Principium Q10 Max
Zemër, mëlçi, tru dhe muskujt skeletor.
Koenzima Q10 (apo ubikinon) është një element vital për funksionimin e mitokondrieve. Është prezent në të gjitha qelizat (thuhet se ka shpërndarje të kudogjendur, pra “ubikinon”) dhe është i përfshirë në aktivitetet energjike të zemrës, mëlçisë, trurit dhe muskujve skeletor.
Q10 MAX është një suplement i bazuar në Kaneka Q10®, një Koenzim Q10 që përfitohet nga maja natyrore me anë të fermentimit. Po ashtu, përmban edhe Fosfolipide të Lulediellit dhe Bioperine®, një ekstrakt i Piperit të zi i titruar me 95% piperinë që luan funksionin antioksidant dhe është i dobishëm për fuknsionimin e rregullt të sistemit kardiovaskular.
Kaneka Q10® është një markë tregtare e regjistruar nga Kaneka Nutrients – SHBA
Bioperine® është një markë tregtare e regjistruar nga Sabinsa Co. – SHBA
Përshkrim
KUR TË PËRDORET
Koenzima Q10 bie brenda proceseve fiziologjike normale të trupit dhe mund të jetë e dobishme në rastet e zvogëlimit të furnizimit për shkak të një diete dobësimi apo rritjes së nevojave.
SI TË PËRDORET
1 kapsulë gjatë apo pas çdo vakti kryesor të ushqimit, me pak ujë apo ndonjë lëng tjetër, deri në 4 kapsula në ditë.
ÇKA PËRMBAN
Koenzima Q10, Fosfolipidet e Lulediellit dhe ekstrakti i Piperit të zi.
SHËNIME
Nuk përmban gluten. Nuk përmban laktozë. E përshtatshme për veganët.
Lexoni udhëzimet në paketim.
Paketimi: 60 kapsula vegjetale.
PËRMBAJTJA
Përmbajtja mesatare 2 kapsula
Kaneka Q10® – Q10 Koenzima 100.0 mg
Fosfolipide të Lulediellit të titruar në 24% Fosfatidilkolina 200.0 mg
Bioperine® – frut i Piperit të Zi të titruar në 95% piperinë 2.5 mg
Informacion shtesë
BiosLine - Sipas Linjes | Principium |
---|