NEOCISTIN PAC-A URTO – STUDIMI KLINIK
PAC-A Dy-Trimerike (ProAntoCianidine të tipit A) dhe Forskolin: një kombinim inovativ dhe efikas në rastet e Cistitit të përsëritur të pa komplikuar të herëpashershëm dhe / ose post-koital.
Testim klinik
Redaktuar nga Mario Fadin* dhe Mariaceleste Nicoletti**
* Gjinekolog, Sempione Medical Centre, Milano
**E diplomuar në Farmaci, Krea Innovazione srl, Milano
Abstrakt
Objektivi: Për të arritur efektivitetin e marrjes orale të PAC-A Dy-Trimerik (Vaccinium macrocarpon Aiton materie e thatë e titruar me metodën analitike HPLC MS/MS e cila përcakton saktësisht përmbajtjen e PAC-A) dhe + D-Mannose + Coleus forskohlii Briq. për zvogëlimin e RUC (Cistiti i përsëritur i pa komplikuar) rikthehet te gratë të diagnostifikuara me RUC të herëpashershëm dhe / ose post-koital.
Metodologjia: 20 paciente (Grupi A) + 20 paciente (Grupi B) me diagnozë të RUC (3 episode për vit me një kulturë pozitive në 12 muajt e fundit) janë rekrutuar. Pacientet e Grupit A, me diagnozë të lehtë të RUC, janë trajtuar me 36,72 mg të PAC-A dhe + 300 mg të D-Mannose + 9,00 mg të Forskolin çdo ditë (3 tableta të NeoCistin®* PAC-A PROTECT/ditë) për 10 ditë në muaj, për 3 muajt e trajtimit. Pacientet e Grupit B, me diagnozë post-koitale RUC, janë trajtuar me 55,08 mg të PAC-A dhe + 1300 mg të D-Mannose + 7,50 mg të Forskolin pas çdo marrëdhënie seksuale (një qesë të NeoCistin®* PAC-A URTO) plus dozën e njëjtë në mëngjesin e nesërm, gjatë 3 muajve të vrojtimit. Testi i urinës, urino kultura dhe simptomatologjia e perceptuar e pacientëve janë vlerësuar në fillim dhe në javën e dymbëdhjetë që nga fillimi i trajtimit.
Rezultatet: Duke marrë parasysh 40 pacientet e përfshira në testim, rezultatet e arritura në fund të trajtimit kanë treguar një përmirësim substancial në zvogëlimin e nivelit të rikthimit të RUC në raport me gjendjen fillestare (p <0,001). Lidhja në mes të PAC-A dhe D-Mannose kanë nxjerrë në pah një efekt pozitiv të jashtëzakonshëm në pas trajtimin e urino kulturës siç është krahasuar me atë të gjendjes fillestare, me zvogëlim të numrit të mikro-organizmave urinare (p <0,001). Rëndësia e simptomatologjisë lidhur me RUC, që lidhen me problemet me urinim, janë zvogëluar në mënyrë të dukshme po ashtu. Për me tepër, nuk është regjistruar asnjë efekt anësor.
Përfundimet: Rezultatet e testimit sugjerojnë që marrja orale e PAC-A dhe D-Mannose mund të ndihmojnë efektivisht në zvogëlimin e rikthimit të rregullsisë së cistitit të rëndë të herëpashershëm dhe / ose post-koital dhe të simptomatologjisë së lidhur me të.
