VitaCalm® Ansistop® Act

Për relaks dhe mirëqenie mendore

Vitacalm Ansistop ACT është një suplement ushqimor në formë spraji nëngjuhësor. Falë përbërësve të tij, produkti është i dobishëm për të rivendosur qetësinë në situata ku stresi psikologjik ka të ngjarë të ndryshojë emocionalitetin dhe të gjenerojë shqetësime, agjitacion dhe mendime negative.

VitaCalm ANSISTOP ACT përmban SimbiΩGABA®, një kompleks i patentuar i bazuar në Acidin Gama-Aminobutirik (GABA) dhe ekstrakt Melissa, i dobishëm për të nxitur relaksimin dhe mirëqenien mendore në rast stresi. Ekstrakti i lëvores së manjollës dhe vaji esencial i portokallit të ëmbël plotësojnë formulën.

1804

Përshkrim

Ky spray praktik nëngjuhësor lejon një përthithje të shpejtë të të gjithë përbërësve aktivë që gjenden në formulim

KUR TË PËRDORET

VitaCalm Ansistop ACT është i dobishëm për të nxitur qetësinë në situata ku stresi psikologjik ka të ngjarë të ndryshojë emocionalitetin dhe të gjenerojë shqetësime, agjitacion dhe mendime negative.
Ankthi: Ankthi është një kompleks sjelljesh dhe reaksioneve fiziologjike, që aktivizohen kur ne perceptojmë një rrezik. Ankthi bëhet një çrregullim i vërtetë kur frika, stresi dhe agjitacioni që e karakterizojnë atë janë të pabaza dhe nuk lidhen me ndonjë stimul specifik. Ata që vuajnë nga ankthi priren të shmangin të gjitha sjelljet që mund të shkaktojnë shqetësime, agjitacion dhe stres, duke kompromentuar seriozisht cilësinë e jetës.
Në raste të tilla, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj.

SI TË PËRDORET

4 sperkatje nëngjuhës kur është e nevojshme, deri në 4 herë në ditë. Tundeni shishen mirë para përdorimit.

ÇKA PËRMBAN

MBIΩGABA®, ekstrakt i thatë i gjetheve Melissa, ekstrakt i lëngut të lëvores së manjollës, vaj esencial i portokallit të ëmbël.

PAKETIMI

20ml.

SHËNIME

Pa gluten. Pa laktozë. E përshtatshme per vegan. Lexoni paralajmërimet në paketim.