PËRGJIGJET NË PYETJET TUAJA MË TË SHPESHTA PËR NGJYRAT E FLOKËVE BIOKAP

 

NGJYRAT BIOKAP NUTRICOLOR

 

ALERGJITË

A mund të shkaktojnë alergji ngjyrat e flokëve BioKap Nutricolor?

Ngjyrat e flokëve mund të shkaktojnë reaksione alergjike serioze, për këtë arsye ju rekomandojmë që në përpikëri të ndiqni udhëzimet. Ashtu siç shkruan në paketim, bëni një test të ndjeshmërisë 48 orë para se ta përdorni. Nëse dëshironi të dini si të bëni testin, lexoni me kujdes udhëzimet në fletushkën që gjendet brenda paketimit dhe po ashtu edhe pjesën e Përgjigjeve për Pyetjet më të Shpeshta “Para se të përdorni ngjyrën e flokëve – Si të bëni testin e ndjeshmërisë”.

 

NË RAST TË NDONJË REAKSIONI ALERGJIK

Çfarë duhet të bëj nëse kam reaksion alergjik gjatë përdorimit të ngjyrës?

Në rast të reaksionit alergjik gjatë përdorimit, si për shembull kruajtje e madhe, djegie e lëkurës apo skuqje e lëkurës, ndaloni menjëherë përdorimin e produktit dhe menjëherë shpëlajeni me ujë të vakët. Në raste të tilla, para se të përdorni një ngjyrë të re, konsultohuni me Dermatologun.

 

TESTIMI PËR NIKEL

Jam alergjik/e ndaj nikelit, a mund të përdori ngjyrat tuaja të flokëve?

Të gjitha produktet e linjës BioKap Nutricolor janë “Të testuara për Nikel”, (ndërlidhuni me pyetjen e mësipërme) siç tregohet në secilën pako.

Kjo nënkupton që produkti final nga secili grup prodhimi i nënshtrohet analizave për nikel. Për çdo rast, është e domosdoshme të bëhet testi i ndjeshmërisë 48 orë para se të përdorni produktin.

 

FLOKËT E NGJYROSURA

A mund të përdori BioKap Nutricolor edhe pse flokët e mia i kam të ngjyrosura më herët?

Po, është e mundshme të përdorni ngjyrat e flokëve BioKap Nutricolor në flokët e ngjyrosura më parë. Nëse ju duhet të prekni rrënjët, zgjidhni një ngjyrë të ngjashme me atë që e keni të vendosur më parë. Nëse dëshironi të ndryshoni dukjen tuaj aktuale, zgjidhni një ngjyrë më të mbyllur se sa ngjyra juaj origjinale. Nëse keni shumë flokë të thinjura, vendosni një ngjyrë që është një nuancë më e mbyllur se sa flokët tuaja në mënyrë që të keni një mbulim perfekt. Sikurse të gjitha ngjyrat permanente të flokëve, ju rekomandojmë të prisni së paku 4/5 javë për t’i ngjyrosur sërish flokët.

 

NGJYRAT E FLOKËVE DHE KËNA APO SHATIRI (VIJAT E NDRITURA)

A mund të përdori ngjyrën pasi që kam vendosur këna apo shatir?

Së pari është e domosdoshme të bëni një test në një pjesë 48 orë para përdorimit. Ngjyra mund të vendoset por ne nuk mund të garantojmë për rezultatin e saj, pasi që tretmani i mëhershëm mund të ndryshojë ngjyrën finale në përdorimin e parë krahasuar me atë që dëshironi. Përdorimet e mëvonshme, pas një muaji, mund të ndihmojnë që të arrini ngjyrën e dëshiruar. Megjithatë ne rekomandojmë që të zgjidhni hijet që nuk kanë ngjyra të kuqe dhe të testoni tek një pjesë pas qafës, për të parë rezultatin final. Nuk e rekomandojmë përdorimin e BioKap Nutricolor Delicato+Ngjyrave të Flokëve.

 

NGJYRAT E FLOKËVE DHE FLOKËT E THINJURA

A mund të mbulojnë ngjyrat tuaja thinjat?

Ngjyrat e flokëve BioKap i mbulojnë thinjat që nga aplikimi i parë. Për rezultate më të mira ne rekomandojmë si në vijim:

  • për më pak se 50% të flokëve të thinjura: përdorni një nuancë të ngjashme me atë tuajën për të mirëmbajtur ngjyrën tuaj;
  • për më shumë se 50% të flokëve të thinjura: përdorni një nuancë më të mbyllur se sa e juaja për të arritur ngjyrën tuaj.

 

NGJYRAT E FLOKËVE DHE VETULLAT

A mund të përdori ngjyrën e flokëve në vetulla?