*NeoCistin® – Patent no.1381761
Parathënie
Cistiti i rëndë i pa komplikuar (UC) është një inflamacion i mukozës së fshikëzës e cila ndodh si mungesë e funksionimit dhe/apo çrregullimeve anatomike që varen nga sistemi gjenitourinar. Enterobakteri (Escherichia Coli, një baktere e zorrëve) shpesh është mikroorganizmi që shkakton inflamacion (1). UC kryesisht ndikon te gratë. Kjo është para së gjithash për shkak të shkurtësisë së uretrës (3-4 cm) dhe për shkak të afërsisë që ka me rektumin. Kjo nënkupton që bakteret e zorrëve nga këtu lehtë mund të arrijnë në uretër dhe fshikëz. Përafërsisht gjysma popullatës së gjinisë femërore i nënshtrohet UC së paku një herë në jetë dhe niveli ngritet në relacion të drejtë me moshën, deri në arritjen e një mbizotërimi prej 10% pas moshës 60 vjeç (2). UC-të janë infeksione shumë të përsëritura: çereku i pacientëve që kanë pasur episod cistiti më herët do të vërejnë së paku 2 episode tjera UC në 6 muaj, apo, më tradicionalisht, 3 urino kultura pozitive në 12 muaj (2). Cistiti i pa komplikuar i përsëritur (RUC) zakonisht karakterizohet me 2-3 episode të UC në vit me një urino kulturë pozitive në 12 muajt e fundit (3). Rikthimi i RUC shkaktohet nga qëndrueshmëria e bakteres në florën vagjinale e cila ka shkaktuar fillimisht UC-në. Këto baktere që kanë mbetur të heshtura gjatë periudhës pa simptoma e sulmojnë fshikëzën sërish me një RUC konsekuent për shkak të faktorëve nxitës. Në fakt, është në gjendje të brendësohet në qelizat uroteliale përveç që pushton edhe traktin urinar. Kjo strategji mbron nga terapitë me antibiotikë dhe siguron që bakteret të dalin nga qelizat mysafire, duke pushtuar serish traktin urogjenital. 60% e përsëritjeve janë të llojit post-koital dhe ky është një fakt i rëndësishëm: episodet përsëritëse të cistitit paraqiten 24-72 orë pas marrëdhënies seksuale (4). Penetrimi i mashkullit ngacmon një inflamacion të indeve në uretër dhe në trigon, me një aktivizim pasues të bashkësive bakteriale intraqelizore të E. Coli në njërën anë; dhe kjo mund të lehtësoj hyrjen e baktereve të tjera agresive brenda në uretër me një shpërndarje pasuese në fshikëz dhe një infeksion të ri ne anën tjetër. Diagnoza e UC bazohet në koleksionin anamnetik dhe në shenja klinike të cilat janë regjistruar nga pacienti, por gjithashtu dhe mbi të gjitha në testet urinare, në urino kulturë dhe në antibiogramin pasues. Reagimet për bakteriuria (bakteret në urinë) më te larta se 1000 CFU/ml është e mjaftueshme që të konfirmohet infeksioni te pacientet simptomatik. Të dhënat e vërtetuara nga Literatura Shkencore (5) dhe nga Udhëzimet Ndërkombëtare e konfirmojnë që terapia me e zakonshme për trajtimin e UC përfshinë përdorimin e antibiotikeve (6). Për më tepër, te pacientet me RUC, në përgjithësi rekomandohet që për disa muaj të përdoret një dozë e ulët e antibiotikëve profilaktik (7). Sidoqoftë, terapia me antibiotik shpesh nuk e zgjidh definitivisht problemin; përveç kësaj, e nxitë seleksionimin e mikroorganizmave rezistues duke shkaktuar fillimin e një cikli të egër i cili bëhet i vetë qëndrueshëm dhe shkakton përsëritjen e infeksionit. Prandaj, është duke u rritur