• Home
  • Uncategorized @sq

Nebulizer në formë treni për fëmijë, për trajtim të lehtë të kollës dhe rrjedhjes së hundës

Nebulizer në formë treni për fëmijë, për trajtim të lehtë të kollës dhe rrjedhjes së hundës

 

Nebulizer në formë treni për fëmijë, për trajtim të lehtë të kollës dhe rrjedhjes së hundës

Fëmijët shpesh kopjojnë sjelljen dhe zakonet e të rriturve. Prandaj, ata duan të kenë për veten e tyre gjërat të cilat janë për të rritur. E njejta gjë vlenë edhe për çështjen e shëndetit. Nëse një prind është ftohur dhe gjatë kësaj kohe merr ilaçe, mat temperaturën dhe merr terapi inhalatore, fëmija me siguri do të ndjekë këtë shembull. Edhe pse e gjithë kjo nuk është aq e thjeshtë sa duket të jetë.

Trajtimi i fëmijëve kundër problemeve shëndetësore si ftohja dhe gripet është shumë i vështirë, probleme këto të cilat shqetësojnë gjumin për shkak të kollës së fortë dhe hundës së zënë, madja edhe humbasin oreksin. Sot mënyra më e mirë për të trajtuar sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes është terapia e inhalimit me nebulizer.

Nebulizeri është një inhalator modern që prodhon grimca të vogla të formuara nga ilaçi i lëngshëm ose uji i njelmët, të cilat spërkaten gjatë inhalimit dhe hyjnë në organet e synuara: mushkëritë dhe bronket.

Nebulizeri shëron shpejt dhe në mënyrë efektive kollën, sëmundjet bronkiale dhe rrjedhjen e hundës, ndërsa rreziku i efekteve të ndryshme anësore është minimal. Por sido që të jetë, pajisjet mjekësore mund t’i trembin fëmijët. Kjo nuk vlenë në rastet kur  nebulizer është në formën e një lodre. Shumë prodhues tani prodhojnë modele të veçanta të nebulizatorëve për fëmijë. Për shembull, një nga më të njohurit në treg është nebulizatori ynë B.Well PRO-115.

 

B.Well Nebulizer loder është bërë në formën e një treni të verdhë me ngjyrë të ndezur që lëshon avull si një lokomotivë e vërtetë me avull. Për ta bërë këtë nebulizer edhe më argetues për fëmijët, letrat ngjitëse (stikerat) vijnë brenda paketimi të cilat mundësojnë që fëmijët ta dekorojnë vet nubulizerin e tyre. Me këtë nebulizer fëmijët do mësohen dhe do ta kenë si “një mik të ri”.

Seti përfshin tre maska të ndryshme (një për fëmijë, një për foshnje dhe një për të rritur) kështu që është i përshtatshëm për të gjithë familjen.

Nëse nëna ose babi sëmuren, fëmija ndoshta do të dëshirojë t’i ndihmojë ata dhe t’i lejojë prindërit që të përdorin pajisjen e tij. Përveç kësaj, PRO-115 vjen i kompletuar me një pjesë për gojen e cila ndihmon inhalimin dhe një pjesë për hundën për të kuruar rrjedhjen e hundës. Pajisja ka një nivel të ulët zhurme.

Karakteristikat teknike të këtij nebulizatori loder janë të njëjta me ato të një të rrituri:

  • madhësia mesatare e grimcave është 3,16 mikron. Për shkak të një madhësie kaq të vogël të grimcave, ilaçi mund të arrijë në traktin e poshtëm të frymëmarrjes.
  • sasia e ilaçit që hyn në mushkëri gjatë thithjes varet nga fraksioni i frymëmarrjes – përqindja e grimcave të madhësisë së dëshiruar në aerosolin e thithur. Spërkatësi modern “Basic” prodhon një aerosol në të cilin ˃ 70% e grimcave kanë një madhësi më të vogël se 5 mikron. Kjo do të thotë që pajisja jep në mënyrë efikase mjekimin në mushkëri deri në alveole, ku si rezulat shërimi do të vijë më shpejt.

Cilësia dhe efikasiteti i pajisjes është i garantuar pasi PRO-115 përputhet me standardin evropian EN13544 për nebulizerët.

Është e lehtë dhe e këndshme të thithësh ilaçin në mushkëri përmes PRO-115. Trajtojini fëmijët tuaj me kënaqësi!