Brush Ultra soft 4480 Kids Black

Gjenerata e re e brushave Ultra soft 4480 Kids Black, janë dizajnuar si brusha të dhëmbëve me efikasitet të lartë, për të siguruar higjenë maksimale orale.

Fijet e reja me material Nollex të patentuar, janë prodhim teknologjik zvicran, që rezulton me diametër të fijeve 0.10 mm me maje të rrumbullakosur, të ndërtuara posaçerisht për të eleminuar 99.9% të baktereve.

Brusha Ultra soft 4480 ka kokë të vogël për një pastrim të rehatshëm për fëmijët nga mosha 6 vjeçare e tutje, por edhe për të rrituri që duan edhe më shumë rehati. Pastron dhëmbët dhe mishra në terësi pa shkaktuar irritim.

1312

Përshkrim

Teknologji zvicrane: gjeneratë e re e fijeve.
Ujërezistent: tharje e shpejtë revolucionare e fijeve, që parandalon prishjen dhe deformimin e fijeve pas përdorimit.
Përshtatshmëria: me strukturë të veçantë të fortë, brushat Tello përshtaten ndaj presioneve të ndryshme duke ofruar qëndrueshmëri.

Përparësi të tjera:

  • Kokë kompakte e brushës për të gjitha zonat e gojës.
  • Formë ergonomike të dorezës me kokë të shkurtër të rrumbullakosur, e cila minimizon rrezikun e lëndimit gjatë pastrimi të dhëmbëve.
  • Prodhuar në Zvicër.
  • Në dispozicion me 9 ngjyra trendy*.

Rekomandime:

  • Pas përdorimit, shpërlajeni brushën tërësisht, shkundni të gjithë ujin dhe lërëni që të qëndroj vertikalisht.
  • Lani dhëmbët dy herë në ditë, ndërroni brushën tuaj së paku çdo 3 muaj.
  • Kontroll dentar dy herë në vit.
  • Sigurohuni që të ndërroni brushën e dhëmbëve pas një ftohjeje ose sëmundjeje që mund të keni.