Përshkrim
Vaji i mëlçisë së merlucit me shije natyrale dedikuar për fëmijë, prodhuar nga Lysi Islandë.
Pastërtia, shija e mirë dhe efikasiteti janë karakteristikat e arta të produkteve Lysi, marrë nga ujërat e Atlantikut të Veriut.
Burimi ideal i vitaminave A, D, E dhe acideve yndyrore Omega-3, ky vaj përfaqëson terapinë tradicionale kundër rakitit, ndihmon në ruajtjen e shëndetit të kockave, përmirësimin e funksionit kognitiv dhe të shikimit, si dhe stabilizimin e humorit, përqendrimit dhe rezistencës ndaj përpjekjeve fizike dhe mendore.
Vaji i mëlçisë së merlucit për fëmijë nga Lysi, falë pastërtisë së tij, rekomandohet edhe për fëmijët nën 1 vjeç, si një burim thelbësor i vitaminës D dhe acideve yndyrore Omega-3.
Njëkohësisht, përdorimi i Vajit të mëlçisë së merlucit për fëmijë nga Lysi është i dobishëm për shëndetin në përgjithësi, duke kontribuar si një faktor i fortë për parandalimin e sëmundjeve dhe rritjen e imunitetit.
Përbërësit: Vaj peshku i pastër (Vaj mëlçie merluci, Vaj toni) – 99.9%, Vitamina D3, Vitamina A, Vitamina E.
Doza e rekomanduar ditore:
Fëmijët 0-12 muajsh: 3-4 pika/ditë
Fëmijët 1-10 vjeç: 1 lugë çaji (5 ml)/ditë
Personat mbi 11 vjeç: 1 lugë gjelle (10 ml)/ditë
Sasia në një shishe: 240ml vaj peshku i pastër
Pas hapjes të konsumohet brenda 2-3 muajve dhe të ruhet në frigorifer në shishen origjinale të paketimit.
Shëndet në çdo pikë!
Kthejeni zakonin e kujdesit për shëndetin e fëmijës tuaj në një kënaqësi të përditshme.
PËR TRU, ZEMËR, SY DHE KOCKA TË SHËNDETSHME!
Përmbajtja | 10ml | % NRVs |
Energji | 340 kJ / 80 kcal | |
Yndyrë, nga të cilat: | 9.2 g | |
* Yndyra të ngopura 2 g, | 2.0 g | |
* Yndyra të monosaturuara | 3,9 g | |
* Yndyra të pangopura | 3.3 g | |
Omega-3, nga të cilat: | 2390 mg | |
* EPA/ acid eikosapentaenoik | 690 mg | |
* DHA/acid dokosaheksaenoik | 1290 mg | |
Vitamin E ( D-alpha tocopherol acetate) | 9.2 mg | 77% NRV |
Vitamin A (retinyl palmitate) | 275 ug | 34% NRV |
Vitamin D3 (cholecalciferol) | 18.4 µg | 368% NRV |
Shtesë ushqimore.
- Mos tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
- Ruajeni në një vend të thatë, të freskët dhe larg dritës.
- Mbajeni larg fëmijëve të vegjël dhe jashtë mundësive të tyre për ta arritur.
- Shtesat ushqimore nuk zëvendësojnë një dietë të larmishme dhe të balancuar, si dhe një stil jetese të shëndetshëm.
- Vaji bëhet opalescent* kur është i ftohtë, por kjo nuk ndikon në cilësinë e tij.
- Personat alergjikë ndaj peshkut duhet të shmangin konsumimin e vajit të peshkut.
- Gratë shtatzëna ose ato që ushqejnë me gji, si dhe personat që vuajnë nga çrregullime të koagulimit të gjakut, duhet të kërkojnë këshillë mjekësore përpara përdorimit të produktit.
- Konsumojeni, mundësisht, përpara përfundimit të muajit të shënuar në paketim.