Fiori di Zenzero Vitalizing Water

Me Xhenxhefil Organik dhe ekstrakte të Orkidesë.
Aromatik, freskues dhe hidratues.

Ujë me aromë delikate, ideal për të hidratuar flokët dhe trupin, teksa e trajtoni veten tuaj me një ndjenjë të menjëhershme të freskisë.
Vihet në pah prania e lules së Orkidesë dhe Xhenxhefilit organik pikant që ju japin një ndjesi të mirëqenies aromatike. E fundit është Aloe Vera, e cila e bën lëkurën të butë dhe të hidratuar.

Përdorimi: spërkateni në flokë dhe trup pas larjes, pas aktiviteteve sportive apo në cilëndo pjesë të ditës. Formula e saj speciale PA ALKOOL e bën atë perfektë edhe për lëkurat më delikate.

Nuk lë njolla në rroba, prandaj mund të përdoret për t’u dhënë rrobave dhe orendive një aromë të këndshme.

Paketimi përmban: 150 ml

978

Përshkrim

Aty ku dielli lind, ku ajri ka aromë erëzash, bajamesh e lulesh. Parfumet dhe erërat e viseve të largëta dhe të nxehta ku lind dielli krijojnë një aromë të freskët dhe pikante. Një moment arratisjeje mes notave të rafinuara ekzotike  që hap pas hapi duhet shijuar.

Fiore Di Zenzero është linjë aromatike që e mbështjell trupin dhe i jep një ndjenjë kënaqësie lëkurës.

Debutimi ishte kumbues falë freskisë së një përzierjeje të frutave agrume dhe mjedrës zbutur nga petalet e Frezisë dhe Orkideve. Zemra është e grykëse : era e biskotave, bajameve dhe çokollatës bashkë me një spërkatje vaniljeje dhe karameli krijojnë një aromë të pa rezistueshme. Përfundimi shpalos erën e athët te xhenxhefilit dhe mentës organike, aromë kjo e zbutur nga misku i çmuar dhe pyjet e bardha.

Natures - Sipas Linjes

Fiori di Zenzero

Natures - Sipas Funksionit

Ujë i aromatizuar