• Home
  • 2in1

Cod Liver Oil for Children 80CPS – Lysi

Përshkrim

Vaji i mëlçisë së merlucit me shije natyrale dedikuar për fëmijë, prodhuar nga Lysi Islandë.

Pastërtia, shija e mirë dhe efikasiteti janë karakteristikat e arta të produkteve Lysi, marrë nga ujërat e Atlantikut të Veriut.

Dhënia e vajit të mëlçisë së merlucit tek fëmijët, duke filluar nga viti i parë i lindjes, ndihmon në zhvillimin e funksionit njohës, lehtëson daljen e dhëmbëve dhe formimin e shëndetshëm të kockave, përmirëson shikimin, favorizon një zhvillim harmonik dhe të të gjithë trupit.

Vaji i mëlçisë së merlucit Lysi është burimi ideal i acideve yndyrore të pangopura Omega-3, me një rol të rëndësishëm në:

  • funksionimin e mirë të sistemit kardiovaskular
  • normalizimi i triglicerideve, kolesterolit dhe hipertensionit arterial
  • ruajtjen e shëndetit të kyçeve,
  • funksionimin e mirë të trurit, luftimin e depresionit, ADHD
  • funksionimin e mirë të trupit dhe rritjen e imunitetit

Hulumtimet e kryera nga specialistët kanë vërtetuar se trupi i njeriut ka një nevojë të madhe për acidet yndyrore Omega-3, të cilat gjenden në rreth 60% të lipideve në tru, në retinë, si dhe në membranat e të gjitha qelizave, të cilat i mbajnë fleksibël dhe të depërtueshëm.

Informacione ushqyese për 1 kapsulë:
Energji 21,4 kj/ 5,2 kcal
Proteina (në guaskën e kapsulës) 0,12 g
Karbohidrate (në guaskën e kapsulës) 0,05 g
Yndyrë: 0,5 g vaj peshku
Acidet yndyrore të ngopura 0,8 g
Acidet yndyrore mono të pangopura 0. 25 g
Acidet yndyrore të pangopura 0,118 g nga të cilat:
Acidet yndyrore omega:
EPA 38 mg
DHA 50 mg
Vitamina A 197 μg
Vitamina D3 2,7 μg

Doza e rekomanduar ditore:
2 kapsula/ditë për të rritur dhe fëmijë mbi 6 vjeç.

Sasia në një paketim: 80 kapsula

Suplement ushqimor. Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar për konsum ditor. Mbajeni në vend të thatë, të freskët, larg dritës. Mbajeni larg arritjes nga fëmijët e vegjël. Suplementet ushqimore nuk e zëvendësojnë dietën e larmishme dhe të ekuilibruar dhe as mënyrën e shëndetshme të jetesës. Vaji bëhet opalescent* kur ftohet, gjë që nuk ndikon në cilësinë e tij. Personat alergjikë ndaj peshkut dhe sojes duhet të shmangin konsumimin e vajit të peshkut. Gratë shtatzëna, gjidhënëset si dhe personat që vuajnë nga çrregullime të koagulimit të gjakut, duhet të kërkojnë këshilla mjekësore përpara përdorimit të produktit. Të konsumohet, mundësisht para datës së fundit të shkruar në paketim.