhëtojnë shpesh,
të cilët vuajnë nga çrregullimi i ores biologjike të gjumit. Forma e saj sublinguale mundëson thithjen e shpejt dhe një biodisponibilitet më të shpejt.
VITALIZING SHOWER SHAMPOO
Me Neroli organik dhe Grejpfrut organik
Ideal për përdorim të përditshëm duke ju falënderuar pastruesve të çmuar bimor që pastrojnë trupin me një delikatesë maksimale.
Ekstraktet e Nerolit organik* dhe Grejpfrutit organik* e hidratojnë dhe tonifikojnë lëkurën ndërsa vaji i Portokallit e ushqen dhe e rigjeneron atë.
Kokteji i parfumuar i frutave të agrumeve Mesdhetare e mbështjellin trupin dhe flokët me një shkumë energjetike dhe rifreskuese.
Masazhojeni në lëkurë dhe flokë të lagura apo hidheni gjatë kohës kur jeni nën ujë në dush. Shpëlajeni me shumë ujë.
Paketimi: 200 ml
CC Face Cream Tone Correcting
CC krem për korrigjimin e tonit të fytyrës
Një tretman kozmetik i përditshëm që përmban të gjitha për zbukurimin e fytyrës suaj. Hidraton, zbutë dhe kujdeset për lëkurën e fytyrës suaj.
Efektet e kremës hidratuese dhe kundër plakjes vien si rezultat i Vajit të Arganit Organik dhe acidit Hialuronik, ndërsa pigmentet e veçanta minerale e bëjnë lëkurën tuaj më uniforme dhe më të ndritshme.
Micellar Water Face and Eyes Acque Unicellulari
Largon grimin, tonet dhe zbutë lëkurën
Nga kërkimet e Nature's, një ujë i jashtëzakonshëm 3në1 që largon grimin, tonet, hidraton dhe nuk ka nevojë për shpëlarje. Heq grimin dhe papastërtitë, duke e lënë lëkurën të butë, të freskët dhe të hidratuar.
Përmban: Bergamot organik ujë me rifreskim, veprim pastrues dhe Ekstrakte të lule mistrit me veti zbutëse.
Përdorimi është shumë i thjeshtë: Pastro lëkurë me disa copëza pambuku të njomura me Micellar Water. Në rast të grimit të rezistueshëm ndaj ujit, lëri copëzat e njomura të pambukut në kontakt me lëkurën për disa sekonda. Nuk ka nevojë për shpëlarje.
Pa alkool dhe aromë.
Paketimi: 200ml