• Home
  • Uncategorized @sq

Ngjyrosi flokët për vetëm 10 minuta – Inovacioni që BioKap sjell në tregun e Kosovës (Demo)

 

Ngjyrosja e thinjave dhe ndryshimi i nuancës së flokëve, tani mund të arrihet përmes procesit të ngjyrosjes që zgjatë vetëm 10 minuta. Kjo mundësohet nga inovacioni i brendit italian BioKap.

SHPEJT por DELIKAT dhe nga bujqësia organike, nisur nga kjo ngjyrat BioKap janë më e mira që mund ti ofroni flokëve tuaja.

Mbyllja në shtëpi gjatë pandemisë ka bërë që të rritet vëmendja për ngjyrosjen e flokëve në shtëpi edhe pse larg nga komoditeti që një karrige e floktarit mund të ofroj, këto ngjyra zbuluan një komoditet të ri, atë të ngjyrosjes së flokëve në shtëpi, duke lënë pas orët e gjata të pritjes tek floktari dhe duke u magjepsur nga shpejtësia e veprimit të ngjyrës BioKap, e gjithë kjo falë përmbajtjes së lartë të pigmentimit.

BioKap është brend italian i specializuar në produktet me përmbajtje natyrale për flokë, me një gamë të gjerë të ngjyrave, shampove dhe produkteve kundër rënies së flokëve. Të gjitha këto produkte janë formuluar me përbërës me origjinë bimore, ekstrakte botanike dhe vajra esenciale organike.

Kjo ngjyrë quhet Nutricolor Delicato Rapid, përbëhet nga bujqësia organike dhe ofron 12 nuanca natyrale, të ngrohta dhe me shkëlqim, që mbulojnë thinjat dhe ndryshojnë pamjen e flokëve tuaja në një proces të ngjyrosjes që zgjatë vetëm 10 minuta. Nuk i dëmton flokët dhe për më tepër i mbron dhe i ushqen ato, falë vajit të arganit që ka në përbërje. Gjithashtu janë të pasura me Tricorepair complex, kompleks ky i patentuar i proteinave të orizit që ristrukturojnë fijet e flokëve dhe lëkurën e kokës duke e mbrojtur atë nga rrezet UV.

Linja BioKap Delicato është një ngjyrë ideale për lëkurë të ndjeshme dhe alergjike, pasi që nuk përmban:

  • Amoniak;
  • Resorcin;
  • Parabene;
  • Parfum dhe as
  • Para-fenilenediamin.
  • Po ashtu janë të përshtatshëm edhe për vegjetarian dhe të testuara dermatologjikisht.

Nuancat e BioKap Delicato Rapid variojnë nga e zeza natyrale tek bjonde e artë shumë e lehtë.

Çdo kuti përmban gjithçka që ju nevojitet për ti lyer flokët në shtëpi (emulsion aktivizues ngjyre, krem për ​​ngjyrosje dhe krem ​​për të mbrojtur lëkurën nga ngjyra. Përmban gjithashtu shampo balsam për larjen e parë).

Mund ti gjeni dhe kërkoni në shumicën e barnatoreve në vendin tonë, ose kontaktoni direkt përmes rrjeteve sociale: Facbook: Bios Line Kosova dhe Instagram: Biosline_kosova.

Për më shumë rreth produkteve BioKap dhe dy llojeve të tjera të ngjyrave BioKap Nutricolor dhe BioKap Nutricolor Delicato, klikoni këtu.

Distributor për Kosovë dhe Shqipëri: A-Life
Web: www.a-life.co
Email: info@a-life.co
Tel: 046881881