Vitamin D3 – Special Kid
Për mirëqenien e eshtrave
Origjinë natyrle
Vitamina D3 sintetizohet nga trupi i njeriut kur lëkura është e ekspozuar ndaj rrezeve UVB të diellit. Vitamina D3 ndihmon në përthithjen e kalciumit dhe fosforit nga ushqimi në gjak, gjë që kontribuon shumë në ndërtimin dhe ruajtjen e kockave të forta!
- Rritje optimale e eshtrave
- Ndërtim dhe mbajtjtje të fortë të eshtrave
- Energji dhe vitalitet
- Origjinë natyrale
Përshkrim
SI TË PËRDORET
Para moshës 1 vjeç: holloni 2 pika në një gotë ujë ose një pije tjetër një herë në ditë.
Pas moshës 1 vjeç: holloni 3 pika në një gotë ujë ose një pije tjetër një herë në ditë.
KUJDES GJATË PËRDORIMIT
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Mbajeni larg arritjes së fëmijëve të vegjël.
Të përdoret si pjesë e një diete të larmishme dhe të balancuar dhe një stili jetese të shëndetshëm.
Ruajeni larg nxehtësisë, dritës dhe lagështisë.
PAKETIMI
Pikatore: 20 ml.
SHËNIME
Ky produkt është testuar dhe kontrolluar për të siguruar kualitet dhe siguri.
Ky produkt nuk është ilaç por është një suplement ushqimor me vitamin D3.
Prodhim Francez.
PËRMBAJTJA
| Për një pikë | %RK | |
| Vitamin D3 | 200IU / soit 5ug | 100% |
| *Referenca konsumuese | ||
Infromata shtesë mbi vitaminën D3:
Është mese e qartë se roli i vitaminës D3 shkon përtej shëndetit të eshtrave dhe dhëmbëve.
Shumë faktorë kontribuojnë në shëndetin e eshtrave, eshtrat janë një ind i gjallë që rinovohet në vazhdimësi. Rritja e tyre është më e rëndësishmja gjatë tri dekadave të para të jetës derisa të arrijnë kulmin në masën kockore (periudha e jetës kur masa kockore është më e madhja). Ky kulm i masës kockore përcaktohet nga ndërveprimet komplekse në mes të mjedisit, sjelljes dhe mbi të gjitha nga trashëgimia që përfaqëson 60 deri në 80% të kontributit. Pasi të arrihet kulmi, resorbimi i eshtrave është i rëndësishëm për ndërtimin, prandaj është e rëndësishme të ndërtohet një masë kockore cilësore që në moshë të hershme.
STUDIME SHKENCORE & KËRKIM BIBLIOGRAFIK
Si një vitaminë ashtu edhe një prohormon, vitamina D është jetike për shëndetin e eshtrave dhe dhëmbëve. Në të vërtetë, ajo luan një rol thelbësor në metabolizmin e kalciumit në trup. Rregullon nivelet e kalciumit në gjak duke përmirësuar përthithjen e këtij minerali nga zorrët, duke minimizuar eliminimin e tij me anë të urinës. Gjithashtu merr pjesë në depozitimin dhe largimin e kalciumit nga eshtrat, sipas nevojave të organizmit. “Calciferol”, një nga emrat e tjerë të vitaminës D, vjen nga latinishtja dhe do të thotë “që mbart kalcium”.
Specila Kid ofron zgjedhje në mënyrë specifike për shqetësimet e vogla me të cilat përballen fëmijët çdo ditë.






