• Home
  • 2in1

Cod Liver Oil Lemon and Mint Flavour- Lysi

Përshkrim

Vaji i mëlçisë së merlucit me shije natyrale dedikuar për fëmijë, prodhuar nga Lysi Islandë.

Pastërtia, shija e mirë dhe efikasiteti janë karakteristikat e arta të produkteve Lysi, marrë nga ujërat e Atlantikut të Veriut.

Dhënia e vajit të mëlçisë së merlucit tek fëmijët, duke filluar nga viti i parë i lindjes, ndihmon në zhvillimin e funksionit njohës, lehtëson daljen e dhëmbëve dhe formimin e shëndetshëm të kockave, përmirëson shikimin, favorizon një zhvillim harmonik dhe të të gjithë trupit.

Vaji i mëlçisë së merlucit me shije natyrale limoni dhe mente është burim natyral i vitaminave D, A dhe E, por edhe i acideve yndyrore Omega-3 dhe luan një rol të rëndësishëm në:

  • përmirësimin e qarkullimit kardiovaskular
  • normalizimi i niveleve të triglicerideve, hipertensionit dhe kolesterolit
  • ruajtjen e shëndetit të kyçeve
  • zhvillimin e funksionit kognitiv dhe mprehtësisë vizuale
  • funksionimin e mirë të organizmit dhe rritjen e imunitetit dhe vitalitetit.

Vaji i mëlçisë së merlucit me aromë limoni dhe mente – ka një shije të shkëlqyer, është i lehtë për t’u përdorur në çdo moshë.

Doza e rekomanduar ditore:
Fëmijët deri në 5 vjeç: 2.5 ml në ditë;
Fëmijët mbi 5 vjeç dhe të rriturit: 1 lugë çaji (5 ml)/ditë;
Doza mund të ndahet në pjesë, mund të konsumohet para ose pas vaktit.

Sasia në një shishe: 240ml vaj peshku i pastër
Pas hapjes të konsumohet brenda 2-3 muajve dhe të ruhet në frigorifer në shishen origjinale të paketimit.

PËR TRU, ZEMËR, SY DHE KOCKA TË SHËNDETSHME!

Përmbajtja 10ml % NRVs
Energji 340 kJ / 81 kcal
Yndyrë, nga të cilat: 9.2 g
* Yndyra të ngopura 2 g, 1.6 g
* Yndyra të monosaturuara 4.6 g
* Yndyra të pangopura 3.0 g
Omega-3, nga të cilat: 2160 mg
* EPA/ acid eikosapentaenoik 690 mg
* DHA/acid dokosaheksaenoik 920 mg
Vitamin E ( D-alpha tocopherol acetate) 9.2 mg 77% NRV
Vitamin A (retinyl palmitate) 460 ug 58% NRV
Vitamin D3 (cholecalciferol) 20 µg 400% NRV

 

Shtesë ushqimore.

  • Mos tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
  • Ruajeni në një vend të thatë, të freskët dhe larg dritës.
  • Mbajeni larg fëmijëve të vegjël dhe jashtë mundësive të tyre për ta arritur.
  • Shtesat ushqimore nuk zëvendësojnë një dietë të larmishme dhe të balancuar, si dhe një stil jetese të shëndetshëm.
  • Vaji bëhet opalescent* kur është i ftohtë, por kjo nuk ndikon në cilësinë e tij.
  • Personat alergjikë ndaj peshkut duhet të shmangin konsumimin e vajit të peshkut.
  • Gratë shtatzëna ose ato që ushqejnë me gji, si dhe personat që vuajnë nga çrregullime të koagulimit të gjakut, duhet të kërkojnë këshillë mjekësore përpara përdorimit të produktit.
  • Konsumojeni, mundësisht, përpara përfundimit të muajit të shënuar në paketim.