VITAMIN C1000mg Tre-Tard – Principium (24 tab)
Vitamin C me veprim të trefishtë për një tretje graduale
Është një suplement me dozë të lartë të Vitaminës C, kjo kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe ndihmon qelizat nga stresi oksidativ. Për më tepër, i ndihmon kockat, dhëmbet, muskujt, lëkurën dhe nyjet që të qendrojnë të shëndetshme.
Teknologjia e saj inovative e kontrolluar me veprim në tre etapa lejon një tretje graduale të Vitaminës C përgjatë ditës dhe prandaj është më e pranueshme nga trupi. Po ashtu, përmban Trëndafil të egër dhe ekstrakte të Acerola për një veprim antioksidant.
Përshkrim
Tre shtresa me veprim/lirim gradual
Me dozën e saj të lartë të Vitaminës C, C 1000 mg TRE-TARD u ndihmon shumë të moshuarve, duhanpirësve, grave shtatëzëna dhe gjidhënëse si dhe personave që merren me sporte garuese.
ÇKA PËRMBAN
Vitamin C, Acerola dhe Trëndafil të egër
KUR TË PËRDORET
Duke qenë se është antioksidant i shkëlqyer, vitamina C ndihmon në mbrojtjen natyrale të trupit dhe mund të jetë e dobishme sidomos për të moshuarit, gratë shtatëzëna dhe gjidhënëse, për personat që jetojnë në ambiente të ndotura, si dhe për duhanpirësit (sipas disa studimeve, një cigare “djegë” mesatarisht 25 deri 100 mg të Vitamin C).
SI TË PËRDORET
1 tabletë në ditë me pak ujë apo ndonjë lëng tjetër, në mes të shujtave.
SHËNIME
Nuk përmban gluten. Nuk përmban laktozë. E përshtatshme për veganët.
Sasia: 24 tableta
Lexoni udhëzimet në paketim.
Përmbajtja mesatare | 1 tableta | % NRVs |
Vitamina C | 1.000,00 mg | 1250 |
Acerola | 15,00 mg | |
Lule Dog Rose | 15,00 mg | |
* Vlerat e referencës ushqyese |
Informacion shtesë
BiosLine - Sipas Linjes | Principium |
---|---|
BiosLine - Sipas Funksionit | Vitamina dhe minerale |