Nature's

Fico Eau de Toilette

Fico Eau de Toilette

Një balancim perfekt i toneve gjallëruese, të ëmbla dhe mbështjellëse. Së pari vihen re lulet shkëlqyese dhe aromatike nga Limoni dhe Kardamomi, duke ju ftuar ta shijoni në maksimum fikun e ëmbël. Pastaj lëshohet ndjeshmëria dehëse nga Jasmine dhe Ylang Ylang (lule nga një dru tropikal), me të cilat ndërthuret edhe druri i Kashmirit. Dhe së fundi, dallohen tonet e ngrohta dhe sensuale të Qelibarit dhe Vaniljes. Paketimi përmban: 50 ml
Eau de Toilette Pomelia

Eau de Toilette Pomelia

Ujë tualeti Pomelia Një kryevepër e nuhatjes e cila është përmirësuar gradualisht me nuancë befasuese. Sapo të hapet, vëmendja vihet te Bergamot (lloj portokalli) e që shkrihet në buqetën e luleve Manjolia, Freesia dhe Neroli, e gjallëruar nga prekja e Mjedrës dhe Frangipane (lloj ëmbëlsire). Aroma e saj e butë dhe e thellë vërehet nga Vanilla e butë dhe shkëlqimi i Miskut dhe eleganca e Drurit të kashmirit. Paketimi permban: 50ml
Eau de Toilette Neroli Pesca

Eau de Toilette Neroli Pesca

Një aromë orientale dhe me lule ku vihen në dukje të veçantë lulet e portokallit në muzg, kur petalet e bardha të pastra kthehen në ngjyrë të pjeshkës. Në fillim ndihet aroma e agrumeve të freskëta të luleve të Nerolit Mesdhetar, që forcohet me një fije transparente të ujit të njelmët dhe petaleve ekzotike të lules Tiarè. Brendësia është e lehtë dhe e butë duke ju falënderuar nektarit të Pjeshkës, që forcohet me ëmbëlsinë e Mjaltës. Nuancat e Qelibarit dhe Sandalwood (grimca druri që e mbajnë aromën me dekada) e përmbyllin përbërjen e nuhatjes që lë një gjurmë të fortë mahnitëse. Paketimi: 50 ml  
Eye and Lip Contour Assoluta

Eye and Lip Contour Assoluta

Me Florentine Iris dhe Myrtilage Një krem ​​i veçantë, i studiuar për zonën delikate të konturit të syrit dhe të buzëve. Ndihmon për të minimizuar rrudhat, shenjat e lodhjes, sytë e fryrë, ndjesitë e ënjtjes dhe ndryshimit të lëkurës. E shoqëruar me Myrtilage, struktura e saj origjinale e kristaltë mundëson një veprim të tonifikimit dhe hidratimit. E pasuruar me Gjalpë Shea dhe Vaj të ëmbël Bajameve, ajo ka një cilësi të butë, thithet shpejt, ushqen dhe zbut lëkurën e syrit dhe konturin e buzës. Rekomandohet në mëngjes dhe në mbrëmje, ajo duhet të masazhohet butësisht mbi buzë dhe në konturin e syve, pas procesit të masazhit të theksuar më poshtë. Pa aromë Përdorimi: në mëngjes dhe në mbremje. Masazhoni në mënyrë rrethore dhe delikate konturin e syve dhe buzëve. Paketimi: 15 ml
Pure Argan Organic Oil Ecocert Greenlife certified – 100ml

