Brush Ultra Soft 6240 Black
Gjenerata e re e brushave Ultra Soft 6240 Black, janë dizajnuar si brusha të dhëmbëve me efikasitet të lartë, për të siguruar higjenë maksimale orale.
Fijet e reja me material Nollex të patentuar, janë prodhim teknologjik zvicran, që rezulton me diametër të fijeve 0.10 mm me maje të rrumbullakosur, të ndërtuara posaçerisht për të eleminuar 99.9% të baktereve.
Brusha Ultra Soft është ideale për ata që kanë dhëmbë dhe mishra ekstremisht të ndjeshëm, sepse largon në terësi mbetjet dhe gurët në dhëmbë pa shkaktuar irritim.
Përshkrim
Teknologji zvicrane: gjeneratë e re e fijeve.
Ujërezistent: tharje e shpejtë revolucionare e fijeve, që parandalon prishjen dhe deformimin e fijeve pas përdorimit.
Përshtatshmëria: me strukturë të veçantë të fortë, brushat Tello përshtaten ndaj presioneve të ndryshme duke ofruar qëndrueshmëri.
Përparësi të tjera:
- Kokë kompakte e brushës për të gjitha zonat e gojës.
- Formë ergonomike të dorezës me kokë të shkurtër të rrumbullakosur, e cila minimizon rrezikun e lëndimit gjatë pastrimi të dhëmbëve.
- Prodhuar në Zvicër.
- Në dispozicion me 9 ngjyra trendy*.
Rekomandime:
- Pas përdorimit, shpërlajeni brushën tërësisht, shkundni të gjithë ujin dhe lërëni që të qëndroj vertikalisht.
- Lani dhëmbët dy herë në ditë, ndërroni brushën tuaj së paku çdo 3 muaj.
- Kontroll dentar dy herë në vit.
- Sigurohuni që të ndërroni brushën e dhëmbëve pas një ftohjeje ose sëmundjeje që mund të keni.