Familja, natyra & historia e dashurisë – Eric Favre
Eric Favre, Themelues i Laboratorit
“Jam rritur i rrethuar nga natyra dhe gjithnjë energjinë e kam gjetur prej saj: dheu, drunjtë, fushat, uji dhe ajri. Dëshiroja që të ndaja këto përfitime që natyra më jep përreth. Për këtë arsye kam vendosur që të gjithë jetën time t’ia kushtoj mirëqenies, fitnesit dhe shëndetit për të gjithë me ilaçe natyrale. Pas disa vitesh hulumtim & zhvillim të suplementeve natyrale ushqimore dhe përmes dashurisë sime të pakushtëzuar për familjen time dhe bijtë e mi, ishte një punë me dashuri për mua për të zhvilluar një gamë inovative të krijuar posaçërisht për fëmijët, e cila është gjithashtu një alternativë natyrale për sëmundjet e tyre të përditshme. I kam parë dy bijtë e mi Jonathan dhe Mathieu si luajnë, jetojnë, janë të shëndetshëm dhe kam ndjerë dëshirën për të plotësuar nevojat e të gjithë fëmijëve në botë, në mënyrë që ata të rriten të qetë dhe me shëndet të plotë!
Dy djemtë e mi kanë qenë vërtet një shembull në zhvillimin e kësaj game e cila në fillim (në vitin 1998!) në fakt ishte vetëm një produkt.
I shikoja me problemet e tyre dhe sëmundjet e vogla të përditshme, të cilat më lejuan të zhvilloja një gamë efektive dhe vërtet specifike për fëmijët.
Pra, fëmijët e mi kanë qenë burimi i inspirimit për zhvillimin e formulës si dhe për zgjedhjen e galenikëve. Sytë e tyre të pafajshëm po ashtu më kanë inspiruar për dizajnin! Në mënyrë anekdotike, kur po udhëtoja me veturë me 2 bijtë, u kërkova të më bënin një vizatim që i tërheqë të gjithë fëmijët. Vizatimi i birit tim të madh Jonathan është ilustruar në paketimin e parë të produktit “Action Kid” (Fëmiu im aktiv): ampulla me bazë të qumështit të bletës, polenit, propolisit dhe mjaltës për vitalitetin e fëmijëve.
Një vit më vonë, më 1999, zgjodhëm emrin SPECIAL KID i cili është i suksesshëm edhe ditëve të sotme! Momentalisht kemi një gamë të produkteve që shet miliona njësi çdo vit në më shumë se 70 shtete. Kjo gamë sot është prezente ne barnatore, rrjete spitalesh si dhe online.
Eric Fave, një laborator francez i jashtëzakonshëm
LABORATOIRE ERIC FAVRE (LABORATORI ERIC FAVRE) projekton në Francë dhe ka shpërndarë një brez të ri të suplementeve ushqimore natyrale për fitnes, mirëqenie, sport, bukuri dhe shëndet natyral për të gjithë familjen për më shumë se 25 vjet. ERIC FAVRE LABORATOIRE është i pranishëm në mijëra pika shitjeje dhe në më shumë se 70 vende.
Që nga krijimi, LABORATORI ERIC FAVRE është një ndër disa laboratorët që kontrollojnë të gjithë zinxhirin e tyre të prodhimit, që nga burimi i lëndëve të para, deri në distribuim përmes ekstrakteve të bimëve.
Ekspertiza e teknologjisë franceze me reputacion ndërkombëtar, që garanton cilësi të pashoqe të produktit!
Në këtë kompani me vlera familjare, një ekip shkencëtarësh dhe hulumtuesish janë mobilizuar 100% që të zhvillojnë produktet në mënyrë të vazhdueshme, çdoherë e më inovative, efikase dhe të koncentruara në përbërës aktiv.
Certifikimet si Iso 22000, Ecocert apo GMP, standardet dhe rregulloret e rritura evropiane u garantojnë klientëve tanë gjurmueshmërinë dhe cilësinë e përsosur të produkteve tona!
Eric Fave, gjithçka për fëmijët
Përtej suplementeve ushqimore, Eric Favre angazhohet për të shpërndarë një mesazh në shkolla dhe spitale në mbarë botën, duke promovuar sportin dhe shëndetin si formë parandalimi.
Me shoqatën e tij WorldRiderz, ai lufton kundër dështimit kronik të veshkave, në veçanti për të mbështetur Ilan, djalin e vogël të themeluesit të shoqatës, i cili vuan nga kjo patologji.
I prekur nga fëmijët me miopati rreth tij, ai gjithashtu mbështet Amis FSH, një shoqatë e cila lufton këtë sëmundje degjenerative.
Çdo vit, Eric Favre mbështet shoqatën e Pascal Olmeta, ish-futbollist profesionist, “Një buzëqeshje, një shpresë për jetën”, si dhe shoqatën MBM association të Thierry Tournier, duke marrë pjesë në organizimin e ngjarjeve sportive, të ardhurat e të cilave u dhurohen fëmijëve të sëmurë.
Gjatë eventeve të tij, ai gjithmonë këmbëngul që të shoqërohet me profesionistë shëndetësorë, si spitali Lenval në Nice në Francë, apo spitali Saudito-Gjerman në Dubai, për t’iu dhënë mundësinë fëmijëve të sëmurë të takojnë sportistë dhe të zbulojnë një sport.
Fëmijët lëvizin dy herë më shumë se të rriturit në baza ditore. Ata kanë nevojë për energji dhe lëndë ushqyese për të përballuar sfidat e përditshme të jetës dhe mjedisit, si dhe energjinë dhe lëndët ushqyese të nevojshme për t’u rritur. Trupat dhe mendjet e tyre janë “në ndërtim” teksa zhvillohen fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht si qenie njerëzore. Nga ky këndvështrim, ne e kuptojmë rëndësinë e mbështetjes së tyre duke i siguruar trupit të tyre lëndët ushqyese thelbësore të nevojshme për këtë fazë delikate të “ndërtimit”. Trupi dhe mendja që zhvillohen gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës bëhen bazë përgjatë gjithë jetës së tyre.
Ne vrojtojmë se një dietë e mirë dhe suplementet ushqimore janë gurë themeli i zhvillimit dhe ruajtjes së shëndetit të mirë. Plotësimi i dietës me vitamina dhe minerale është bërë një domosdoshmëri, sepse së pari ne sot nuk hamë mjaftueshëm ushqime të larmishme dhe së dyti, ushqimi që hamë nuk është aq i mirë dhe i pasur sikurse që ishte 50 vjet më parë.
Gama SPECIAL KID është bërë nga përbërës natyralë të cilësisë më të lartë në përbërje të krijuara për fëmijë.
Zgjedhja numër 1 e nënave
Formula të koncentruara (shtuara), Shije të shkëlqyera!
Efektivitet i dëshmuar për më shumë se 20 vjet!
Kliko KETU për të parë të gjitha produktet e linjës Special Kid.
Kliko KETU për të parë të gjitha produktet Eric Favre.
Produktet Special Kid u zhvilluan nga ekspertë të ushqyerjes së foshnjave për të përmbushur në mënyrë optimale nevojat e fëmijëve dhe për të lehtësuar sëmundjet e tyre të përditshme.