Lysi Cod Liver Oil – Shije Limon 240ml

Vaji i mëlçisë së merlucit me shije natyrale të limonit dedikuar për fëmijë dhe të rritur

Vaji ynë i mëlçisë së merlucit nxirret nga mëlçitë e freskëta të merlucit të egër, është i pasur me vitamina A dhe D dhe gjithashtu përmban vitaminë E. Vitaminat A dhe D janë të nevojshme për të siguruar rritjen normale të dhëmbëve dhe kockave, si dhe një shikim të shëndetshëm.

Vaji i mëlçisë së merlucit është gjithashtu një burim i mirë i acideve yndyrore omega-3, EPA dhe DHA, të cilat janë të dobishme për zhvillimin e trurit dhe të sistemit nervor qendror.

1882

Përshkrim

Pastërtia, shija e mirë dhe efikasiteti janë karakteristikat e arta të produkteve Lysi, marrë nga ujërat e Atlantikut të Veriut, pordhuar në Islandë.

Është një produkt i prodhuar nga lënda e parë cilësore, nga ujërat e Atlantikut të Veriut, i përgatitur me teknologjitë më të fundit, i cili u rekomandohet edhe fëmijëve nën 1 vjeç, ndihmon zhvillimin e retinës, lehtëson daljen e dhëmbëve dhe formimi e shëndetshëm të kockave, përmirëson shikimin, duke favorizuar një zhvillim harmonik të të gjithë organizmit dhe, më e rëndësishmja, ndihmon në zhvillimin e funksionit njohës (thuhet se “vaji i peshkut e bën fëmijën të zgjuar”).

Hulumtimet e kryera nga specialistët kanë vërtetuar se trupi i njeriut ka një nevojë të madhe për acidet yndyrore Omega-3, të cilat gjenden në rreth 60% të lipideve në tru, në retinë, si dhe në membranat e të gjitha qelizave, të cilat i mbajnë fleksibël dhe të depërtueshëm.

Vaji i mëlçisë së merlucit Lysi me aromë natyrale limoni ka një shije të shkëlqyer dhe konsiderohet si faktor për rritjen e imunitetit, shmangien e sëmundjeve dhe ruajtjen e shëndetit.

Përbërësit:
Vaji i mëlçisë së merlucit, aromë natyrale limoni, përzierje tokoferolësh, vitaminë E, vitaminë A, vitaminë D3.

Përdorimi i vajit mund të bëjë një ndryshim të madh në zhvillimin fizik dhe kognitiv të më të vegjëlve.

Doza e rekomanduar ditore:

  • Për fëmijët nga 6 muaj deri në 6 vjeç: 5 ml në ditë

  • Për fëmijët mbi moshën 6 vjeç dhe për të rriturit: 10 ml në ditë

  • Mund të merret para ose pas ushqimit, në mëngjes ose në mbrëmje – nuk paraqet problem. Vaji mund të shtohet edhe në qumësht, lëngje frutash ose ushqim, por jo në ushqime të nxehta.

Sasia në një shishe: 240ml vaj peshku i pastër
Pas hapjes të konsumohet brenda 2-3 muajve dhe të ruhet në frigorifer në shishen origjinale të paketimit.

Shëndet në çdo pikë!

Kthejeni zakonin e kujdesit për shëndetin e fëmijës tuaj në një kënaqësi të përditshme.
Vaji i mëlçisë së merlucit Lysi me aromë mango – zgjedhja e shijshme për rritje të shëndetshme!

PËR TRU, ZEMËR, SY DHE KOCKA TË SHËNDETSHME!

Përmbajtja 10ml % NRVs
Energji 340 kJ / 81 kcal
Yndyrë, nga të cilat: 9.2 g
* Yndyra të ngopura 2 g, 1.6 g
* Yndyra të monosaturuara 4.6 g
* Yndyra të pangopura 3.0 g
Omega-3, nga të cilat: 2160 mg
* EPA/ acid eikosapentaenoik 690 mg
* DHA/acid dokosaheksaenoik 920 mg
Vitamin E ( D-alpha tocopherol acetate) 9.2 mg 77% NRV
Vitamin A (retinyl palmitate) 460 ug 58% NRV
Vitamin D3 (cholecalciferol) 20 µg 400% NRV

Shtesë ushqimore.

  • Mos tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
  • Ruajeni në një vend të thatë, të freskët dhe larg dritës.
  • Mbajeni larg fëmijëve të vegjël dhe jashtë mundësive të tyre për ta arritur.
  • Shtesat ushqimore nuk zëvendësojnë një dietë të larmishme dhe të balancuar, si dhe një stil jetese të shëndetshëm.
  • Vaji bëhet opalescent* kur është i ftohtë, por kjo nuk ndikon në cilësinë e tij.
  • Personat alergjikë ndaj peshkut duhet të shmangin konsumimin e vajit të peshkut.
  • Gratë shtatzëna ose ato që ushqejnë me gji, si dhe personat që vuajnë nga çrregullime të koagulimit të gjakut, duhet të kërkojnë këshillë mjekësore përpara përdorimit të produktit.