Fico Eau de Toilette

Një balancim perfekt i toneve gjallëruese, të ëmbla dhe mbështjellëse. Së pari vihen re lulet shkëlqyese dhe aromatike nga Limoni dhe Kardamomi, duke ju ftuar ta shijoni në maksimum fikun e ëmbël. Pastaj lëshohet ndjeshmëria dehëse nga Jasmine dhe Ylang Ylang (lule nga një dru tropikal), me të cilat ndërthuret edhe druri i Kashmirit. Dhe së fundi, dallohen tonet e ngrohta dhe sensuale të Qelibarit dhe Vaniljes.

Paketimi përmban: 50 ml

1075

Përshkrim

I gjithë emocioni gjallërues i verës italiane gjendet në këtë linjë që nxjerr frymëzim nga njëra prej frutave të Mesdheut siç është Fiku. Aroma e tij e ëmbël dhe kremoziteti i saj tërheqës janë thelbi i këtyre produkteve të dizajnuara për të zbutur lëkurën, për ta mbajtur atë të butë dhe për t’i dhënë asaj një ndjenjë të mirëqenies së freskët.

Formula e bazuar në ekstrakte organike të Fikut dhe Kardamomit, përmbajnë deri në 98% të përbërësve me origjinë natyrale, për këtë arsye janë gjithashtu të përshtatshme edhe për lëkurën më delikate.

Përbërësit aromatik: Limon, Fik, Kardamom, Lule portokalli, Jasemini, Ylang ylang, Dru kashmiri, Vanilje, Qelibar.

Natures - Sipas Linjes

Fico

Natures - Sipas Funksionit

Eau De toilette