Nature's

Purifying Aquagel Mat Effect SPF20 Acque Unicellulari

Purifying Aquagel Mat Effect SPF20 Acque Unicellulari

Xhel Ujor Pastrues me Efekt Mat SPF20 Acque Unicellulari Me ujë njëqelizor të mandarinës së gjelbër organike dhe luleve të zambakut të ujit. Xheli Ujor Pastrues me Efekt Mati është një krem-xhel i lehtë dhe i butë, ideal për lëkurë të përzier dhe të papastër me një efekt mati dhe SPF20 filtër mbrojtës ndaj diellit. Cilësia e saj ultra e lehtë e hidraton lëkurën tuaj thellësisht pa e bërë të ndihet e yndyrshme, duke ju dhënë një ten perfekt dhe redukton dukjen e poreve.  
Purifying Mask Acque Unicellulari

Purifying Mask Acque Unicellulari

Një maskë e çmuar e bardhë me bazë argjile që përthith pastërtitë dhe sebumin e tepërt pa e tharë lëkurën. Formula e saj po ashtu përmban ujë të bergamotit njëqelizor organik, duke e pastruar dhe tonifikuar, si dhe acid mandelik nga bajamet e hidhura që ndihmojnë rigjenerimin e qelizave dhe e zbusin lëkurën. Përdorimi: pas pastrimit vendoseni maskën në fytyrë dhe qafë, duke shmangur zonën e syve. Lëreni të qëndroj rreth 10/15 minuta, pastaj shplajeni. Të përdoret një deri në dy herë në javë. Paketimi: 50 ml
Fico Body Milk

Fico Body Milk

Qumësht Trupi nga Fiku Me esktrakte Fiku organik dhe Kardamom Ky qumësht delikat hidraton në mënyrë efektive por të lehtë, prandaj është i përshtatshëm edhe për stinët e ngrohta, duke i garantuar lëkurës të gjithë elasticitetin dhe mbrojtjen e nevojshme. Është i pasur me përbërësit e zgjedhur aktiv: ekstraktin e frutit të fikut organik – një koncentrat i vërtetë i sheqernave, vitaminave dhe mineraleve – i cili ka veti zbutëse, hidratuese dhe antioksidante, ekstrakti i farës organike të Kardamom, që ka një efekt qetësues dhe fitate natriumi, të fituara nga krundet e orizit, që ndihmojnë në ngritjen edhe më të madhe të nivelit të hidratimit.
Fico Body Face Oil

Fico Body Face Oil

Vaj Fiku për Trup dhe Fytyrë Me esktrakte Fiku organik dhe Kardamom Ky vaj do të pëlqehet nga ata që e pëlqejnë efektin e satenit, i cili i jep lëkurës një dukje edhe më të përsosur. Është një përzierje e vajrave të perimeve hidratuese, që siguron një efekt zbutës. Përmban edhe vajra me origjinë organike, që ndihmojnë për të ruajtur mantelin hidrolipidik të lëkurës, ekstrakt organik të frutit të fikut, me veti hidratuese dhe antioksiduese, ekstrakt të farës organike kardamom, me një efekt qetësues dhe vitaminës E e cila, përveç që ndihmon në përthithjen e lëkurës, ndihmon edhe në luftimin e plakjes së parakohshme. Kontribut në efektin e rezultatit jep edhe përzierja e lehtë e pigmenteve ngjyrë ari dhe bronzi, që i japin lëkurës një dukje të ndritshme dhe qelibari të lehtë. Është tepër e butë dhe përthithet lehtë, me një prekje të thatë, të ndritshme dhe të butë si kadife. Në përmbajtje ka më shumë se 97% të përbërësve me origjinë natyrale Përdorimi: tundeni mirë para përdorimit, vendoseni në lëkurën e trupit dhe masazhojeni për të krijuar efekt mëndafshi. Në flokë: vendoseni në majat e flokëve dhe në gjatësinë e tyre për ti ushyqer dhe për të ju dhënë shkëlqim. Paketimi përmban: 100 ml
Fico Eau de Toilette

Fico Eau de Toilette

Një balancim perfekt i toneve gjallëruese, të ëmbla dhe mbështjellëse. Së pari vihen re lulet shkëlqyese dhe aromatike nga Limoni dhe Kardamomi, duke ju ftuar ta shijoni në maksimum fikun e ëmbël. Pastaj lëshohet ndjeshmëria dehëse nga Jasmine dhe Ylang Ylang (lule nga një dru tropikal), me të cilat ndërthuret edhe druri i Kashmirit. Dhe së fundi, dallohen tonet e ngrohta dhe sensuale të Qelibarit dhe Vaniljes. Paketimi përmban: 50 ml
Fico Body Wash

Fico Body Wash

Pastrues Trupi nga Fiku Me esktrakte Fiku organik dhe Kardamom Bazuar në një përzierje pastruesish me origjinë natyrale butësisht e pastron lëkurën duke e ruajtur butësinë dhe elasticitetin e saj. Është pasuruar me ekstrakt të frutit të fikut organik i cili – i pasur me sheqerna, vitamina dhe minerale – luan rol zbutës dhe antioksidant, dhe ekstrakt të farës organike kardamom, me një efekt qetësues. Lëkurën dhe flokët i lë të freskëta, të buta dhe me aromë delikate. Në përmbajtje ka më shumë se 96% të përbërësve me origjinë natyrale; baza e pastrimit është e biodegradueshme shpejt. Përdorimi: vendoseni në trup të lagur, masazhojeni dhe shpërlajeni mirë. Paketimi: 200 ml