Shop

Precious Precision Cream

Precious Precision Cream

Krem i çmueshëm precizioni Me vaj Argani* dhe Lule Akmelle. Një krem për të neutralizuar humbjen e tonit të indeve dhe për të luftuar rrudhat e para të mimikës. Një krem i vlefshëm, për ditën dhe natën, jashtëzakonisht efektiv në kundërveprim në humbjen e tonit dhe luftimin e linjave të para të mimikës. Përqendrimi i lartë i Vajit Organik të Arganit e mban lëkurën të ushqyer dhe të butë, ndërsa Lule Acmella* kryen një veprim elastik dhe tonifikues. E lë fytyrën më të freskët, të shtendosur dhe rrezatuese. Përdorimi: vendoseni në fytyrë, qafë dhe dekolte duke e masazhur lehtë. I përshtatshëm edhe për konturin e syve dhe buzëve. Paketimi përmban: 50 ml
Eau de Toilette Neroli Pesca

Eau de Toilette Neroli Pesca

Një aromë orientale dhe me lule ku vihen në dukje të veçantë lulet e portokallit në muzg, kur petalet e bardha të pastra kthehen në ngjyrë të pjeshkës. Në fillim ndihet aroma e agrumeve të freskëta të luleve të Nerolit Mesdhetar, që forcohet me një fije transparente të ujit të njelmët dhe petaleve ekzotike të lules Tiarè. Brendësia është e lehtë dhe e butë duke ju falënderuar nektarit të Pjeshkës, që forcohet me ëmbëlsinë e Mjaltës. Nuancat e Qelibarit dhe Sandalwood (grimca druri që e mbajnë aromën me dekada) e përmbyllin përbërjen e nuhatjes që lë një gjurmë të fortë mahnitëse. Paketimi: 50 ml  
Chinotto Rosa Eau de Toilette

Chinotto Rosa Eau de Toilette

Chinotto Rosa Eau de Toilette është një aromë e rafinuar, elegante dhe joshëse. Në fillim mund të perceptohen prekjet rigjeneruese dhe të gjalla të Chinotto dhe Grejpfrut, pastaj hapet aroma e saj duke sjellë një ëmbëlsi delikate. Përfundimisht, tonet e trëndafilit, zambakut të  luginës dhe të Barbarozës (Geraniumit) gërshetohen me dridhjet e drurit dhe të myshkut, dhe i jep jetës një ndjesi dhe butësi sensuale. Formula vegjetarianë pa përbërës të kafshëve E lirë nga Parabenet, Parafimi, vajrat minerale, GMO, SLS-SLES, DEA, silikoni. I testuar për Nikel dhe i testuar në mënyrë dermatologjike. Paketimi përmban: 50 ml
Fiori di Mandorlo Eau de Toilette

Fiori di Mandorlo Eau de Toilette

Fiori di Mandorlo Eau de Toilette është një aromë e këndshme, një ekuilibër delikatë i ëmbëlsisë dhe intensitetit. Në shënimet e freskëta të Bergamot dhe Pjeshkës së Bardhë, shfaqet toni gurmand i qumështit të bajameve dhe me delikates lulja Freesia. Dallga e Vanillës dhe e Fasules Tonka sublimon karakterin e ëmbël ftues të këtij parfumi.  
Eye and Lip Contour Assoluta

Eye and Lip Contour Assoluta

Me Florentine Iris dhe Myrtilage Një krem ​​i veçantë, i studiuar për zonën delikate të konturit të syrit dhe të buzëve. Ndihmon për të minimizuar rrudhat, shenjat e lodhjes, sytë e fryrë, ndjesitë e ënjtjes dhe ndryshimit të lëkurës. E shoqëruar me Myrtilage, struktura e saj origjinale e kristaltë mundëson një veprim të tonifikimit dhe hidratimit. E pasuruar me Gjalpë Shea dhe Vaj të ëmbël Bajameve, ajo ka një cilësi të butë, thithet shpejt, ushqen dhe zbut lëkurën e syrit dhe konturin e buzës. Rekomandohet në mëngjes dhe në mbrëmje, ajo duhet të masazhohet butësisht mbi buzë dhe në konturin e syve, pas procesit të masazhit të theksuar më poshtë. Pa aromë Përdorimi: në mëngjes dhe në mbremje. Masazhoni në mënyrë rrethore dhe delikate konturin e syve dhe buzëve. Paketimi: 15 ml