Pure Argan Organic Oil Ecocert Greenlife certified – 100ml

VAJ I PASTËR BIO I ARGANIT Butësisht i parfumuar, i pastër në 98,85%, i dobishëm në mijëra situata, për t’u mbajtur gjithmonë me vete. Olio Puro Bio Argà është një vaj i çmuar kozmetik i çertifikuar nga Ecocert Green Life, i marrë nga farat organike të Argani, 98.85% i pastër, i pasuruar me vitamina, antioksidantë natyralë dhe vaj esencial Litsea Cubeba që i jep linjës Argà aromën e saj të veçantë dhe të këndshme të agrumeve. E dobishme në një mijë situata, mund të përdoret e pastër ose të shtohet në kremin e zakonshëm, nuk është e yndyrshme dhe absorbohet lehtësisht. Për shkak të vetive të tij të theksuara hidratuese dhe elastike, është ideal në rastet e: • plakjes së lëkurës • lëkurës së thatë dhe të dehidratuar • lëkurë e lodhshme dhe jo e shëndetshme • buzë dhe duar të plasaritura • strija • flokë të brishtë Kozmetikë Natyrale dhe Biologjike i certifikuar nga Ecocert GreenLife sipas disiplinës Ecocert në dispozicion tek: http://cosmetics.ecocert.com 100% % i totalit të përbërësve janë me origjinë natyrale. Me një aromë të këndshme agrumesh. Tri paketime të ndryshme: 10ml, 50ml dhe 100ml. Përdorimi: vendoseni në pjesën që dëshironi dhe masazhojeni mirë. Absorbohet shpejtë dhe nuk është vajor. Shmangni kontaktin me sy.
Fiori di Mandorlo Eau de Toilette

Fiori di Mandorlo Eau de Toilette

Fiori di Mandorlo Eau de Toilette është një aromë e këndshme, një ekuilibër delikatë i ëmbëlsisë dhe intensitetit. Në shënimet e freskëta të Bergamot dhe Pjeshkës së Bardhë, shfaqet toni gurmand i qumështit të bajameve dhe me delikates lulja Freesia. Dallga e Vanillës dhe e Fasules Tonka sublimon karakterin e ëmbël ftues të këtij parfumi.  
Precious Precision Cream

Precious Precision Cream

Krem i çmueshëm precizioni Me vaj Argani* dhe Lule Akmelle. Një krem për të neutralizuar humbjen e tonit të indeve dhe për të luftuar rrudhat e para të mimikës. Një krem i vlefshëm, për ditën dhe natën, jashtëzakonisht efektiv në kundërveprim në humbjen e tonit dhe luftimin e linjave të para të mimikës. Përqendrimi i lartë i Vajit Organik të Arganit e mban lëkurën të ushqyer dhe të butë, ndërsa Lule Acmella* kryen një veprim elastik dhe tonifikues. E lë fytyrën më të freskët, të shtendosur dhe rrezatuese. Përdorimi: vendoseni në fytyrë, qafë dhe dekolte duke e masazhur lehtë. I përshtatshëm edhe për konturin e syve dhe buzëve. Paketimi përmban: 50 ml
Twentifourhours Anti Age Cream

Twentifourhours Anti Age Cream

Krem 24 orësh kundër rrudhave Me vaj Argani * e Gjalpë Kariteje. Krem ditë-natë për parandalimin dhe luftimin e shenjave të para të plakjes, e për garantimin e një hidratimi të thellë. Përmban Vaj Arganit Orgakin, i pasur me acide yndyrore të pangopura dhe substanca antioksiduese, i cili ushqen lëkurën dhe lufton zhvillimin e rrudhave dhe humbjen e qëndrueshmërisë; Gjalpi Shea dhe Vaji Organik i Ullirit i japin butësi dhe mbrojtje. Veprimi përfundon me Acidi Hialuronik, i cili ndihmon për të mbajtur epidermën të hidratuar dhe të mbrojtur. Përdorimi: vendoseni në fytyrë, qafë dhe dekolte duke e masazhur lehtë. Paketimi përmban: 50 ml
Chinotto Rosa Eau de Toilette

Chinotto Rosa Eau de Toilette

Chinotto Rosa Eau de Toilette është një aromë e rafinuar, elegante dhe joshëse. Në fillim mund të perceptohen prekjet rigjeneruese dhe të gjalla të Chinotto dhe Grejpfrut, pastaj hapet aroma e saj duke sjellë një ëmbëlsi delikate. Përfundimisht, tonet e trëndafilit, zambakut të  luginës dhe të Barbarozës (Geraniumit) gërshetohen me dridhjet e drurit dhe të myshkut, dhe i jep jetës një ndjesi dhe butësi sensuale. Formula vegjetarianë pa përbërës të kafshëve E lirë nga Parabenet, Parafimi, vajrat minerale, GMO, SLS-SLES, DEA, silikoni. I testuar për Nikel dhe i testuar në mënyrë dermatologjike. Paketimi përmban: 50 ml