Shop

Solid Shower Shampoo Bar – Fico

Solid Shower Shampoo Bar – Fico

Me ekstrakte organike fiku dhe kardamom Një produkt me efekt qetësues dhe zbutës, për të gjitha llojet e lëkurës dhe flokëve, me një aromë të ëmbël dhe të gjallë. Ky sapun është një koncentrat i përbërësve aktiv natyral që respekton lëkurën dhe mjedisin, si kurrë më parë. Formula inovative është projektuar me një pH fiziologjik dhe surfaktantë të kokosit për të pastruar butësisht të gjitha llojet e lëkurës, madje edhe ato delikate, duke respektuar ekuilibrin hidrolipidik dhe duke i lënë flokët të hidratuar. Formulë vegane, me mbi 91% përbërës me origjinë natyrale; pa silikone, sulfate dhe parabene.
Fico Body Milk

Fico Body Milk

Qumësht Trupi nga Fiku Me esktrakte Fiku organik dhe Kardamom Ky qumësht delikat hidraton në mënyrë efektive por të lehtë, prandaj është i përshtatshëm edhe për stinët e ngrohta, duke i garantuar lëkurës të gjithë elasticitetin dhe mbrojtjen e nevojshme. Është i pasur me përbërësit e zgjedhur aktiv: ekstraktin e frutit të fikut organik – një koncentrat i vërtetë i sheqernave, vitaminave dhe mineraleve – i cili ka veti zbutëse, hidratuese dhe antioksidante, ekstrakti i farës organike të Kardamom, që ka një efekt qetësues dhe fitate natriumi, të fituara nga krundet e orizit, që ndihmojnë në ngritjen edhe më të madhe të nivelit të hidratimit.
Fico Body Face Oil

Fico Body Face Oil

Vaj Fiku për Trup dhe Fytyrë Me esktrakte Fiku organik dhe Kardamom Ky vaj do të pëlqehet nga ata që e pëlqejnë efektin e satenit, i cili i jep lëkurës një dukje edhe më të përsosur. Është një përzierje e vajrave të perimeve hidratuese, që siguron një efekt zbutës. Përmban edhe vajra me origjinë organike, që ndihmojnë për të ruajtur mantelin hidrolipidik të lëkurës, ekstrakt organik të frutit të fikut, me veti hidratuese dhe antioksiduese, ekstrakt të farës organike kardamom, me një efekt qetësues dhe vitaminës E e cila, përveç që ndihmon në përthithjen e lëkurës, ndihmon edhe në luftimin e plakjes së parakohshme. Kontribut në efektin e rezultatit jep edhe përzierja e lehtë e pigmenteve ngjyrë ari dhe bronzi, që i japin lëkurës një dukje të ndritshme dhe qelibari të lehtë. Është tepër e butë dhe përthithet lehtë, me një prekje të thatë, të ndritshme dhe të butë si kadife. Në përmbajtje ka më shumë se 97% të përbërësve me origjinë natyrale Përdorimi: tundeni mirë para përdorimit, vendoseni në lëkurën e trupit dhe masazhojeni për të krijuar efekt mëndafshi. Në flokë: vendoseni në majat e flokëve dhe në gjatësinë e tyre për ti ushyqer dhe për të ju dhënë shkëlqim. Paketimi përmban: 100 ml
Fico Eau de Toilette

Fico Eau de Toilette

Një balancim perfekt i toneve gjallëruese, të ëmbla dhe mbështjellëse. Së pari vihen re lulet shkëlqyese dhe aromatike nga Limoni dhe Kardamomi, duke ju ftuar ta shijoni në maksimum fikun e ëmbël. Pastaj lëshohet ndjeshmëria dehëse nga Jasmine dhe Ylang Ylang (lule nga një dru tropikal), me të cilat ndërthuret edhe druri i Kashmirit. Dhe së fundi, dallohen tonet e ngrohta dhe sensuale të Qelibarit dhe Vaniljes. Paketimi përmban: 50 ml
Fico Body Wash

Fico Body Wash

Pastrues Trupi nga Fiku Me esktrakte Fiku organik dhe Kardamom Bazuar në një përzierje pastruesish me origjinë natyrale butësisht e pastron lëkurën duke e ruajtur butësinë dhe elasticitetin e saj. Është pasuruar me ekstrakt të frutit të fikut organik i cili – i pasur me sheqerna, vitamina dhe minerale – luan rol zbutës dhe antioksidant, dhe ekstrakt të farës organike kardamom, me një efekt qetësues. Lëkurën dhe flokët i lë të freskëta, të buta dhe me aromë delikate. Në përmbajtje ka më shumë se 96% të përbërësve me origjinë natyrale; baza e pastrimit është e biodegradueshme shpejt. Përdorimi: vendoseni në trup të lagur, masazhojeni dhe shpërlajeni mirë. Paketimi: 200 ml
Fico Moisturizing Neck and Face Mask

Fico Moisturizing Neck and Face Mask

Maskë Hidratuese nga Fiku për Qafë dhe Fytyrë Me esktrakte Fiku organik dhe Kardamom Njësoj sikurse ju shuhet dëshira për ëmbëlsira në momentin kur lyeni gishtat me marmelatë, ashtu edhe kjo maskë, kaq e butë dhe e ushqyeshme, menjëherë e shuan etjen e lëkurës sonë. Pesha molekulare mesatare-e lartë me përbërje të Acidit Hialuronik, i përfituar nga fermetimi natyral bioteknologjik, e bën këtë maskë shumë efektive: aftësia e saj për të tërhequr dhe mbajtur ujin fiziologjikisht, e hidraton lëkurën thellësisht dhe e ndihmon në ruajtjen e elasticitetit dhe mbrojtjen e saj.  
Fico Vitalizing Water

Fico Vitalizing Water

Uji Vitalizues nga Fiku I freskët, që shuan etjen dhe i këndshëm, e ndihmon lëkurën që të gjejë një ndjenjë të menjëhershme të mirëqenies. Mund të spërkatet në lëkurë, flokë madje edhe në rroba: nuk përmban alkool, nuk lë njolla por, duke ju falënderuar nuhatjes së dukshme, përthithet nga trupi dhe mendja në një aromë unike që e bën të dalluar nga e gjithë linja. Ka një aromë të jashtëzakonshme të freskisë që largon çdo ndjenjë të lodhjes dhe nxehtësisë. Përmban Aloe organike, e cila kryen një funksion hidratues dhe mbrojtës që kontribuon në përmirësimin e tenit të lëkurës.