Brush Ultra Soft 4920 Ortho

Brushë Ortodentike

Brusha Ultra Soft 4920 Ortho u dedikohet atyre që mbajnë pajisje fikse ortodontike, përmban deri në 4920 fije të buta me një diametër prej 0.12 mm.

Fijet e buta dhe të dendura pastrojnë në mënyrë efektive dhëmbët, gjë që është veçanërisht e vështirë për ata që mbajnë pajisje fikse ortodentike, brazda në mes të fijeve është karakteristike e brushës që e bën më të lehtë përshtatjen me pajisjen fikse ortodentike dhe si rezulatat pastrimin efikas të dhëmbëve.

Është ideal për ata që i kanë mishrat e dhëmbëve të ndjeshëm, sepse fijet ultra të buta masazhojnë butësisht, duke përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe gjendjen në zonat e ndjeshme ndaj acarimeve.

1302

Përshkrim

Përparësitë më të rëndësishme:

  • Shumë e butë, falë rreth 4920 fijeve ultra të buta me majë të rrumbullakosur me një dimatër prej 0.12 mm.
  • Fije të patentuara nga Nollex®.
  • Pastrim i tërsishëm i jashtëzakonshëm dhe efikas.
  • Kokë kompakte e brushës për të gjitha zonat e gojës.
  • Formë ergonomike të dorezës me kokë të shkurtër të rrumbullakosur, e cila minimizon rrezikun e lëndimit gjatë pastrimi të dhëmbëve.
  • Prodhuar në Zvicër.
  • Në dispozicion me 4 ngjyra të fijeve dhe dorezë transparente.

Rekomandime:

  • Pas përdorimit, shpërlajeni brushën tërësisht, shkundni të gjithë ujin dhe lërëni që të qëndroj vertikalisht.
  • Lani dhëmbët dy herë në ditë, ndërroni brushën tuaj së paku çdo 3 muaj.
  • Kontroll dentar dy herë në vit.
  • Sigurohuni që të ndërroni brushën e dhëmbëve pas një ftohjeje ose sëmundjeje që mund të keni.