Rinopur Allergie
Kundër alergjenëve.
Rinopur® Allergie Spray Nasale rekomandohet në rastet e rinitit alergjik. Përbërja e saj bazohet në Acidin Hialuronik, Kripën e shpellës dhe fitoekstraktet, të cilat krijojnë një barrierë mbrojtëse që parandalojnë pluhurin, polenin dhe alergjenët tjerë për të hyrë në mukozën e hundës, duke e mbrojtur dhe mbajtur integritetin e saj.
Përshkrim
Rinopur® Allergie Spray Nasale e pastron hundën, duke ndihmuar në mbajtjen e lagështisë dhe lehtëson eliminimin e irrituesve që kanë mbetur në zgavrat hundore, që shkaktojnë irritimin. Helikriza dhe ekstraktet e Rrushit pa fara, me një veprim anti-oksidant, lehtësojnë simptomat, ndërsa Plantago dhe Panthenol kanë një veprim mbrojtës, lehtësues dhe qetësues në mukozën e irrituar të hundës, përmes një veprimi mekanik dhe jo farmakologjik.
Nuk përmban prezervativë, rekomandohet për të rritur, fëmije dhe të moshuar.
ËSHTË NJË PAJISJE MJEKËSORE CE (që i plotëson kushtet e BE-së).
Lexoni paralajmërimet dhe udhëzimet me kujdes.
Autorizimi ministror u kërkua më 28/01/2021.
KUR TË PËRDORET
Në raste të alergjisë dhe rinitit alergjik.
SI TË PËRDORET
Para përdorimit, fryju hundeve, hapeni kapakun e produktit dhe spërkateni secilën vrimë të hundës duke marre frymë butësisht.
Të rriturit dhe fëmijët (6-12 vjeç): spërkatni 1-2 here në secilën vrimë të hundës; fryni hundën dhe përsëriteni.
Fëmijët (3-6 vjeç): spërkatni 1 herë në secilën vrimë të hundës; fryni hundën dhe përsëriteni.
ÇKA PËRMBAN
Kripë nga Shpella, Acid Hialuronik, ekstrakt Helikrizme, ekstrakt Plantago, ekstrakt i Rrushit pa fara.
SHËNIME
Nuk përmban prezervativë. I përshtatshëm për veganët dhe vegjetarianët.
Paketimi: 20 ml
Informacion shtesë
BiosLine - Sipas Funksionit | Trakti I frymëmarrjes dhe mbrojtjes natyrale |
---|