kërkesa për trajtime si një alternativë ndaj antibiotikëve të tanishëm. Strategjitë e reja terapeutike duhet të japin një rezultat anti-inflamator dhe të ndihmojnë në çrrënjosjen e bakteres uropatogjene. Disa testime klinike kanë hetuar veprimin e molekulave të marra oralisht. Boronica e kuqe e titruar në PAC-A dhe D-Mannose janë përbërësit aktiv nga të cilët janë prodhuar dëshmitë më të shumta. Fruta e Boronicës së kuqe përmban sheqer, kripëra minerale dhe, mbi të gjitha, ProAntoCIanidines (PAC). Janë oligomere të gjatësive të ndryshme të cilat janë të ndara në dy grupe: PAC-A dhe PAC-B. Deri më tash kemi parë që PAC-A i bërë bashkë me E.Coli tip P’s fimbrias e parandalojnë aderimin e baktereve në qelizat uroepiteliale të fshikëzës si dhe pushtimin e tyre pasues që paraqitet me infeksion. (8). Disa studime kanë konfirmuar që vetëm PAC-A, falë fraksionit oligometrik me tip A me lidhje të dyfishtë, janë në gjendje që të lidhen me E.Coli fimbrias. Nga ana e kundërt, D-Mannose e ngacmon bakteren dhe parandalon aderimin e saj në qelizat epiteliale të fshikëzës, duke e lehtësuar largimin e saj me diurezën. Për me tepër, e kufizon zhvillimin e biofilmit bakterial dhe ndihmon në renovimin e murit të fshikëzës (9). Barishtja Aziatike Plectranthus barbatus, e njohur edhe si Coleus forskohlii Briq, përmban një diterpene të quajtur forskolin, i cili është një aktivizues i fortë i AMP-ve (10) (11) që përfshihet, nga ana e saj, në punën e brendshme të ekzocitozës bakteriale (12).
Pacientet dhe metodologjia
Ky është një testim klinik që ka për qëllim të arrijë efikasitetin e bashkimit të PAC-A dhe D-Mannose për zvogëlimin dhe menagjimin e përsëritjes së cistitit akut të rastit dhe/apo post-koital. Testimi i hapur ka qenë i përqendruar vetëm në një qendër dhe e kontrolluar kundrejt një pacienti. Testimi është bërë në 40 gra të ndara në dy grupe: Grupi A dhe Grupi B. Për Grupin A janë rekrutuar 20 gra me diagnozë RUC (3 episode në vit me urino-kulturë pozitive në 6 muajt e fundit); për Grupin B 20 gra me diagnozë RUC (3 episode në vit me urino-kulturë pozitive në 6 muajt e fundit) pas marrëdhënies seksuale. Kriteret e përfshirjes në testim kanë qenë: (1) gratë e moshës mes 18 dhe 75 vjeçe; (2) së paku 3 infeksione UC në 12 muaj të cilat janë diagnostifikuar 6-9 ditë para testimit dhe trajtuar me antibiotik sipas Udhëzimeve Ndërkombëtare për Trajtimin e Cistitit të Pa komplikuar Akut; (3) Pacientet që janë në gjendje të marrin terapi orale. Kriteret e mos përfshirjes në testim kanë qenë: (1) shtatzënat dhe gratë gjidhënëse; (2) pacientet me infeksione vagjinale; (3) pacientet që dyshohet se kanë pielonefriti; (4) urolitiaza; emeza e rëndë (5) HIV apo mungesë tjetër të imunitetit; diabet mellitus; kancer; sëmundje kronike të veshkave; hipertension kronik; (6) alergji të njohur nga përdorimi para testimit i antibiotikëve për UC apo NeoCistin® PAC-A URTO apo NeoCistin® PAC-A PROTECT (NeoCistin® PAC-A përmban Formulën e Patentuar nr. 1381761 Boronicë e kuqe me materie të thatë të titruar me 36% në ProAntoCianidine nga e cila 85% në PAC-A + D-Mannose + Vitaminë C, për më tepër, përmban Coleus + Quercitina); (7) operacioni