Lysi Cod Liver Oil – Shije Limon&Ment 240ml
Vaji i mëlçisë së merlucit me shije natyrale të limon&ment dedikuar për fëmijë dhe të rritur
Vaji ynë i mëlçisë së merlucit nxirret nga mëlçitë e freskëta të merlucit të egër, është i pasur me vitamina A dhe D dhe gjithashtu përmban vitaminë E. Vitaminat A dhe D janë të nevojshme për të siguruar rritjen normale të dhëmbëve dhe kockave, si dhe një shikim të shëndetshëm.
Vaji i mëlçisë së merlucit është gjithashtu një burim i mirë i acideve yndyrore omega-3, EPA dhe DHA, të cilat janë të dobishme për zhvillimin e trurit dhe të sistemit nervor qendror.
Përshkrim
Pastërtia, shija e mirë dhe efikasiteti janë karakteristikat e arta të produkteve Lysi, marrë nga ujërat e Atlantikut të Veriut, pordhuar në Islandë.
Dhënia e vajit të mëlçisë së merlucit tek fëmijët, duke filluar nga viti i parë i lindjes, ndihmon në zhvillimin e funksionit njohës, lehtëson daljen e dhëmbëve dhe formimin e shëndetshëm të kockave, përmirëson shikimin, favorizon një zhvillim harmonik dhe të të gjithë trupit.
Vaji i mëlçisë së merlucit me shije natyrale limoni dhe mente është burim natyral i vitaminave D, A dhe E, por edhe i acideve yndyrore Omega-3 dhe luan një rol të rëndësishëm në:
- përmirësimin e qarkullimit kardiovaskular
- normalizimi i niveleve të triglicerideve, hipertensionit dhe kolesterolit
- ruajtjen e shëndetit të kyçeve
- zhvillimin e funksionit kognitiv dhe mprehtësisë vizuale
- funksionimin e mirë të organizmit dhe rritjen e imunitetit dhe vitalitetit.
Vaji i mëlçisë së merlucit me aromë limoni dhe mente – ka një shije të shkëlqyer, është i lehtë për t’u përdorur në çdo moshë.
Përdorimi i vajit mund të bëjë një ndryshim të madh në zhvillimin fizik dhe kognitiv të më të vegjëlve.
Kthejeni zakonin e kujdesit për shëndetin e fëmijës tuaj në një kënaqësi të përditshme.
Vaji i mëlçisë së merlucit Lysi me aromë mango – zgjedhja e shijshme për rritje të shëndetshme!
PËR TRU, ZEMËR, SY DHE KOCKA TË SHËNDETSHME!
| Përmbajtja | 10ml | % NRVs |
| Energji | 340 kJ / 81 kcal | |
| Yndyrë, nga të cilat: | 9.2 g | |
| * Yndyra të ngopura 2 g, | 1.6 g | |
| * Yndyra të monosaturuara | 4.6 g | |
| * Yndyra të pangopura | 3.0 g | |
| Omega-3, nga të cilat: | 2160 mg | |
| * EPA/ acid eikosapentaenoik | 690 mg | |
| * DHA/acid dokosaheksaenoik | 920 mg | |
| Vitamin E ( D-alpha tocopherol acetate) | 9.2 mg | 77% NRV |
| Vitamin A (retinyl palmitate) | 460 ug | 58% NRV |
| Vitamin D3 (cholecalciferol) | 20 µg | 400% NRV |
Shtesë ushqimore.
- Mos tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
- Ruajeni në një vend të thatë, të freskët dhe larg dritës.
- Mbajeni larg fëmijëve të vegjël dhe jashtë mundësive të tyre për ta arritur.
- Shtesat ushqimore nuk zëvendësojnë një dietë të larmishme dhe të balancuar, si dhe një stil jetese të shëndetshëm.
- Vaji bëhet opalescent* kur është i ftohtë, por kjo nuk ndikon në cilësinë e tij.
- Personat alergjikë ndaj peshkut duhet të shmangin konsumimin e vajit të peshkut.
- Gratë shtatzëna ose ato që ushqejnë me gji, si dhe personat që vuajnë nga çrregullime të koagulimit të gjakut, duhet të kërkojnë këshillë mjekësore përpara përdorimit të produktit.






