Brush Mega Soft 14000

Brusha Mega Soft 14000 është ideale për ata të cilët i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjike, periudhë kjo shumë e rëndësishme për ta mbajtur gojen e pastër, duke ndihmuar që plagët të sherohen më shpejtë.

Kjo brushë është dizajnuar për larjet e para 20 ditore pas nderhyrjeve kirurgjike. Secila maje e fijeve prej 0.12 mm është e ndarë në 4 pjesë që rezulton në rreth 14000 fije në terësi, duke ofruar kështu një pastrim shumë të butë.

Kjo brushë siguron mbrojtje maksimale të mishrave të dhëmbëve dhe është efikase në pastrimin e smaltit. Rekomandohet edhe për persona me ndjeshmëri të madhe të qafës së dhëmbëve dhe paradontit.

1301

Përshkrim

Përparësitë më të rëndësishme:

  • Fije të patentuara nga Nollex®.
  • Pastrim i tërsishëm i jashtëzakonshëm dhe efikas.
  • Kokë kompakte e brushës për të gjitha zonat e gojës.
  • Formë ergonomike të dorezës me kokë të shkurtër të rrumbullakosur, e cila minimizon rrezikun e lëndimit gjatë pastrimi të dhëmbëve.
  • Prodhuar në Zvicër.
  • Në dispozicion me 7 ngjyra .

Rekomandime:

  • Pas përdorimit, shpërlajeni brushën tërësisht, shkundni të gjithë ujin dhe lërëni që të qëndroj vertikalisht.
  • Lani dhëmbët dy herë në ditë, ndërroni brushën tuaj së paku çdo 3 muaj.
  • Kontroll dentar dy herë në vit.
  • Sigurohuni që të ndërroni brushën e dhëmbëve pas një ftohjeje ose sëmundjeje që mund të keni.