paraprak i veshkave ose fshikëzës; anomali anatomike në traktin urinar (valvola uretra mbrapa, fshikëza neurogjenike ose ndonjë pengesë urinare); (8) pacientet të cilat janë të përfshira në disa testime klinike në të njëjtën kohë. Gjatë testimit, përdorimi i antibiotikeve në të njëjtën kohë, dietat tjera që përmbajnë shtesa të Boronicës së kuqe, probiotik, spermicide, frenuesit (inhibitorët) e Oligo-sakaridit të aderimit bakterial, ekstrakte ose vaksina të Escherichia Coli, terapia estrogjenike brenda-vagjinale janë të ndaluara. Për më tepër, pacientet janë informuar për praktikat e higjienës që duhet ndjekur në mënyrë qe t’i ndihmojnë ato në parandalimin e RUC, mbi konsumin e përshtatshëm të lëngjeve dhe në urinimin e përsëritur pas marrëdhënieve seksuale.· Pacientet e Grupit A kanë marrë terapi orale të përberë nga 3 tableta/ditë të NeoCistin® PAC-A PROTECT (për 3 tableta: 36,72 mg PAC-A dhe + 300 mg of D-Mannose + 9 mg forskolin) 10 ditë në muaj, për total të 3 cikleve të trajtimit (një në muaj). Për secilin cikël, trajtimi ka filluar menjëherë pas rrjedhes së fundit të menstruacioneve.· Pacientet e Grupit B kane qenë subjekt i trajtimit që ka zgjatur 3 muaj. Kjo ka përfshirë marrjen e 1 qese të neoCistin® PAC-A URTO pas marrëdhënies seksuale plus një qese në mëngjesin e nesërm (për 2 qese: 110,16 mg te PAC-A dhe + 2600 mg të D-Mannose + 15 mg të forskolin).
Asnjë nga pacientet nuk është larguar nga testimi.
Qëllimi i testimit
Qëllimi i këtij testimi ka qenë për të zbuluar efikasitetin e marrjes orale të:
-
- Grupi A; 36,72 mg PAC-A dhe + 300 mg të D-Mannose + 9 mg forskolin për ditë (3 tableta të neoCistin® PAC-A PROTECT/dite) për 10 ditë/muaj, pas 3 cikleve të trajtimit te gratë me diagnozë RUC.
- Grupi B; 110,16 mg te PAC-A dhe + 2600 mg te D-Mannose + 15 mg te forskolin (2 qese te neoCistin® PAC-A URTO) pas një observimi 3 mujor të grave të diagnostifikuara me RUC, pas marrëdhënies seksuale në zvogëlimin e përsëritjes së nivelit të RUC dhe të nivelit të simptomatologjisë që ndërlidhet me të.
Mbledhja e të dhënave
Dy vizita për mbledhjen e të dhënave, kontrolle fizike, teste urine dhe urino kulture janë programuar për pjesëmarrëset. Vizita e parë fillestare për fillimin e ekzaminimit dhe trajtimit dhe e dyta në javën e 12-të për përfundimin e trajtimit. Të dhënat në vijim janë mbledhur në dosjet klinike të pjesëmarrëseve dhe përmes intervistave personale të bëra nga një profesionist sanitar: mosha, pesha, gjatësia, numri i episodeve me cistit (në 3 muajt e fundit), numri i episodeve me cistit pas marrëdhënies seksuale (në 3 muajt e fundit, trajtimet e përdorura me herët, hidratimi gjatë javës së kaluar, data e fundit e ciklit menstrual/menopauzës, numri i marrëdhënieve seksuale gjatë javës, niveli i higjienës intime, urinimi (gjatë javës së fundit), niveli i strangurisë (dhimbja që shoqëron ose pason urinimin) dhe dizurisë (urinimi i dhimbshëm). Për me tepër, edhe rezultatet e testit të urinës dhe urino kulturës janë raportuar. Gjatë vizitës së dytë, çdo efekt anësor i lidhur me trajtimin me neoCistin® PAC-A PROTECT apo me neoCistin® PAC-A URTO janë marrë në konsideratë.
