Calcio K-D Vegetale
Kalcium me vitaminë K2 dhe D3 për të dihmuar thithjen
Kalcium bimor K-D është suplement ushqimor i kalciumit nga algat e detit kalkareum L ithothamnion, një algë e kuqe e pasur me kalcium dhe mikroelementë të tjerë, që gjendet në ujin e detit, që ndihmon në thithje. Kalcium bimor K-D është po ashtu e pasur me MenaQ7®, një Vitamin K2 që përfitohet nga bio-fermentimi, dhe Vitamin D3, që përfitohet nga Likeni.
Kalciumi dhe Vitamina K2 ndihmon në shëndetin e eshtrave, ndërsa Vitamina D3 kontribuon në përthithjen e Kalciumit dhe fosforit.
Përshkrim
KUR TË PËRDORET
Për të parandaluar osteopenia dhe osteoporoza te personat e moshuar dhe gratë në menopauzë. Mund të jetë i dobishëm gjatë rritjes së fëmijëve për t’iu forcuar eshtrat dhe dhëmbët, dhe si suplement në rastet e thyerjeve të eshtrave.
I rekomandueshëm për personat që janë intolerantë ndaj laktozës apo veganët.
SI TË PËRDORET
2-4 tableta në ditë, para vaktit kryesor të ushqimit, me pak ujë apo lëng tjetër për një kohëzgjatje që mund të ndryshojë sipas kërkesave.
Menopauza: 4 tableta në ditë për së paku 6 muaj;
Thyerje: 4 tableta në ditë për 2 muaj dhe 2 tableta në ditë për një muaj;
Rritje: 2 tableta në ditë për 3 muaj.
ÇKA PËRMBAN
Alga Kalkareum Lithothamnion, i pasur me Kalcium, MenaQ7® (forma e patentuar e Vitaminës K2), Vitamin D3 (Kolecalciferol) nga Likeni.
PAKETIMI: 60 tableta
SHËNIME
Nuk përmban gluten. Nuk përmban laktozë. E përshtatshme për veganët.
Lexoni udhëzimet në paketim.
Përmbajtja mesatare | 4 tableta | % NRVs |
Kalciumi nga algat e detit | 1200,0 mg | 150 |
Vitamin D3 nga likenet | 9,0 mcg | 180 |
Vitamin K2 | 45,0 mcg | 60 |
*VRU = Vlera e Referencës Ushqyese Reg. 1169/2011 |
Informacion shtesë
BiosLine - Sipas Linjes | Principium |
---|---|
BiosLine - Sipas Funksionit | Nyje |