Produkti NUK duhet të përdoret për të ngjyrosur qerpikët, vetullat, mjekrën dhe mustaqet. Është prodhuar posaçërisht për ngjyrosje të flokëve.

 

NGJYRAT E FLOKËVE DHE SYTË

Çfarë të bëj nëse më futet ngjyra në sy?

Në këtë rast, shpëlajini menjëherë sytë me shumë ujë.

 

NËSE NJOLLOSET LËKURA

Si ta largoj ngjyrën e flokëve nga lëkura?

Pas disa larjeve, ngjyra e flokëve do të zhduket. Sidoqoftë, në mënyrë që të evitojmë shqetësime të tilla, mund të përdorni kremin mbrojtës që e gjeni në paketim, apo ndonjë krem tjetër hidratues, në vijën e flokëve dhe rreth ballit para se të bëni ngjyrosjen.

 

PËRSHTATJA E NGJYRAVE

A mund t’i përziej së bashku nuancat e ndryshme?

Nëse nuk mund të gjeni ngjyrën që ju përshtatet më së miri nga linja Nutricolor dhe Nutricolor Delicato, është e mundshme të bëni përzierjen e ngjyrave mes vete.

Ju lutem të keni parasysh që 4 BioKap Nutricolor Delicato+ ngjyra e flokëve NUK DUHET të përzihen as në mes vete dhe as me ndonjë nuancë tjetër. Ngjyrat e flokëve 12 BioKap Nutricolor Delicato RAPID mund të përzihen vetëm në mes vete, pasi që kanë një kohë aplikimi prej 10 minutash.

Ne ju përkujtojmë që nëse ju tepron ndonjë pjesë e ngjyrës pa u përdorur dhe që është e përzier, nuk mund ta ruani dhe përdorni më vonë. Është po ashtu e nevojshme që të bëni një test në një pjesë 48 orë para çdo përdorimi. Ky test duhet të bëhet, edhe në rast se keni përdorur një produkt nga kjo apo ndonjë markë tjetër, pasi që ndjeshmëria ndaj ngjyrave mund të ndryshojë përgjatë kohës.

Një test paraprak duhet të bëhet për të vërtetuar rezultatin final. Varësisht nga ngjyra finale që dëshironi të keni, mund të vazhdoni të përzieni sasi të ndryshme të ngjyrave të zgjedhura në të njëjtën shishe të Nutrifix Colour Revealer.

 

NGJYROSJA DHE KOHËZGJATJA

Sa gjatë duhet të pres deri sa të përdori sërish ngjyrën e flokëve?

Zakonisht është mirë të presësh 5-6 javë para se ta përdorësh përsëri, por koha mund të ndryshojë varësisht sa shpejt ju rriten flokët.

 

KOHA E PRITJES

Sa gjatë duhet të qëndrojë ngjyra në flokë?

Për një përdorim korrekt, koha e pritjes duhet të jetë 35 minuta gjithsej. Ne rekomandojmë që përdorimi i ngjyrës të bëhet së pari në rrënjët e rritura, ta lini të qëndrojë rreth 20 minuta dhe pastaj të lyeni edhe pjesët e mbetura të flokëve dhe ta lini të qëndrojë për 15 minuta të tjerë.

Në rast se përdorni ngjyrën Nutricolor Delicato Rapid, koha e pritjes është 10 minuta.

 

NGJYRAT E FLOKËVE: KREMI NDRIÇUES

Si duhet të përdoret Kremi Ndriçues?

Kremi Ndriçues duhet të përdoret në të njëjtën mënyrë si ngjyrat BioKap Nutricolor, vetëm me ndryshimet si në vijim:

  • për të hapur ngjyrën me 1-2 nuanca: përdoreni në të gjithë gjatësinë e flokëve, lëreni të qëndrojë për 30/40 minuta;
  • për fije më të hapura: përdoreni në fije më të holla duke e përdorur veglën speciale, mbështillini me folie alumini dhe i lini për 30 minuta.

Disa udhëzime: nëse ngjyra juaj natyrale është:

  • bjonde e mbyllur: flokët tuaja do të bëhen bjonde të hapura;
  • kafe: flokët tuaja do të bëhen kafe të hapura;
  • kuqe: kujdes sepse flokët tuaja mund të bëhen ngjyrë portokalli;
  • të kafta të mbyllur/zeza: nuk preferohet që të përdorni produktin.

 

NGJYRAT E FLOKËVE: KTHIMI I NGJYRËS SUAJ NATYRALE

Nuk më pëlqen se si ka dalë ngjyra. Si mund ta kthej ngjyrën time natyrale?