Vlerësimi i simptomave dhe analiza statistikoreTë dhënat që lidhen me simptomat e dizurisë dhe strangurisë po ashtu janë mbledhur nga një profesionist sanitar gjatë vizitës fillestare dhe përfundimtare. Pacientja që ka shënuar nga 0 deri në 3 pikë për secilin simptomë sipas nivelit simptomatologjik, (0: mungon, 1: i dobët, 2: i matur, 3; i rëndë).Një vlere p<0,05 është konsideruar si statistikisht e rëndësishme.
Rezultatet
Nga 40 gratë e rekrutuara, asnjëra nuk është larguar nga testimi dhe të gjitha e kanë përfunduar trajtimin sipas udhëzimeve të dhëna. Gjatë 3 muajve para trajtimit, në të gjitha 40 gratë janë shënuar 230 episode të RUC. Trajtimi me linjën neoCistin® PAC-A ka treguar një përmirësim të rëndësishëm në zvogëlimin e niveleve të përsëritjes së RUC të rastësishme dhe post-koitale: -81,7% nga pas trajtimi i të gjitha episodeve (p<0,001) (Figura 1).
Figura 1
Në Grupin A, trajtimi me neoCistin® PAC-A PROTECT ka sjellë në zvogëlimin në 89,3% të episodeve të cistitit të përsëritur pas trajtimit, krahasuar me gjendjen fillestare (p<0,001): 9 episode kundër 84 (Figura 2). Në Grupin B, niveli i përsëritjes së RUC post-koitale është zvogëluar në 78,1% (p<0,001) pas trajtimit, krahasuar me gjendjen fillestare: 30 episode kundër 137 (Figura 3).
Figura 2
Figura 3
Gjatë vizitës fillestare, të gjitha pacientet kanë qenë simptomatike dhe 100% (n=40) kanë shfaqur urino kulturë pozitive. Pas trajtimit urino kultura ishte pozitive te vetëm 12 gra (-70%; p<0,001) (Figura 4).
Figura 4
Zvogëlimet e rëndësishme statistikore te dizuria dhe stranguria janë vrojtuar te pacientet pas trajtimit për 40 ditë me PAC-A dhe D-Mannose. Gjatë vizitës fillestare, mesatarja e pikëve për Grupin A sa i përket strangurisë ishte 1,93 dhe dizurisë 2,13 krahasuar me 1 dhe 0,80 që janë regjistruar gjatë javës së 12-te (zvogëlim 48% i strangurisë dhe 62% i dizurisë). Pikë të barabarta të strangurisë dhe dizurisë janë regjistruar për Grupin B në fillim. Ato ishin 1,60 dhe 1,65 kundër 0 dhe 0,75 që janë regjistruar pas trajtimit (zvogëlimi i 100% i strangurisë dhe 55% i dizurisë) (Figura 5). Hematuria u përmirësua gjithashtu pas trajtimit, krahasuar me atë të gjendjes fillestare (25 episode kundër 25 3).
Lidhja ndërmjet PAC-A dhe D-Mannose është pranuar shumë mirë. Asnjë nga pacientet nuk e ka ndërprerë trajtimin dhe nuk është vrojtuar asnjë efekt anësor gjatë periudhës 3 mujore të trajtimit.
Figura 5
Shtjellim
Qëllimi i këtij testimi ka qenë që në mënyrë perspektive të hetojë efektet e lidhjes midis PAC-A dhe D-Mannose në nivelin e përsëritjes së cistiti akut të pa komplikuar te gratë me diagnoze të RUC. Dy lloje të përsëritjes së RUC janë marrë në konsideratë: e rastësishme dhe post-koitale. Trajtimi me 36,72 mg të PAC-A dhe +300 mg të D-Mannose +9 mg të forskolin në ditë te gratë me cistit te përsëritur dhe trajtimi me 110,16 mg me PAC-A dhe +2600 mg te D-Mannose +15 mg të forskolin te gratë me cistit të përsëritur post-koital, për një periudhë vrojtimi 12 javore, është zbuluar se shoqërohet me një ulje të rëndësishme dhe në kohë të shkallës së përsëritjes së RUC. Në të njëjtën kohe, kemi pasur një zvogëlim në nivelin simptomatologjik që ndërlidhet me RUC. Trajtimi ka dhënë një profil të shkëlqyeshëm sigurie.
