Brush Ultra Soft 6240 Black

Gjenerata e re e brushave Ultra Soft 6240 Black, janë dizajnuar si brusha të dhëmbëve me efikasitet të lartë, për të siguruar higjenë maksimale orale.

Fijet e reja me material Nollex të patentuar, janë prodhim teknologjik zvicran, që rezulton me diametër të fijeve 0.10 mm me maje të rrumbullakosur, të ndërtuara posaçerisht për të eleminuar 99.9% të baktereve.

Brusha Ultra Soft është ideale për ata që kanë dhëmbë dhe mishra ekstremisht të ndjeshëm, sepse largon në terësi mbetjet dhe gurët në dhëmbë pa shkaktuar irritim.

1309

Përshkrim

 

Teknologji zvicrane: gjeneratë e re e fijeve.
Ujërezistent: tharje e shpejtë revolucionare e fijeve, që parandalon prishjen dhe deformimin e fijeve pas përdorimit.
Përshtatshmëria: me strukturë të veçantë  të fortë, brushat Tello përshtaten ndaj presioneve të ndryshme duke ofruar qëndrueshmëri.

Përparësi të tjera:

  • Kokë kompakte e brushës për të gjitha zonat e gojës.
  • Formë ergonomike të dorezës me kokë të shkurtër të rrumbullakosur, e cila minimizon rrezikun e lëndimit gjatë pastrimi të dhëmbëve.
  • Prodhuar në Zvicër.
  • Në dispozicion me 9 ngjyra trendy*.

Rekomandime:

  • Pas përdorimit, shpërlajeni brushën tërësisht, shkundni të gjithë ujin dhe lërëni që të qëndroj vertikalisht.
  • Lani dhëmbët dy herë në ditë, ndërroni brushën tuaj së paku çdo 3 muaj.
  • Kontroll dentar dy herë në vit.
  • Sigurohuni që të ndërroni brushën e dhëmbëve pas një ftohjeje ose sëmundjeje që mund të keni.