Nëse rezultati final i ngjyrës është një apo dy nuanca më i mbyllur se sa ai natyral, ju mund ta hapni ngjyrën duke përdorur BioKap Nutricolor Delicato Lightening Cream (Kremin për Hapje të Ngjyrës). Nëse rezultati final është një apo dy ngjyra më të hapura se ai i ngjyrës suaj natyrale, mund të përdorni një nuancë më të mbyllur të ngjyrës. Në secilin rast, para se të vazhdoni duhet të prisni 4-5 javë për ta përdorur sërish ngjyrën. Nëse rezultati final është një ngjyrë shumë më e hapur apo shumë më e mbyllur se sa ngjyra juaj natyrale, duhet të drejtoheni te frizeri.

 

NGJYRAT E FLOKËVE, SHTATËZANIA DHE GJIDHËNIA

A mund t’i ngjyrosi flokët gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies?

Sa i përket përdorimit të ngjyrave tona të flokëve gjatë shtatzënisë, ne ju rekomandojmë që të këshilloheni me gjinekologun tuaj. Në fakt, edhe pse përbërësit janë përzgjedhur për të siguruar një tolerancë të lartë të lëkurës, duhet të kemi parasysh që gjatë shtatzënisë lëkura jonë është më e ndjeshme. Prandaj, është një rrezik më i lartë i ndjeshmërisë apo alergjisë, edhe te femrat që nuk e kanë pasur asnjëherë këtë problem.

Për këtë arsye, ne nuk rekomandojmë që të përdoret asnjë ngjyrë flokësh gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë, si dhe për muajt e tjerë u sugjerojmë që të konsultoheni me gjinekologun tuaj: disa rekomandojnë të përdorni ngjyra natyrale që nga muaji i 4-të e tutje, ndërsa disa të tjerë pas shtatzënisë dhe gjidhënies.

 

RREGULLI KRYESOR: PARA SE TË NGJYROSNI FLOKËT TUAJA

Unë i kam përdorur ngjyrat e flokëve dhe nuk kam pasur reagime alergjike, a mund ta përdori BioKap Nutricolor?

Jo para se të bëni një test në një pjesë të flokëve. Secila ngjyrë e flokëve është ndryshe dhe është shumë kryesore që të bëhet një test në një pjesë 48 orë para çdo përdorimi. Testi duhet të bëhet, edhe nëse keni përdorur më parë këtë produkt apo ndonjë produkt nga markat tjera, pasi që ndjeshmëria ndaj ngjyrave mund të ndryshojë përgjatë kohës.

 

PARA NGJYROSJES SË FLOKËVE

Si ta bëj testin e një pjese?

Përzieni një sasi të vogël të BioKap Nutricolor Colouring Cream (Kremit për Ngjyrosje) me një sasi të barabartë të Nutrifix Colour Revealer (Definuesit të Ngjyrës). Si enë mund të përdorni një kapak, një filxhan letre apo një filxhan të kafesë.

Duke përdorur një shkop pambuku, aplikoni një sasi të vogël të produktit pas veshit apo në kthesën e bërrylit, aq sa për të mbuluar një pjesë të barabartë me 1 cm katror.

Përsëriteni dy apo tri herë dhe lëreni të thahet pasi ta aplikoni. Mbylleni Colouring Cream (Kremin për Ngjyrosje) dhe Nutrifix Colour Revealer (Definuesin e Ngjyrës) me kujdes, pastaj prisni 48 orë pa e larë, pa e mbuluar apo pa e prekur atë pjesë.

Nëse keni kruarje, skuqje apo ndonjë çrregullim tjetër të lëkurës gjatë kësaj periudhe, mos e përdorni produktin si dhe konsultohuni me një dermatolog para se të përdorni ndonjë produkt tjetër për ngjyrosje të flokëve.

Testi në pjesë është një masë paraprake e arsyeshme që mund ta zvogëlojë, por jo ta ndalojë, rrezikun e një reaksioni alergjik, edhe në rastet kur rezultati del negativ. Nëse, pas kësaj periudhe, nuk keni kruarje, skuqje apo ënjtje, mund të vazhdoni të përdorni Ngjyrën BioKap Nutricolor.

 

NGJYRAT E FLOKËVE DHE PARALAJMËRIMET

Kur nuk duhet t’i përdori produktet për ngjyrosje të flokëve?

Produktet për ngjyrosje të flokëve nuk duhet të përdoren nëse përdoruesi:

  • ka pasur një reaksion të mëhershëm nga ngjyrat e flokëve;
  • ka një lëkurë të kokës të ndjeshme, të irritueshme apo të dëmtuar apo skuqje të fytyrës;
  • ka pasur një reaksion nga një tatuazh i bërë me këna të zezë.

Po ashtu, këto produkte nuk janë paraparë të përdoren nga personat nën moshën 16 vjeç.