Përfundim
Cistiti akut i pa komplikuar i përsëritur (RUC) është një gjendje që përsëritet shpesh dhe në shumicën e rasteve, mund të diagnostikohet dhe trajtohet suksesshëm. Te pacientet me RUC, në përgjithësi rekomandojmë profilaksi antibiotikësh për disa muaj; sidoqoftë, trajtimet jo farmakologjike po evoluojnë për t’u kujdesur për inflamacionin për shkak të rezistencës ndaj antibiotikëve. Rezultatet e testimit tonë sugjerojnë se si lidhja midis PAC-A dhe D-Mannose është efikas në zvogëlimin e nivelit të RUC dhe kështu përmirësojnë simptomatologjinë. Prandaj, kjo lidhje duhet të konsiderohet t’iu jepet pacientëve me diagnoze RUC në mënyrë rutinore, në mënyrë që të zvogëlohet niveli i përsëritjes se RUC te gratë në të dyja rastet e përsëritjes qoftë të rastësishme qofte post-koitale.
Bibliografia
- Recurrent uncomplicated cystitis in women: allowing patients to self-initiate antibiotic therapy. Prescrire International. Feb 2014, Vol. 23, 146, pp. 47-9.
- Nicolle, LE. Urinary tract infection: traditional pharmacologic therapies. The American Journal of Medicine. July 8, 2002, Vol. Suppl. 1A, pp. 35S-44S.
- Shawn D., et al. Guidelines for the diagnosis and management of recurrent urinary tract infection in women. Oct 5, 2011, Vol. 5, pp. 326-322.
- Stamatiou, C., et al. Sex-induced cystitis–patient burden and other epidemiological features. CLINICAL AND EXPERIMENTAL OBSTETRICS & GYNECOLOGY. 2005, Vol. 32, pp. 180-2.
- Katchman, EA, et al. Three-day vs longer duration of antibiotic treatment for cystitis in women: systematic review and meta-analysis. The American Journal of Medicine. November 2005, Vol. 1, pp. 1196-207.
- Gupta, K., et al. International Clinical Practice Guidelines for the treatment of acute uncomplicated cystitis and pyelonephritis in women: A 2010 update by the Infectious Diseases Society of America and the European Society for Microbiology and Infectious Diseases. Clinical Infectious Diseases. March 2011.
- Albert, X., et al. Antibiotics for preventing recurrent urinary tract infection in non-pregnant women. . Cochrane Database of Systematic Reviews. 2004.
- Raz R, Chazan B, Dan M. Cranberry juice and urinary tract infection. Clinical Infectious Diseases. 15, May 2004, Vol. 38, pp. 1413-9.
- Kranjčec B, Papeš D, Altarac S. D-mannose powder for prophylaxis of recurrent urinary tract infections in women: a randomized clinical trial. World Journal of Urology . Feb 2014 , Vol. 32, 2, pp. 79-84.
- H., Metzger and E., Lindner. The positive inotropic-acting forskolin, a potent adenylate cyclase activator. 1981, Vol. 31, 8, pp. 1248-50.
- Seamon KB, Daly JW. Forskolin: a unique diterpene activator of cyclic AMP-generating systems. 1981, Vol. 7, 4, pp. 201-24.
- Song J, Bishop BL, Li G, Grady R, Stapleton A, Abraham SN. TLR4-mediated expulsion of bacteria from infected bladder epithelial cells. Sep 1, 2009, Vol. 106, 35, pp. 14966-71.