Lysi Iceland
Të gjitha vajrat tanë përmbushin standardet më të rrepta ndërkombëtare për pastërtinë dhe cilësinë e lartë. Procesi ynë i rafinimit me 5 hapa pastron vajin, duke hequr merkurin, metalet, PCB-të dhe toksina të tjera.
Pas prodhimit, çdo seri testohet për të siguruar që çdo pikë e Lysi të jetë e certifikuar si e pastër.
Përshkrim
LYSI Iceland
që nga viti 1938
LYSI Iceland është prodhuesi më i madh i vajit të mëlçisë së merlucit në botë, ka prodhuar vaj peshku që nga viti 1938. Islanda ëhtë bërë një pikë botërore referimi në fushën e lipideve detare, falë kërkimit dhe zhvillimit të produkteve. Kontrolli jashtëzakonisht i rreptë i cilësisë është vendimtar në suksesin e produkteve LYSI.
Me një njësi prodhimi dhe paketimi të rinovuara tërësisht në vitin 2005, kompania Lysi ofron një shumëllojshmëri produktesh nga vaji i mëlçisë së merlucit dhe lipidet e tjera detare, të cilat plotësojnë nevojat dhe kërkesat e konsumatorëve në mbarë botën.
Lysi Iceland përpunon vajin e peshkut me pajisjet më të larta teknike të prodhimit për përpunimin e plotë të vajit të mëlçisë së merlucit, i cili përfshin ndarjen e vajit nga mëlçia e peshkut, ndarjen e ujit dhe papastërtive tjera nga vaji, pastrimin, si dhe ndarjen e përbërsve të tjerë të vlefshëm. Pajisjet e gjeneratës së fundit minimizojnë oksidimin e vajit gjatë pastrimit dhe largojnë shijen dhe erën e pakëndshme nga produkti përfundimtar.
Në planin afatgjatë, objektivi i Lysi është të mbetet lider botëror në përpunimin, kërkimin, zhvillimin, shitjen dhe tregtimin e produkteve të lipideve detare, duke ruajtur cilësinë dhe duke ofruar mbështetjen më të lartë teknike, sipas standardeve ndërkombëtare ISO 9001, GMP dhe Farmakopesë Evropiane.
Respekti ynë për mjedisin!
Respekti për mjedisin është në qendër të gjithçkaje që bëjmë.
Prodhimi i vajit të peshkut me cilësi më të lartë sot dhe në të ardhmen varet nga ruajtja e popullatave të peshkut në oqeanet tona. Kjo është arsyeja pse Lysi është e angazhuar të përdorë vetëm burimet nga peshkimi i qëndrueshëm në procesin e prodhimit.
Certifikimi MSC nga Këshilli i Menaxhimit të Peshkimit (Marine Stewardship Council) siguron që ne të plotësojmë standardet e vendosura për peshkimin e qëndrueshëm dhe gjurmueshmërinë e zinxhirit të furnizimit në lidhje me merlucin islandez që përdorim.
Vaji i peshkut Lysi është gjithashtu i certifikuar nga IFFO RS (Marine Ingredients Association) dhe/ose FOS (Friends of the Sea).
Që do të thotë se njësitë tona prodhuese janë audituar në mënyrë të pavarur për të marrë certifikimin në kuadër të programeve të zhvilluara. Objekti ynë i prodhimit ndodhet në Islandë – i famshëm për mjedisin e tij të pastër natyror.
Ne jemi të përkushtuar për të mbrojtur këtë mjedis duke përdorur energji nga burimet e rinovueshme, duke garantuar menaxhim efikas të mbetjeve dhe duke maksimizuar përdorimin e lëndëve të para në procesin e prodhimit. Praktikisht, çdo pjesë e lëndës së parë që marrim nga oqeani përdoret në produktet e ndryshme që gjenden në portofolin Lysi.